Shqipëria, media e saj dhe Pranvera e vitit 1981 në Kosovë

April 20, 2018 12:50

Shqipëria, media e saj dhe Pranvera e vitit 1981 në Kosovë

 

Bedri Islami

Pa as më të voglin dyshim, viti 1981 dhe sidomos pranvera e tij, ka qenë viti i provës për shqiptarët e Kosovës.

Përgjithësisht, secila dekadë e ka gurin e vet themeltar, ose më saktë, ka një datë ose një moment të caktuar , që vendos pikëmbështetjet e së ardhmes. Për shqiptarët në Kosovë ka ndodhur disi ndryshe: një ngjarje ka mbajtur mbi vete më shumë se dy dekada dhe si duket, do të vazhdojë të mbajë mbi vete edhe shumë vite të tjerë. Demonstratat e pranverës, mars – prill 1981, janë pikënyja e viteve që erdhën më pas, dhe si të tilla ata kanë mbetur në kujtesën e kombit dhe në dëshminë historike të tij.

Prej këtij viti, duam apo nuk duam, jemi të vetëdijshëm ose jo, kanë rrjedhur të gjitha ngjarjet e tjera madhore që lidhen me Kosovën dhe, një pjesë e rëndësishme e tyre, edhe me Shqipërinë londineze.

Kryengritja shqiptare në ish-Jugosllavi, në fillimin e viteve ’80 ka qenë pa dyshim, njëra nga ngjarjet, rreth së cilës e për të cilën janë bërë analiza të shumta, me të janë marrë e sigurisht do të merren njerëz të mendimit nga të gjitha fushat, por njëkohësisht edhe spekulantë; janë marrë shkrimtarë e sociologë, historianë, protagonistë, gazetarë, janë ringritur ngjarjet, duke filluar që nga mbrëmja e 11 marsit dhe deri tek arrestimet masive, janë ngritur teza të ndryshme, hipoteza të sakta e nga më të çuditshmet, ka pasur gjykime e paragjykime, hamendje nga më të çuditshmet dhe nga më të pazakonshmet, ka pasur fillimisht çirrje dhe përbaltim institucional, diferencim masiv, pastaj heshtje, por kurrë mbrojtje institucionale në Kosovë.

Tezat, hipotezat, pikëpyetjet, hamendjet, thëniet, gjykimet dhe debatet nga më të ashprat dhe nga më të vrullshmet, kanë qenë për rolin dhe qëndrimin e shtetit shqiptar.

Që në fillim janë hedhur të gjitha pyetjet e mundshme dhe janë synuar të gjitha dilemat e hipotekuara. Në të vërtetë është bërë përpjekja, herë serioze dhe herë e rreme, për të sqaruar disa nga momentet më thelbësore të qëndrimit të shtetit shqiptar ose për të përbaltur ato. Pak ose aspak janë bërë përpjekje për të ditur gjykimin e njerëzve të zakonshëm në Shqipëri, të mendimit intelektual, si i kanë pritur ata ngjarjet e pranverës kosovare, si kanë depërtuar ato në thelbin e jetës së tyre të zakonshme; ishte merak spontan, njerëzor ose i organizuar, apo e vërteta qëndron diku në mesin e tyre? Kishte më shumë se hall, brengë, shqetësim a mërzi, kishte diçka më shumë vetes dhe përtej së zakonshmes, kishte thjeshtë brengë njerëzore apo edhe kombëtare…?

Natyrisht, për cilindo lajm përbën dilema e shtruar atëherë, nëse kishte dijeni Shqipëria zyrtare për atë që po përgatitej të ndodhte në Kosovë? A kishte dijeni Enver Hoxha, përmes strukturave të tij, se viti 1981 do të ishte njëkohësisht edhe viti i kryengritjes shqiptare? A ndikuan strukturat e fshehta të shtetit shqiptar në organizimin apo thjesht nxitjen e kryengritjes dhe afishimin e parullës Kosova-Republikë; apo të thirrjes tjetër “Republikë, Kushtetutë- ja me hatër- ja me luftë”. A kanë qenë të përgatitura dhe të instruktuara organizatat ilegale, që u vunë në ballë të demonstratave nga strukturat e fshehta të shtetit shqiptar? A kishte në Tiranën zyrtare përkrahjen e duhur kërkesa për republikën e Kosovës apo shteti shqiptar ishte kundër krijimit të një shteti të dytë shqiptar në Ballkan? Përkrahja e shtetit shqiptar ishte e vonuar apo në kohën e duhur? E gjithë ajo që ndodhi në polemikën e madhe mes shtetit shqiptar dhe shtetit jugosllav ishte thjeshtë një retorikë ideologjike apo pas saj fshihej edhe çështja kombëtare…

Mbi të gjitha cili ishte roli i shtypit dhe i mediave shqiptare, të cilat, dashje pa dashje, pasqyronin vijën e dhënë nga shteti shqiptar dhe në këtë mënyrë, nëse dikush kërkon të shohë se çfarë qëndrimi mbajti Shqipëria e atyre viteve, mbështetjen e parë, shikimin e parë e ka pikërisht tek qëndrimi i mediave të saj.

