Shqipëria me një peshëngritës në Rio 2016

June 20, 2016 22:39

Shqipëria me një peshëngritës në Rio 2016

Shqipëria do të përfaqësohet me një peshëngritës në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Rezultatet e arritura nga Briken Calja dhe Erkand Qerimaj e kanë renditur Federatën Shqiptare mes 8 më të mirave te botës dhe si e tillë Shqipëria përfiton një kuotë për olimpiadën e verës.

Në gjuhën sportive kuota përkthehet me 1 sportist pjesëmarrës. Federata Ndërkombëtare ia ka konfirmuar këtë lajm si komitetit olimpik kombëtar shqiptar ashtu edhe Federatës së Peshëngritjes.

Kjo e fundit duhet të zgjedhë se cili mes Caljes dhe Qerimajt do të shkojë në Rio

I kontaktuar me telefon nga Top Channel, presidenti Gjozaj pohoi se do të jetë Komiteti Ekzekutiv ai që do ta vendosë këtë, por sipas tij gjithçka do të vendoset në bazë të rezultateve të këtyre dy sportistëve.

June 20, 2016 22:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*