Shqipëria me risk pasigurie financiar të ulët

March 11, 2016 09:31

Shqipëria me risk pasigurie financiar të ulët

Një raporti i fundit, “Risk Map Report 2016”, përpiluar nga Fondacioni me po të njëjtin emër me seli në Londër, ofron një hartë të rreziqeve politiko, ekonomike, por edhe të fushës së sigurisë.
Harta tregon se në varësi të shkallës së rrezikut, shtetet e ekzaminuara marrin notën e riskut “L” (low- rrezik i ulët), “M” (medium – rrezik i mesëm), “H” (high- rrezik i lartë), “E” (extreme – rrezik shumë i lartë).

Shqipëria konsiderohet një shtet me rreziqe të ulëta sa i përket fushës së sigurisë, ndërsa për çështje politike, merr notën “M”, e mesme.

Duket se e njëjta panoramë vlerësimi përfshin edhe vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia etj.

Sa i përket vlerësimit të komponentëve të fushës së sigurisë, konsulentët botëror tregojnë se në analizë janë marrë në shqyrtim aksione në dëm financiar, fizik, në asetet njerëzore të një kompanie dhe se sa është i gatshëm shteti që të mbrojë këto asete.

Sipas raportit, këto risqe mund të jenë të ndryshme për kompani të ndryshme apo projekte investimi, duke marrë në konsideratë faktorë si sektori i industrisë, kombësia e investitorëve dhe vendndodhja.

risk tb 1

March 11, 2016 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*