Unë do të mundohem të sjell disa nga përjetimet e njëzet e shtatë viteve më parë, ashtu si i kam përjetuar unë, qoftë si qytetar i zakonshëm, qoftë si gazetar. Por, edhe ata që kam mësuar nga bisedat me kolegë më të vjetër dhe më pranë regjimit të kohës. E di se për disa do të jetë disi e pazakontë, ndoshta edhe jashtë rrjedhës së trysnisë politike që përçohet ndaj shtetit shqiptar të atyre viteve, mirëpo unë do bëj mundim të sjell atmosferën ashtu si ishte në ato ditë, ashtu si është përjetuar nga unë dhe njerëzit rreth meje, nga shokët e mi gazetarë, por edhe nga njerëzit e shquar të artit, shkencës, historisë. Do ja lejoj vetes, që, ashtu si i kam ndjekur, dhe ashtu si i kam analizuar më pas, të sjell edhe mendimin tim për ato që ishin aso kohe në mendimin politik zyrtar, duke shfrytëzuar të drejtën nga takimet e mëpasshme që kam pasur me disa nga protagonistët në Shqipëri të këtyre ngjarjeve, mes të cilëve edhe me ish presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia. Të gjitha këto nuk i sjell për të nxitur një mendim ndryshe ose një mendim “për”, por të sjell, sado pak, ato të vërteta që ose janë thënë ndryshe, ose janë thënë të cunguara.

Le të nisim me atë që përjetuan gazetarët dhe njerëzit e zakonshëm…

Njëri ndër gazetarët më të vjetër më tregonte:

“Në mesin e muajit mars të vitit 1981, ata që punonin një kat më poshtë në redaksinë e gazetës “Zëri i Popullit” vunë re se,në sektorin e jashtëm, i cili ishte në katin e sipërm, kishte një lëvizje më të shumë se të zakonshme, kishte një lëvizje përgjithësisht më të ndjeshme se herët e tjera. Zakonisht ndodhte kështu, kur kishte ngjarje të rëndësishme. Aq më tepër se, shumë më shpesh se më parë, kishin filluar të vinin funksionarë të rëndësishëm të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë, të cilët, jo radhë herë, nuk ndaleshin as në zyrën e kryeredaktorit të gazetës, që ndodhej në katin e dytë. Megjithatë, nuk ishte vërejtur ende asgjë e jashtëzakonshme nëpër radhët e artikujve, të cilët, në më të shumtën e rasteve, nuk kishin ndonjë gjë të veçantë. Edhe fakti që, përgjegjësi i sektorit ë jashtëm, ishte thirrur dy herë, brenda ditës, tek shefi, nuk përbënte ndonjë lajm, sepse kjo kishte qenë shpesh një rutinë e zakonshme.

Zakonisht, nga ora nëntë e mëngjesit, djemtë e gazetës, si i thërrisnin miqtë e tyre të afërt, mes të cilëve edhe kryeministri i djeshëm i Shqipërisë, Berisha, shkonin të pinin kafenë e mëngjesit, në kafenenë e Lidhjes së Gazetarëve, ku kishte më shumë zhurmë se në të gjitha kafenetë e tjera. “Zhurmëtarët” zakonisht ishin Pëllumb Bato i “Bashkimit”, (nuk e di se ku është tani), Filip Çakulli i “Hostenit”, i cili kishte zakonisht një mosmarrëveshje në javë me shefin e tij dhe të kritikuarit prej tij, dhe shefi i sotëm i gazetës thellësisht pëdëiste, Fahri Balliu, që aso kohe ishte gazetar special i “Zërit të Popullit” dhe i udhëheqjes së lartë politike. Ishte vënë re se prej dy ditësh, gazetarët e sektorit të jashtëm të “Zërit të Popullit” apo të “Bashkimit” ose nuk po vinin fare, ose pinin një kafe, tepër shpejt dhe iknin. Ndërsa ato të RTSH, sektori i jashtëm, që vinin nganjëherë për kortezi gazetareske, meqë kishin klubin e tyre, nuk dukeshin”.

Përgjithësisht, në sektorët e jashtëm të shtypit punonin aso kohe gazetarë nga më të mirët, të aftë dhe patriotë, si u dëshmuan shumë prej tyre në vitet që erdhën. Në “Zëri” ishte i njohur Shaban Murati, në “Bashkimi” ishte Napoleon Roshi, në RTSH ishte Bujar Muharremi.

Megjithatë, fjalët kishin filluar të rridhnin, më shumë jo nga kanalet zyrtare, se sa nga “rebelët” që ndiqnin herë pas here, kanalet radiofonike të huaja. Kishte filluar të flitej se në Prishtinë kishte pasur demonstrata një apo dy ditë më parë, mirëpo nuk dihej më tepër. Njëri nga shokët e mi, që kishte qëndruar deri vonë për të ndjekur thuajse të gjitha stacionet radiofonike që mund t’i kuptonte, më tha, se në Prishtinë kishte pasur një demonstrim të studentëve, por ajo kishte qenë për kushte më të mira jetese dhe ushqimi dhe, si duket, nuk kishte pasur asgjë politike.

