Shqipëria, lobim në Holandë për hapjen e negociatave

June 3, 2018 10:29

Shqipëria, lobim në Holandë për hapjen e negociatave

 

Hapja e negociatave është objektivi kryesor i Shqipërisë, teksa pritet vendimi i 28 vendeve anëtare të BE në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në 28 qershor.

Holanda është një shtet me të cilin Shqipëria po bashkëpunon pѱrsa i përket çështjeve të drejtësisë, sigurisë, ekonomisë.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi iu përgjigj interesimit të ATSH-së në lidhje me ecurinë e procesit të çeljes së negociatave dhe qëndrimit të Holandës.

“Në mënyrë të vazhdueshme janë zhvilluar takime me ministrinë e Jashtme holandeze, në mënyrë të veçantë me parlamentin holandez, si dhe janë mbajtur kontakte me përfaqësuesit e medias holandeze”, tha diplomatja shqiptare për ATSH.

Gjithashtu në këtë kuadër, ambasadorja thekson se, “kanë zhvilluar takime në Holandë me aktorë të ndryshëm të politikës Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ministri i Bujqësisë, Ministrja e Drejtësisë, Ministri i Brendshëm, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zv/ Ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë”.

Gjithashtu shton më tej Sakiqi, në Ministrinë e Jashtme të Holandës janë zhvilluar konsultime diplomatike bilaterale.

“Bashkëpunimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar midis autoriteteve policore të dy vendeve është rritur në mënyrë të ndjeshme dhe përpara një jave është firmosur “Letër of Intent” me Ministrinë për Sigurinë dhe Drejtësinë të Holandës”, evidenton diplomatja shqiptare për ATSH.

Gjithashtu, një punë intensive është bërë edhe sa i përket bashkëpunimit me shoqërinë civile holandeze e cila ka një zë të fuqishëm në vendimmarrjet politike, teksa thekson ambasadorja, “gjatë vizitave të ministrave në Hagë janë zhvilluar leksione dhe debate në NGO dhe think tank holandeze, të cilat kanë një zë të fuqishëm në vendimmarrjet politike”.

a.s/dita

June 3, 2018 10:29
Komento

7 Komente

  1. Arben June 3, 11:01

    Me lek eshte qy?

    Reply to this comment
  2. info analitike June 3, 11:12

    Mos tregoni perralla se Hollanda nuk eshte si studio televizive ku beni monologje si jua do qejfi ,pasi keni shtene ne dore pronaret e televizioneve qe u jane shitur per ndonje koncesion a leje ndertimi. Hollanda e ka shprehur qarte e ne menyre te perseritur pozicionin e saj kunder hapjes se negociatave ndaj lerini Sakiqet e sakiqat se nuk pijne uje.

    Reply to this comment
  3. MH June 3, 12:22

    Hajdeni e kundershtoni qe keto dy komentuesit e pare nuk jane patriot te thekur.Jane per tu “admiruar” ne “xhevahiret brilante” qe shprehin.

    Reply to this comment
  4. L.H June 3, 13:29

    MH-se:Sbehet vreshta me urata po me kazma e me lopata ‘kendej nga anet tona thoshin te paret tane!

    -Qe dy kAmentuesit para teje ne vend te trurit kane tallash e nuk dine as te shqipetojne as shkronjen’Ç’ po emerin Kaçi e shqipetojne ka QI nuk ka diskutim se nuk jane shqipetare po kjo nuk do te thote qe duhet te hapim negociatat per:TE INTEGRUAR KRIMIN KORRUPSIONIN E DHENE AMNISTI NE PERJETESI SALISE.MEDISE TERE EDVINEVE E KRYEHAJDUT LIKE FLORISE!

    Reply to this comment
  5. info analitike June 3, 15:19

    Hajde thoni po deshet se hyhet ne BE me mh ra e LH ra e me plehra te tjera qe ndotin ambjentin

    Reply to this comment
  6. Mark U.K June 3, 19:25

    MH:Me siguri do jesh nje ish sekretar partie fshati me kater klas.Shko ruej dhite atje ne fshat more qyqar.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro June 3, 21:48

      Ashtu thua ti Mark U.K. por te kishte zgjatur dhe pak regjimi komunist ai do te ishte bere Antar i Byrose Politike, se xhaxhi Enver i kishte per zemer kete lloj kallupi, Ndersa sot e ke gabim , ai ka zbritur ne qytet , fale demokracise , i veshur mire me kollare e me kapele republike, merr dhe nje pension te larte te dhene “Per merita te veçanta” , keshtu ka te drejte qe kakaris .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*