Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së për vitin 2020

July 11, 2019 19:42

Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së për vitin 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Vjenë gjatë një fjalim në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë Shqiptare për vitin 2020.

Cakaj shpalosi se Kryesia Shqiptare e OSBE-së do të përqendrohej në prioritete përgjatë të tre dimensioneve të përcaktuara nga OSBE.

Së pari, në dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejmë i konfliktit në Nagorno-Karabakh, adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji dhe vazhdimi i Procesit të Negocimit për Transdniestrian,” theksoi Cakaj.

Ministri në Detyrë u shpreh se në këtë dimension do të jenë prioritare fuqizimi i rolit të gruas në proceset e paqes; adresimi i rreziqeve transnacionale dhe lufta kundër të gjitha formave të trafikimit, veçanërisht trafikimit të qenieve njerëzore.

Së dyti, në dimensionin ekonomiko-mjedisor, do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore,” u shpreh Cakaj.

Dimensioni i tretë i prioriteteve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së të vitit të ardhshëm është ai njerëzor.

Së treti, në dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore do të jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mos-diskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i universalitetit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha Cakaj.

Cakaj  theksoi se rinia do të jetë prioritet ndër-dimensional i Kryesisë Shqiptare dhe do të ketë rol qendror në angazhimet e saj. Ai tha se Shqipëria do të ofrojë një kryesi aktive, efektive dhe të fuqishme në OSBE në vitin 2020.

 

b.b/dita

July 11, 2019 19:42
Komento

3 Komente

  1. intelektuali July 11, 20:44

    KUKU NONE!

    Po kjo gjeme enveriste eshte njesoj sikur t’i varesh Ukjut enverist, Edi Rama “Melcite ne qafe” lajm qe me fjale te tjera do te thote qe:

    Ne Evrope te gjitha vendet do te aplikojne zgjedhjet me GOGLA te Kohes se Qepes te Enverit,

    KUKU NONE!

    Reply to this comment
  2. intelektuali July 11, 20:45

    KUKU NONE!

    Po kjo gjeme enveriste eshte njesoj sikur t’i varesh Ujkut enverist, Edi Rama “Melcite ne qafe” lajm qe me fjale te tjera do te thote qe:

    Ne Evrope te gjitha vendet do te aplikojne zgjedhjet me GOGLA te Kohes se Qepes te Enverit,

    KUKU NONE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?