Shqipëria që sulmon partizanët dhe një përgjigje e merituar

November 5, 2019 21:17

Shqipëria që sulmon partizanët dhe një përgjigje e merituar

Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku sulmohen partizanët.

Vendosja e portreteve në Bulevardin që mban emrin e tyre ka ngritur një furtunë në gotë nga emra të angazhuar edhe më parë në sulme të tilla groteske.

Një pakicë mediokre që nuk ka mbështetje në opinionin publik, por amplifikohet nga media që u japin hapësirë pa u thelluar as në histori, as në analizën e pasojave të këtij veprimi.

Irritim shkakton tolerimi qeveritar ndaj angazhimit në këtë fushatë të personazheve si drejtori i të ashtuquajturit Institut për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

I cili duhej shkarkuar me kohë për shkelje dhe falsifikime, por komplekset qeveritare me “komunista dhe antikomunista” kallpë janë më të fortë se ligji.

Ky personazh ka arritur kulmin e vet këto ditë duke sulmuar edhe Qemal Stafën, emrin e të cilit qeveria e hoqi nga stadium kombëtar i rindërtuar.

“Skandal dhe poshtërim që nderojnë Qemal Stafën” – thotë ai ndër të tjera në një artikull të botuar nga gazetat Panorama dhe Tema.

E pamundur të japësh një përgjigje racionale për ndotje të tilla mendore.

Kështu që e vetmja përgjigje e merituar mbetet ajo që i ka dhënë me një postim të shkurtër, avokati i njohur Andi Kananaj.

“Është bo si personazhi Cavallo Pazzo në Itali, që dilte me prezervativ mbas çdo kronike live në TV” – shkruan Kananaj duke bashkëngjitur publikimin e sipërcituar.

 

Dita

 

 

 

November 5, 2019 21:17