Shqipëria-Itali: Formacionet e mundshme dhe disa statistika

October 9, 2017 10:54

Shqipëria-Itali: Formacionet e mundshme dhe disa statistika

 

Kjo mbrëmje do të jetë vetëm ndeshja e dytë zyrtare midis dy kombëtareve tona.

Më saktësisht, është sfida e kthimit të 24 marsit të kaluar, në Palermo, kur golat e De Rossi dhe Immobile ishin vendimtar për fitoren e Italisë 2-0.

I vetmi precedent tjetër erdhi nga një ndeshje miqësore, e luajtur në Genoa, në vitin 2014, dhe e fituar nga axurrët 1-0, në sajë të një goli në ekstrem të Okaka.

Nëse deri sot, në përballjet e Shqipërisë me Italinë, Gianni De Biasi ishte ulur në stolin kuqezi, tani është një tjetër italian: Christian Panucci.

Ish-lojtari i Genoa, Milan, Real Madrid, Inter, Chelsea, Monaco, Roma dhe Parma ka eksperiencën e parë si trajner kombëtareje, pas aventurave në stolat drejtues të Livornos dhe Ternana. Ai ka punuar si zëvendës i Fabio Capello me Rusinë para se të fillonte karrierën e tij si trajner.

Që nga korriku 2017 është pasardhësi i De Biasit.

Italia me një fitore do të jetë e sigurtë se do të kualifikohet për “play-off” si një kokë grupi.

Pjesëmarrja në ndeshjet e nëntorit tashmë është e sigurtë.

 

October 9, 2017 10:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*