Shqipëria ka lënë pas krizën ekonomike globale

May 24, 2016 12:03

Shqipëria ka lënë pas krizën ekonomike globale

Në Tiranë nisi punimet konferenca me temë ”Dialog i nivelit të lartë mbi politikat për klimën e biznesit dhe tërheqjen e Investimeve”, ku i pranishëm është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Konferenca mblodhi përfaqësues të biznesit, anëtarëve të qeverisë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, dhomave bilaterale të tregtisë dhe investitorë të pranishëm në Shqipëri. Ahmetaj tha se viti 2015 ka qenë një vit rekord në totalin e investimeve të huaja në vend.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj theksoi në fjalën e tij se Shqipëria ka lënë pas krizën ekonomike globale. Ai ndau me të pranishmit një shifër që sipas tij është mjaft pozitive, që ka të bëjë me konsumin.

Për të tretin tremujor radhazi konsumi sipas Bankës së Shqipërisë, tha Ahmetaj paraqitet në rritje. Ndërsa ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, tha se përmirësimi i klimës së biznesit nga qeveria është prioritet.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore (BB), Tahseen Sayed duke vënë në dukje se Shqipëria ka bërë ndryshim transformues në këto vite, tha se vendit i duhet një rritje ekonomike rreth 4.5 % që të arrijë standardet mesatare të mirëqenies të BE-së. Po ashtu tha ajo, asaj i duhet të diversifikojë bazën e vet të eksporteve me qëllim që të ruajë ritmin e eksporteve. Lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja, Sayed bëri të ditur se performanca e IHD-ve mbetet pozitive në vlerë absolute, por është pas disa vendeve të rajonit.

Sayed siguroi për mbështetjen e BB për qeverinë shqiptare në drejtim të reformave që përmirësojnë klimën e biznesit. “Ne mbështesim qeverinë për objektivin e saj për të shndërrtuar Shqipërinë në një destinacion global interesant për investimet, por duhet siguruar progresi në reforma”, tha ajo. Po ashtu ajo evidentoi se bankat janë të mirë kapitalizuara dhe ka provigjione të mjaftueshme

May 24, 2016 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*