Thënë të vërtetën unë kisha disa kohë që isha përgatitur për një udhëtim në Kosovë, i cili siç më kishte thënë shefi im i atëhershëm, Namik Dokle, do të bëhej në fundin e muajit mars. E dija se në atë grup do të ishte edhe Vera Kapo, bija e numrit dy të dikurshëm PPSH-së, Hysni Kapo dhe nëna e gazetarit të sotëm Andi Bushati, Xhafer Dobrusha, pedagog në Universitetin e Tiranës, që drejton sot Federatën e Arsimit dhe disa të tjerë.

Kishte disa kohë që marrëdhëniet në dy anët e kufirit ishin në një pikë të lartë intensifikimi. Kishte më shumë se pesë vite që mes dy qeverie, në Beograd dhe në Tiranë, kishte një periudhë zbutje dhe, si duket, të dy palët kishin llogaritur të ndikonin tek njëra tjetra, përmes atyre që e quanin më të rëndësishme. Qeveria e Beogradit mendonte të ndikonte në Shqipëri duke dërguar aty, përmes strukturave të ndryshme, një nivel më të ngritur jetese, njohje më të gjerë të botës, hapje më të ndjeshme; ndërsa qeveria e Tiranës kishte menduar të ndikonte përmes shkallës së kulturës, njohjes reciproke, artit, gjuhës, traditës, duke pasur gjithnjë në anën e saj, përkushtimin e pakufishëm të shqiptarëve matanë kufirit për shtetin amë. Këtë masë përcaktuese nuk e kishte llogaritur , ose e kishte përllogaritur keq, qeveria e Beogradit, ndërsa e kishte ditur shkëlqyeshëm qeveria e Tiranës.

Pranimi i gjuhës së përbashkët shqipe, ribotimi, pa asnjë redaktim kritik i teksteve të historisë së Shqipërisë dhe pranimi i teksteve të njëllojta , thuajse në të gjitha lëmitë, ansamblet artistike që ishin më të shpeshta se asnjëherë, këngët që ishin përgjithësisht mbi bazën e teksteve me ndjenjë të theksuar kombëtare, si ishte ajo e Pjetër Gacit “Kaçanik o shkëmb e gurë…”pritja e jashtëzakonshme që i bëhej Nexhmije Pagarushës dhe rihapja e shpejtë e këngëve të saj…të gjitha këto ishin më të se të prekshme dhe të pranueshme nga njerëzit e zakonshëm.

Kishte shumë kohë që në shtypin shqiptar, duke pasur edhe një censurë të kujdesshme, nuk shkruhej kurrë negativisht për Kosovën ose për njerëzit e saj. Termat që dolën më vonë, pas viteve 90, për Kosovën ose për shqiptarët e Kosovës , atëherë as nuk njiheshin dhe as nuk lejoheshin të përdoreshin. Edhe kur flitej për masakrën e 4 shkurtit bëhej kujdes të evitohej emri i Xhafer Devës, sado që shumë gjëra ishin të ditura. Fakti që u vu re më pas, se gjatë gjithë kohës që regjimi i Hoxhës ishte në pushtet kishte bërë vetëm tri përmendore të mëdha për individë të shquar të periudhës së Pavarësisë dhe se që të tre kishin ardhur nga viset shqiptare të Kosovës, përkatësisht busti i Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Isë Boletinit, apo fakti që Enver Hoxha, në shënimin e tij për Monumentin e Pavarësisë kishte kërkuar që, krahas Ismail Qemalit, të vihen në qendër të monumentit edhe figura e luftëtarit nga Kosova, kishin qenë të prekshme për njerëzit. Sado që mund të ishe apo jo dakord me regjimin, nuk mund as të ishe kundër veprimeve të tilla, të cilat, sado që mund të kishin, ashtu si u tha më pas, nënshtresa të tjera, përsëri, në kohën e dhënë, ishin të mirëpritura.

Nga ana tjetër, në universitetin e Prishtinës ishin mysafirë dhe jepnin leksionet e tyre korifenjtë e mendimit shkencor shqiptar, ëndërrimi i plejadave shqiptare në Kosovë, si Eqrem Çabej dhe Aleks Buda, Shaban Demiraj, Androkli Kostollari, Kristo Frashëri, Rexhep Meidani, dijetarët më të shquar të shkencave albanologjike, historike, ribotohej Kadare dhe Agolli dhe Veprat e Plota të Poradecit.

Në vitin 1978, me një vëmendje tejet të veçantë u përkujtua 100 vjetori i ngjarjeve të Prizrenit dhe për herë të parë, publikisht ajo u quajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke i shtuar kështu, cilësimin Shqiptare, si shenjë e etnisë kombëtare. Deri atëherë ajo ishte quajtur thjeshtë “Lidhja e Prizrenit”.

