Shqipëria më pak fonde nga BE, investohet më shumë në Serbi

May 17, 2018 16:13

Shqipëria më pak fonde nga BE, investohet më shumë në Serbi

Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak fonde nga Bashkimi Europian në dy sektorët kyç të ekonomisë, transport dhe energji.

Top Channel ka publikuar të dhënat zyrtare për investimet e bëra të Bashkimit Europian në 6 vende të Ballkanit, nga viti 1990 deri në vitin 2017.

Këto investime janë fonde të ardhura si grante, ose kredi të buta të dhëna nga Banka Europiane e Investimeve.

Vendi që ka përfituar më shumë investime është Serbia, e cila në tre dekadat e fundit ka marrë plot 5.3 miliardë euro nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Ajo është shndërruar në përfituesen më të madhe të fondeve për shkak edhe të pozicionit gjeografik, pasi është nyja ku kalojnë një sërë korridoresh të rëndësishme rrugore dhe energjetike.

Për të njëjtën periudhë, Shqipëria ka përfituar 10 herë më pak se Serbia nga grantet dhe kreditë e buta të Bashkimit Europian.

Nga rënia e komunizmit e deri më sot BE dhe BEI kanë disbursuar vetëm 500 milionë euro për investime në transport dhe energji.

Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë marrë më shumë, konkretisht:

Bosnja ka përfituar 2.4 miliardë euro,

Maqedonia ka marrë 900 milionë euro,

Mali i Zi  ka përfituar 700 milionë euro.

Vetëm Kosova ka marrë më pak fonde se Shqipëria, 300 milionë euro. Por, Kosova e ka nisur shumë vite më vonë procesin e integrimit në BE.

Serbia është shndërruar në përfituesen më të madhe të fondeve për shkak edhe të pozicionit gjeografik, pasi është nyja ku kalojnë një sërë korridoresh të rëndësishme rrugore dhe energjetike.

Investimet në transport dhe energji përbëjnë kolonën më të rëndësishme të planit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

s.a/dita

May 17, 2018 16:13
Komento

8 Komente

  1. Arben May 17, 16:18

    Me pak eshte tjeter gje dhe 10 here

    Me pak krejt tjeter gje.

    Hapni sure o milet. Boll ushqyet veten

    Me mashtrime

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune May 17, 17:19

    investojne me shume qe te ecin me ritmin e investimeve ruse dhe kineze e turke… ne trapat qe ndezim qiri per BE na la tek dera ne kembe.

    Reply to this comment
  3. Nero May 17, 18:23

    O gazeta,
    Gje e gjeza matematike beni ju?

    kur i rendit te gjitha vendet per qark nesh o trimi gazetar , vere dhe shqiperine ne rradhe qe nejrezit ta kuptojne se Shqiperia ka marre

    500,000 milione

    , se o gazetar i me

    Praktikisht duhet te thoi, se ne dhe Kososova jemi bishti i kavallit

    Reply to this comment
  4. Labi Vlores May 17, 18:48

    Per ne mjafton qe na ben qefin kurva plake. .
    Dhe parate i con ne vende te tjera..dhe Ato fonde qe Ka dhene shumicen Ka paguar burrokratet e vete me rroga te majmme. …
    Il qiu me gjith evrop kurve se me te futur ma è la pasur gjith kohen..hapni syte o shqiptare..

    Reply to this comment
  5. Rod Gary May 17, 19:15

    Arsyetim koklakrash. Serbia (dhe jo vetem) ka marre me shume investime jo se ka pozite strategjike kushedi me te mire se vendet e tjera te rajonit, por se eshte vend me i sigurte per investime, jep garancira te mjaftueshme, dhe se ka ditur t’ja pershtase me sukseshem politikat ekonomike kerkesave bashkekohore.

    Bishti i kavallit i tille ka qene dhe i tille do vazhdoje te mbese. Sa here duhet t’ja kujtojme shokut Edver se nuk behet shtet dhe politike e sukseshme me TRONGUJ TE HIDHET KURVELESHI

    Reply to this comment
  6. Pellazgos May 17, 20:18

    O Labi i Vlores,per cfare shqipetaresh flet zotrote per ata qe jane pro turq,jane shumice turke,urrejne Orthodhokset,mbushen vendin me Xhamija?
    Ju nuk kuptoni se Amerika,Italia,Anglia ne 1913en pamvaresisht se ishin nje pashallek turk e krijuan shqiperine vetem per bela te te tjereve.
    Po keshtu edhe me Stefan Stilian Mavromatis Nolin nuk e njohen!
    Pse?
    Se donin servila,spiune,hajdute si mbreti Zog qe e njohen menjehere.
    Eshte ne program te Amerikes dhe Evropes te kene shtete prostituta.

    Reply to this comment
  7. Lili May 18, 10:16

    Shqiperia ka marr ma pak se kur nuk ka ditur me ba nje plan si ka dhane Zoti per investimet ,nje plan me koherence,me lidhje : nje rruge ende e paperfunduar,nje gjysme ketu,nje qerrek atne,vetem sipas interesat e oligarkeve e kur jo sipas interesave te popullit tone e te evropes.
    Ku eshte rruga e breg detit?ku jane stufimet per korridoret energjetike?duhet te presim qe Fazlici te bleje tokat me kuptuar se te tjeret i kane ba ne vend te shtetit tone!
    Ah sa race e poshter kishin qene pushtetaret tone e sa ignoranta edhe sot.
    As nuk dine me kerkuar ate qe na takon,aq shume jane te zane me lookun e tyre e me mundimet me iu hi ne bythe evropianet,sa harrojne pse kane shkuar..
    Shqiptaret duhet te mesojne fjaken ‘dégages’..shpordhnu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*