Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore më të lartë në Europë

Redaksia Online May 18, 2013 09:20

Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore më të lartë në Europë

 Sipas një raporti të publikuar nga “Save the Children”, në Shqipëri, 18% e të gjithë vdekjeve nën moshën 5-vjeç, ndodhin në ditën e lindjes së fëmijës, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes.

Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë foshnjore. Sipas raportit të cituar në gazetën “Shqip”, në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani.

Ulja e vdekshmërisë foshnjore ka qenë shpesh kryefjala e deklaratave të Berishës përsa i përket sistemit shëndetësor. “Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është një shifrore, duke  shënuar kështu një progres në këtë drejtim. Kjo e dhënë shërben si matës për shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë. Këto të dhëna dëshmojnë gjithashtu se sistemi shëndetësor në vend është konsoliduar dhe ka pasur përparim të ndjeshëm në këtë sektor”, është shprehur ai.

 

Redaksia Online May 18, 2013 09:20
Komento

1 Koment

  1. Leonardo May 18, 18:26

    Nuk ka mundësi duke pasur dhe një kryeministër doktor,profesor diku është bërë gabim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*