Të gjitha këto po sillnin imazhin e ri të lidhjeve të përbashkëta dhe, krejt befas, sidomos për njerëzit e zakonshëm, erdhi njoftimi se në Kosovë kishte ndodhur diçka.

E vërteta është se njoftimi i parë për demonstratat e 11 marsit në Kosovë është bërë i njohur, pra publik, me 13 mars 1981, dy ditë pas zhvillimit të tyre. Ky ishte një njoftim i shkurtër, pa koment, burim i së cilës ishte agjencia e lajmeve Tanjug dhe i përforcuar edhe nga disa agjenci të tjera informative perëndimore. Nuk është bërë ndonjë kujdes i veçantë për afishimin e tyre dhe po ashtu, vëmendja ndaj botimit të artikullit apo dhënies së lajmit, nuk ka qenë e një rëndësie të veçantë. Në ditarin radioteleviziv të RTSH ai u dha, pa foto të veçanta, së bashku me lajmet e tjera , ndërsa në gazetën “Zëri i Popullit” që ishte aso kohe gazeta kryesore e vendit, me më shumë se njëqindmijë kopje në ditë, shënimi u vendos në faqen e katërt, majtas, aty ku edhe më parë vendoseshin lajmet e përgjithshme të politikës së jashtme.

Si do e përcaktojë saktësisht analisti i shquar shqiptar Shaban Sinani, “kjo ishte faza e një mpirje të dukshme të opinionit në Shqipëri, që, siç duket nga shënimet e vëzhguesve politikë, në Kosovë u shoqërua me ankth e padurim”.

Ishin disa ditë, në të cilat, njerëzit e thjeshtë dhe intelektualët, ishin në pritje të një zhvillimi të ri apo edhe të ndonjë lajmi më të gjerë se kaq. Kishte një vajtje ardhje më të dendur tek njeri tjetri dhe sidomos tek të afërmit, antenat satelitore të të cilëve mund të shfaqnin pamjet e Radiotelevizionit të Prishtinës. Mirëpo edhe aty, pas 11 marsit dhe deri me 26 mars, nuk mund të mësoje më shumë se sa një informacion të zakonshëm, shenja të dënimit të udhëheqjeve të larta politike republikane e krahinore, por të gjitha këto nuk të jepnin përmasat e asaj që kishte ndodhur.

Edhe pas shumë vitesh, secili që në një mënyrë ose në një tjetër, ka kaluar nëpër ngjarjet e asaj kohe, qoftë edhe si i jashtëm, si ishim ne në Shqipëri, nuk mund ta ketë ndjerë veten jashtë tyre. Disa gjëra mbeten në kujtesë, si ishte dita e 8 prillit 1981, kur për herë të parë, ne gazetën kryesore të kohës dhe më pas, disa herë radhazi në emisione të veçantë radiotelevizive, u dha qëndrimi i shtetit shqiptar. Ishte e diel dhe kisha shkuar në shtëpinë time në Shkodër. Ishte ditë plot diell, krejtësisht pranverë. Nga të gjitha radiot e komshinjve dëgjoja spikerin e radios tek lexonte, për të disatën herë, tekstin e plotë të Artikullit të parë në “Zërin e Popullit”. gazeta kishte dalë asaj dite me dyfishin e tirazhit të saj, pra në dyqind mijë kopje, dhe që në mëngjesin e hershëm, nuk e gjeje dot askund. Ishte shitur brenda pak çasteve dhe nëpër të gjitha qoshet e rrugëve kishin ndaluar njerëzit që kishin filluar ta lexonin, pa pritur për të shkuar në shtëpi.

Jam krejt i bindur se qëndrimin e shtetit shqiptar e përkrahën të gjithë shqiptarët, edhe ata që ishin pro regjimit, edhe ata që nuk e donin atë.

April 20, 2018 12:50
Komento

20 Komente

  1. Intelektuali tironas April 20, 14:29

    Z. Bedri !
    Dy pyetje ndoshta te veshtira ?!
    1-Ngjarjet e Kosoves ne 1981, u pregatiten nga CIA apo KGB. Apo ato ishin krejt te pamvarura nga jashte Kosoves.? Kam degjuar aso kohe ne radio Prishtina se Stane Dollanc, minister i jashtem ndoshta, i pyetur per ceshtjen, u pergjigj se “Shqiperia nuk ka gisht.Eshte ceshtja jone e brendeshme.”
    2-Mos valle ato ngjarje lidheshin ne nje fare menyre dhe
    me eliminimin e Mehmet Shehut ?! per te pare se si do reagonte dyshja Enver-Mehmet me kontradiktat qe kishin midis tyre ?! per pasuesin kur dihesh se Enveri ishte i paafte si i semure per te drejtuar ?!
    Respekte

