Shqipëria më shumë shpenzime se Polonia e Serbia, sa është kostoja e një të burgosuri

August 31, 2017 19:34

Shqipëria më shumë shpenzime se Polonia e Serbia, sa është kostoja e një të burgosuri

Kostoja e një të burgosuri në Shqipëri në total është rreth 9 mijë euro në vit, ndër më të lartat në ish – vendet komuniste. Duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive. Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar. Vetë Ministria e Drejtësisë është shprehur se kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, afërisht 9 mijë euro në vit.

Shifra rezulton shumë më e lartë krahasuar me vendet në zhvillim. Në një intervistë dhënë në vitin 2014, një prej titullarëve të sistemit serb të burgjeve thotë se kosto mesatare vjetore për një të burgosur është rreth 7 mijë euro në muaj, ose rreth 15 dollarë në ditë, raporton Scan.

Bullgaria e Ukraina kanë kosto edhe më të ulëta për të burgosur, të cilat arrinin deri 3 euro për të burgosur në ditë, për një total prej rreth 1 mijë eurosh në vit. Në Kroaci, një i burgosur i kushton shtetit rreth15 mijë euro në vit.

Disa prej shteteve me koston më të lartë për të burgosur janë San Marino me 270 mijë euro në vit, dhe Suedia me 220 mijë euro në vit. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, kosto vjetore e një të burgosuri është rreth 30 mijë euro, ndërsa në Britani afërisht 48 mijë euro.

Kostoja vjetore e një të burgosuri

Shqipëri 9 mijë euro

Serbi 7 mijë euro

Ukrainë 1 mijë euro

SHBA 30 mijë euro

San Marino 270 mijë euro

August 31, 2017 19:34
Komento

5 Komente

  1. Arber August 31, 20:56

    Ne Shqiperi duhet te ngrihen kampe pune jo dhoma pushimi. Te burgosurit ta nxjerrin vete buken e gojes, jo t’i mbajne shqiptaret e varfer qe nuk u del buka as per vete.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku August 31, 23:28

    DOni te ulni kostot, atehere ngordhini nga uria, kur te semuren mos i kuroni, dhe ja u ulen shpenzimet. Ndonje lek qe tepron nga kjo pune le ta ndajne Ministri i Brendshem me shoke dhe mos harroni Kryeministrin.

    Reply to this comment
  3. Adih August 31, 23:51

    Genjeshtra me bisht .Shifrat qe i keni nxjere me lart nuk jane per ne shqiptaret ,por qeveria i kerkon me marifet te huajve ndihma, e ti perlajne per vehten e tyre .Ku dihet , se shumica e popullit te varfer shqiptar konsumon rreth 6 deri ne 7 dollare ne dite, per person .. Histori e vjeter dhe e thjeshte, per tu lexuar..

    Reply to this comment
  4. lili September 1, 14:28

    jo se ne shqiperi kosto i jeteses eshte ma i madh se ne keto vende, po ne Shqiperia koston e ngritin xhepagjit ne pushtet qe duan hisen e tepsise edhe tek buka e te burgosurit!

    PS: sa per gazetaret :
    o gazetar zeza, mjaft me ‘statistika’ bosh:kerko tek shoku indian te te tregoje se ku e pse eshte kjo ‘fryrjen’ e ‘çmimit ‘: ne buke, ne veshje, ne ngrohje te kuptojme pse na kushtojne aq shtrenjt e ku eshte problemi..
    Nese nuk di per statistika, pyet zyrtarisjht ministrine:ndoshta do i futish me punuar pak, e do kontribuojsh ne kursime per ne te gjithe ne qofte se gjindet fajtori i ‘kostos’ se nalte…
    Atehere do kishe ba punet si gazetar!

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta September 1, 14:56

    Rishikoni ligjet qe denojne me burgim edhe kur flet ne telefon duke ngare makinen apo ecen me shpejtesi apo edhe kur shkel rregulla te tjera te qarkullimit rrugor : keto e te tjera raste si keto te denohen me gjoba deri ne heqie pergjithmone te te drejtes per te ngare makinen ‘Pakesoni burgjet , se po ja u kalojne edhe shkollave se spitalet i kane lene me kohe mbrapa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*