Shqipëria i dorëzon sot Andorrës presidencën e KiE

Redaksia Online November 9, 2012 09:19

Shqipëria i dorëzon sot Andorrës presidencën e KiE

Shqipëria dorëzon sot zyrtarisht presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës Andorrës.

Me këtë rast do të zhvillohet në Tiranë konferenca e nivelit të lartë, me temë: “Diversiteti në Evropë – një forcë për të ardhmen” që është edhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE-së.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe autoritete të tjera te larta.

Gjithashtu, në Konferencë do të marrë pjesë si i ftuar special përfaqësuesi i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Jorge Sampaio, znj. Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, znj. Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit ?Të jetojmë së bashku?, etj.

Në seancën e hapjes, pjesëmarrësit në Konferencë do të përshëndeten edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit.

Në përfundim të Konferencës, do të zhvillohet edhe ceremonia e transferimit të Kryesive të KiE-së, nga Shqipëria tek Andorra.
Redaksia Online November 9, 2012 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*