    Reply to this comment
  2. uskania April 20, 14:32

    Ishte ditë e dielë. Punoja në Peshkopi, por të dielën kishim pushim dhe shtëpinë e kisha në fshat. Aty rreth orës 1.oo të drekës, pasi isha marrë me bahçen, shkova në një lëndinë para derës së madhe të avllisë, u ula dhe ndeza radion me bateri “Iliria”. Me pak vështirësi gjeta stacionin e “Radio Prishtina” dhe prita të fillonte muzika popullore, pas 5 minutash lajme. Duhet të theksoj se mezi prisnim të dëgjonim muzikën popullore kosovare, shumë e bukur, gjë që nuk e bënte “Radio Tirana”. Lajmet nisën me bombën: Demonstrata, arrestime dhe vrasje te shqiptarëve në Prishtinë. U trondita, flokët mu ngritën me tërqethje dhe mendova: Paska shqiptarë atje, qenkan trima dhe patriotë! Menjëherë pas lajmeve të shkurtëra doli Shkurte Fejza me vargjet e një kënge madhështore: Jemi shqiptarë, zemërçelik; Nuk kemi frik kurrfar armik! Kjo këngë ishte bomba e dytë në shpirtin tim, mësova se ata po i kundërviheshin Serbisë! Të nesërmen, me zë të ulët, po u tregoja dy shokëve të punës. Bisedën e nisa “Në Prishtinë është bërë kjameti!” Për habinë tonë, asgjë në gazetat shqiptare…

    Reply to this comment
  3. Lili April 20, 16:12

    Si dje si sot,asgje negazetat shqiptare kur preket pushteti…

    Reply to this comment
  4. Claus April 20, 16:27

    Ato ngjarje ishin nder me te medhate te kombit shqiptar. Ishin ngjarje si vazhdimesi e protestave per liri dhe pavaresi te viteve `68, kur u arrestua dhe ministri i brendshem famekeq Rankovic si dhe e protestave te vitit 1974.
    Ato ngjarje nuk u dirigjuan aspka nga Tirana zyrtare. Ne Tiranen zyrtare Enver Hoxha dilte ne pune pothuaj dy ore ne dite. Hysni Kapo kishte lene prapa nje kontigjent te tere agjenture perendimore, Mehmet Shehu kishte lidhjet e tij me ish-shoket e luftes te ardhur nga Mali i Zi, KGB-ja kishte kapur nje ministri kyce nga ku kishin marre si dhurate tere rezidenturen tone jashte shtetit. CIA kishte rezidenturen e saj duke patur nje nga njerezit me te plotfuqishem ne ate kohe, por CIA kishte nje problem te madh se informacionet e saj ishin marre nga te arratisur qe ishin analfabete dhe katundare malesia, por dhe vete analitiket e saj ishin me shume se idiote per te mos thene budallenj.
    Vetem nje sherbim i fuqishem te nje shteti te fuqishem perendimor ne ate kohe kishte pati dore te forte duke vepruar komplet si i pavarur. Sigurisht qe emigracioni kishte rolin e tij dhe jo vetem ai kosovar. Emigracioni kroat ishte ne aktivitet te plote, se bashku me ate kosovar.
    Qe ne vitin 1980 shtypi gjerman kishte paralajmeruar hapur per aktivitete irredentiste ne Jugosllavi me protesta dhe demostrata nga popullsia shqiptare. Artikulli „nur Dreckarbeit“ („Vetem per pune te dores se dyte dhe te trete“) paralajmeronte furtune ne Kosove.
    As udheheqja e plakur shqiptare, as intelektualet kosovare te kthyer ne titiste, as gazetaret shqiptare qe pinin ore e minute kafe sic e pershrkuan aq mire Bedri Islami, kur vete ishte ne ate kohe tek gazeta „Jeta e Re“ e Shkodres dhe qe nuk dinin nje gjuhe te huaj, nuk kishin pike haberi ne keto pune, askush.
    Protestat e vitit 1981 ishin vetem nje veper e rinise kosovare te painfektuar nga propaganda titiste dhe jugosllave, veper e emigracionit politik shqiptar qe nuk kishte te krahasuar me emigracionin e Thacit, Haradinajt qe ishin vetem nje emgracion refugjatesh qe endeshin neper Europe.
    Nuk po them qe i tere emigracioni i asaj kohe ishin te ndergjegjshem dhe te idealiste, e kam fjalen per berthamen e saj qe ishte me te vertete e formuar dhe e brujtur ne betejat e luftes per liri dhe pavaresi.
    Vete ministri i brendshem ne ate kohe kroati Stane Dolanc tha hapur ne ate kohe: „E keqja nuk na vjen nga Shqiperia, e keqja po na vjen nga emigarcioni qe jeton ne Jug te Gjermanise.“
    Dhe direkt filluan atentatet kunder emigracionit politik irredentist shqiptar dhe kroat.
    Ndersa Tito u tha ne viziten e tij ne Kosove: „Qe lereni Shqiperine ne punen e saj, mos u jepni pergjigje aktiviteteve te tyre. Jane te tjere ata qe i levizin guret.“
    Dhe me kaq mund te kuptohet gjithshka se sa dore kishte udheheqja shqiptare dhe tere zbulimi shqiptar i bere njesh me zbulimet e huaja, por dhe shtypi shqiptar qe nuk u sillte ndonje dem.
    Fundja kush e lexonte ate shtyp neper bote, pervec shqiptareve ne Shqiperi.
    Shtypi gjerman po trondiste Jugosllavine e asaj kohe.
    Paralel me ato ngjarje luhej dicka me e madhe ne prapaskene.

