“Shqipëria këmben marihuanën me verë”

June 21, 2016 12:09

“Shqipëria këmben marihuanën me verë”

Vreshtat sa vijnë e po zëvendësojnë plantacionet e vjetra që kanë furnizuar mafian me drogë, shkruan një prej gazeteve spanjolle

Sipas LaVanguardia, “marihuana ka rezultuar se është e mirë në Shqipëri dhe vera e keqe. Kjo ka qënë së paku për dekadat e fundit në vendin më të izoluar të Evropës, që është përpjekur të kapërcejë fatkeqësitë e diktaturës komuniste. Një shtet i dobët dhe me një popullsi që përpiqet të rregullojë jetësën në favor të anarkisë dhe mafias së drogës.

Por për shumë vite, megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Gjithnjë e më shumë vreshta dhe më pak plantacione me marihuanë. Megjithëse ka ende shumë rrugë, prioritetet janë të qarta.

Marihuana e kultivuar – kanabis sativa është më e zakonshmja – është shumë më e lehtë dhe fitimprurëse se vreshtat. Vetëm në Lazarat, në jug të vendit, kultivohej 900 ton në vit, me një vlerë në tregun europian për 4.5 miliard euro, pothuajse gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas Ministrisë së Brendshme.

 

Dy vjet pas betejës me Lazaratin, iu vunë frenat këtij biznesi. Që atëherë, avionët italianë patrullojnë qiellin shqiptar për mijëra parcela me kanabis.

Vitin e kaluar përshembull u zbuluan 4634 të tilla dhe 800 mijë bimë, 246 më shumë se në vitin 2014, që u asgjesuan, raporton syri.net

Më shumë se 10 mijë ha vreshta

Rrushi, ndërkohë, po shtohet hap pas hapi dhe tani arrin në 10 mijë ha. Jo shumë, vetëm gjysma e kësaj sasie kultivohej gjatë komunizimit, jo cilësore. Edhe pse toka është shumë e favorshme e Shqipëria ka prodhuar verë për mijëra vjet, prodhuesit e verës e kanë humbur aftësinë për ta për ta bërë më mirë. Ata prodhojnë në ngastra të vogla për konsum, pa makineri.

Varietet e vendit janë me bollëk. Më të çmuarit janë Kallmeti, Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhë etj. Verërat janë të ëmbla, disa me gradacion të fortë e disa të dobët. Pjesa më e madhe e rrushit përdoret për të prodhuar rakinë, pijen kombëtare.

Gradualisht, megjithatë, po dalin prodhues vere të varieteteve të reja, shqiptarë që kanë emigruar në vitet 90 dhe tani kthehen me njohuritë e nevojshme për cilësinë dhe sasinë e saj.

Verërat shqiptare, me cilësi dhe çmime të arsyeshme

Prodhuesit e verës të lodhur nga cilësia e dobët e rrushit kanë nisur të ngrenë vreshtat e tyre. Ata përpiqen që prodhimin e verërave ta bëjnë me cilësinë e duhur dhe çmim të arsyeshëm, të mjaftueshëm për të përmbushur pritjet e popullatës, që ka ndryshuar zakonet dhe e ka sofistikuar shijen.

Tirana është plot me bare dhe restorante të frymëzuara nga Perëndimi, sidomos në zonën e Bllokut, ku gjatë nomeklaturës komuniste, popullsia e kishte të ndaluar të hynte.

June 21, 2016 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*