    Reply to this comment
    • Ndue April 20, 16:47

      Claus, do e kishim pasë për nder sikur Bedri Islami të kishte punue, qoftë një ditë si gazetar tek “Jeta e re”.

      Nuk ka punue asnjë ditë në këtë gazetë. ASNJI. Edhe shkrime ka botue shume pak.

      Po besoke një mark ujku….

      As në radio Shkodra nuk ka punue. Ai, Bedri Islami, si gazetar ka punue në shtypin qendror.

      Kujtimet që kanë botue ma vonë organizuesit e kryengritjes shqiptare ,mars e prill 1981, kanë sjellë shumë dëshmi për lidhjet e tyre me shtetin shqiptar.Vetë Jusuf Gërvalla kishte lidhje me E.Hoxhën, që i dërgonte letra dhe prej shtetit shqiptar strukturat e rezistencës kosovare kanë marrë rreth 5 milionë marka ndihmë. Lexo kutimet e Ibrahim Kelmendit.

      Reply to this comment
      • Claus April 20, 17:16

        O Nu (ne dialekt), po perse ju Nu-t nxirrni gjithmone analfabetizmin tuaj?
        Po me lexo edhe njehere, po me kujdes ama.

        Pa me thuaj cfare lidhjesh kishte Jusuf Gervalla me Enver Hoxhen, nga ambasada shqiptare ne Vjene? Apo ne ndonje kanal tjeter? Enver Hoxha jetonte ne boten e tij ne ate kohe, per kete te jesh i qarte, lidhjet e Gervalles binin ne dore te tjeter kujt, per kete te jesh i sigurte. Vete vrasja e tij u be po nga kosovare dhe per kete duhet te jesh i qarte.
        Shteti shqiptar ishte i kapur nga agjenturat e huaja si askund tjeter, vetem Enver Hoxha jetonte ne endrrat e tij.
        Parisi, Vjena, Stockohlmi etj,etj ishin vetem zyra agjenturore qe benin si pune te dyte furnizimin e familjeve Hoxha, Shehu dhe Kapo me banane, margarine misri, syze dielli, ilace dhe stilolapsa “Parker” dhe gjenin doktore per te semuret Enver dhe Hysni ne France.
        Me shume nuk po e zgjas, o Nu, se e di qe nuk me kupton, se aq te ka dhene i madhi Hy!

        Reply to this comment
    • s.g. April 20, 23:27

      Stane Dollanc ishte kuadër nga Sllovenia pas vdekjes së Titos shpërtheu kriza ekonomike mbrenda natës dinari humbi 30% në Kosovë u ndie me të madhe shovenizmi serb filloi të ringjallet propaganda nacoinaliste në Shqipëri por ma e keqja se kuadrot e atëhershme të Kosovës ishin shkputur me bazën atje funkciononte njoftësia dhe korrupcioni në të kater anët ai që nuk kishte as te mjeku nuk mund të kontrollohej vjedhjet dhe keqpërdorimet ishin marramendëse kështu që ishte teren për veprimin e çdo kujt ato demonstrata shkatrruan disa kuadra të afta që ka pasur ndojherë populli shqiptarë si në Shqipëri dhe Kosovë si Mahmut Bakalli Mustafa Sefedini Ali Hadri Gazmend Zajmi Ukshin Hoti të parët që i eliminoi Serbia prej këtu shqiptarët në gjithë Jugosllavinë u vunë në shënjestër dhe mbeten totalisht të pambrojtur ato demonstrata ishin të mira por të parakohshme

      Reply to this comment
  5. Gjini April 20, 17:17

    Rrofte SHBA per 1981 e 1999.
    Sa per Mehmet Sh. e Enver H., ato ishin limona ate shtrydhur.

    Reply to this comment
  6. Doktori April 20, 17:28

    Qe nuk shkruajten gazetat ne Shqiperi, ishte nje veprim i zgjuar, dhe ju qe keni mendim tjeter reflektoni shkallen e zgjuarsise tuaj. Po te shkruanin menjehere, jygosllavet do te akuzonin Tiranen per nderhyrje ne punet e brendeshme te tyre, pra qe Tirana e dinte se cfare do te ndodhte. Atehere kishte shtet,dhe jo si tani qe qeveria i bije thumbit dhe opozita patkoit.

    Reply to this comment
  7. katarakti April 20, 18:43

    Ne vitin 1981 ne gazetat shqiptare u be nami. Vertet lajmet filluan me 2 dite vonese, por pastaj nuk ndalen. Ne ate kohe Zeri i Popullit u kthye ne zedhenese e shtypit te huaj per Kosoven. Sidomos te atij gjerman. Shkrimet e Viktor Majerit dhe plot te tjereve zinin ballinen e faqes se 4-t te “Zerit te Popullit”. Po ashtu Radio dhe televizioni shqiptar u kthyen ne altoparlante te ngjarjeve ne Kosove. Pa folur ketu per shkrimet e Sofo Lazrit, Shaban Muratit e te tjereve. Madje ka zera se 2 ose 3 shkrime ishin shkruar nga vete Enver Hoxha. Nuk duhet te harrojme shprehjet e tij te “qenit serb” per Sinan Hasanin qe ishte vene nen sherbimin e plote te Serbise. Enveri dhe Mehmeti e kishin plotesisht ne dore Shqiperine deri ne vitin 1981. Asnje agjenture e huaj nuk levizte dot. Te mos harrojme ne ate kohe skuadren e futbollit te Fadil Vokrrit dhe thirrjet e tifozeve kosovare E – O, E – O qe regjimi i Beogradit i kuptonte si Enver Hoxha, Enver Hoxha. Ndikimi i Shqiperise ne ngjarjet e 198 -shit ishte kryesor.

    Reply to this comment
    • PSE ? April 20, 20:02

      [email protected] , jam i një mendimi me ty . Kur mediat e huaja , kryesisht ato gjermane , filluan të shkruajnë për ngjarjet në Kosovë , gazetat në Shqipëri riprodhonin shkrimet e tyre , nga cilido vend qe delnin . Në këtë mënyrë , Beogradi nuk e akuzonte dot Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendeshme . Nuk vonoi shumë dhe artikujt e huaj për Kosovën u përmblodhën në botim të veçantë , në dy vëllime , që qarkullojnë edhe sot . Në këtë mënyrë , opinioni shqiptar u sensibilizua ndjeshëm , aq sa , kur na u desh të prisnim kosovarët e dëbuar nga Millosheviçi , pati edhe njerëz në Shqipëri , që merrnin ndonjë familje kosovare në shtëpitë e tyre , por iu kërkonin qira , duke u justifikuar , se ata kanë punuar në Gjermani dhe kanë fituar shumë dojçmarka . Na u desh të ngremë opinionin , ndaj “mikpritësve{ të tillë , që shfrytezonin rastin për të xhvatur kosovarët dhe një pjesë prej tyre nën këtë presion u detyruan të mos iu marrin qira !
      Por , u desh të kalonin gjithë këto vite , që të kuptojmë se shoqëria kosovare paska qenë me probleme të shumta brenda gjirit të saj , një pjesë e së cilës iu bashkuan pinjollëve të kolaboracionistëve nazifashistë , deri sa arritën të veprojnë me armë në grushtin e shtetit , të organizuar nga Beogradi ne vitin 1998 . Është interesant të vërehet , se elementë të tillë, me tendenca të theksuara antikombetare , janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe në solidaritet të plotë me llumin e shoqërisë shqiptare , nën influencën e dukëshme të sherbimeve të huaja armike të Shqipërisë e të Kosovës!

      Reply to this comment
  8. lazar April 20, 21:42

    Ne hotel Adriatik ne Dures ne vitin 198 kam takuar gazetarin gjerman Viktor Majer,Ne bisede e siper e pyeta perse ju shkruan kaq shume per ngarjet ne kosove.AI ME THA .UNE ME SHKRIMET E MIJA I DREJTOHEM OPINIONIT TE VENDIT TIM……. MBETA SHUM I HABITUR !? AJO QE BENE SOT POPULLI SHQIPETAR NEVE GJERMANEVE NA SHERBEN .SHUME….DHE HESHI. NUK E VAZHDOVA ME BISEDEN…..

    Reply to this comment
  9. KodraSadikit April 20, 22:35

    Ndikimi i shtetit eme ne formimin dhe levizjen per liri ne Kosove eshte vendimtare dhe kurren e kurres i kontestuar .Ne ate kohe Kosova dhe pjeset tjera te ish JU famkeqe edhe pse pjeserisht i kishim disa liri ne ishim qytetare te dores se dyte e te trete etj.Popullsija e Kosoves ishte e ndare ne dy grupe e njashtu rinija studenteske e asaj kohe qe i takoj personalisht .Ne ishim te ndare ne dy grupe me ne dhe me ata ,me ne ishin popullsija e familjet patriotike qe ne enderr e ne shpirte e kishim Shqipnin shtetin ame dhe bashkimin tone ,kurse me ata ishin komunistat e bashpuntoret e JU nga te cilet ruheshim sa e si dinim .Ne kete grup ishin thuajse qeveritaret puntoret esigurimit ,udbashet e shpijunet e shtetit etj .Fadil Hoxha ishte i pari qe me ze i denoi studentet e rinine studentore historike dhe i kercnoi me thenjen Bira e miut do tju behet njimij grosh dhe me kete u hap rruga per burgosje masive ne Kosove.Pas 11 marsit nji grup stdentesh vizituam Shqipnin per 17 dite qe ishte nji nga perjetimet e paharruara pozitive per jeten time .Kete grup studentsh nese e lexojne ket shkrim i pershendes perzemersisht e njashtu ish studentet e fakulteteve te Tiranes qe na bene nji pritje vllaznore te paharruar perjetesisht…

    Reply to this comment
  10. Gorii April 20, 23:40

    Po pas atyre diteve qe pushuan protestat cfare beri Zeri Popull dhe shteti shqiptar ? Heshten.Kur ishim mire me ruset dhe kinezet,Enver Hoxha do varte 10 kosovare per nje Rus Apo kinez,aq shume i donte.Edhe shqiptaret e indoktrinuar b me shume donin ruSet rhe kinezet.Ne fshatin Tim ne Kukes,ngjite me Kosoves Kam pa turma kinezesh e asnje kosovare te vetem.Ne qe kishim me qindra lidhje gjaku me Vermice dhe Thur,asnjehere nuk na erdhen per vizite,edhe pse gjysem ore larg.Jugosllavia i lejonte te shkonin ku te donin.Nuk e di pse ne Shipni nuk vinin.Lerni pallavrat.

    Reply to this comment
  11. Ylberi April 20, 23:48

    Ngjarje e vertete ne Morin,dogane ne vitin ’87.Shteti shqiptar kishte kap nje kosovare ne Shqiperi dhe Po e kthente ne Ygosllavi.Ju pergjerohej policeve dhe ushtareve shqiptaret Duke u zhgerryer per toke se Po te shkoj atje do me vrasin.E moren zvarre dhe kur u afruan te Vija e kuqe ne u’re per tu a dorezuar jugosllaveve just iku NGA duart dhe kerceu ne ure.Ishte rreth 10 meter lartesi Po per Shan’s ra mbi therra dhe shpetoi.Jugosllavet e moren se ish ra ne toke te atyne.Kaq i donte shteti shqiptar revizionistet kosovare.Sh.Bedri ka qene ideolog i enverizmit ne LPK.Me kane there drejtuesit e UCK ne Kukes ne vitet ’89 dhe ’99.

    Reply to this comment
  12. Gjorku April 21, 01:02

    Dèshironi qè tè kuptoni se cili ishte roli i Shqipèrisè nè Pranverèn e ’81 ? – Shikojeni me vèmendje foton qè shoqèron shkrimin. Ai personi i ulur ‘vèndshe’ èshtè simboli i shtetit shqipètarè nè ngjarjet e rèndèsishme tè ’81 nè Dardani ! E rèndèsishme èshtè tè pèrmendet roli i rinisè studentore dhe profesorèt e Universitetit tè Prishtinès. Heroi i Kombit Xh Berisha u ngjit nè majè tè shtyllès, grisi flamurin e fed. Jug. dhe valviti flamurin shqipètarè . Lavdi !!! Pèr ne shqipètarèt e Shqipèrisè sè vjetèr ky xhesti i flamurit dhe shkrimet e Zèrit tè Popullit ” Pèrse u pèrdorèn tanket nè Kosovè ” ( ku mund ti rilexojmè sot kèto shkrime zoti Bedri ? ) e ndezi nè qiell ndjenjèn e shqiptarisè nè rininè e atyre viteve. Mè vijnè nè mèndje nga koha e hapjes dhe shkèmbimeve kulturore disa kèngè tè bukura qoftè tè muzikès sè lehtè dhe asajè popullore, por qè mè duhet tè kujtoj disa kèngè bajate tè njè grupi xingarish qè nuk e mbaj mènd emrin ‘Ani cuca e bacès sa e bukur koke ‘ ; Nja dy nuse nja dy kunata etj, etj qè ishin nè vetèvete kèngè nè gjuhèn shqipe por pa atè tabanin tonè kombètarè. Do ta quaja qè nè atè kohè kishte tendenca qè tè devijohej muzika jonè e bukur shqipètare, gjè e cila sot èshtè bèrè edhe mè zi. Njè tjetèr gjè qè duhet tè theksohet se ndjenja vèllazèrore qè shpèrtheu me furri dhe energji pozitive nuk u shfrytèzua sa duhet nga shteti shqipètarè, gjè e cila lè tè kuptojmè se dhe shqipèria kish dhènè maksimumin e brènda sajè po pregatitej kundèrevolucioni…..

    Reply to this comment
  13. lec kakashi April 21, 01:04

    More ushtar shqip foles ””Goriii”.
    Nuk besoj te jesh nga Kuksai . Ose, nderro ilacet se do demtohesh me shume….

    Reply to this comment
  14. Mark .U.K April 22, 12:49

    Mund te kene pas dore qeveria shqiptare,per te pastrue patriotet osoavar,per ti lehtesuar sundimin yugoallav ne Kosove.More Bedri ju mendoni se ne kemi ardhur nga ylli mars o burre.Kur ndodhen demostratat e 81 qeveria komuniste qe ishte ne sherbim te UDB ka heshtur per 17 dite.Ne zeri i pipullit eshte bere nje artikull i shkurter ku shkruhej per ate ngjarje.Bahu burre nje here e thueje nje te vertet o spiuni i deges se mbrendshe ne Shkoder kur punoje si gazetar te JETA E RE .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*