Shqipëria merr PO me kushte për hapjen e negociatave me BE-në

March 24, 2020 20:00

Shqipëria merr PO me kushte për hapjen e negociatave me BE-në

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian i hapi dritën jeshile çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të martën; vendim i cili u duartrokit si “lajm i mirë në kohë të zymta” nga ministri gjerman për Europën, Michael Roth.

Dakordësia mes vendeve të Bashkimit Europian u arrit në rrethana të jashtëzakonshme –ku për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi COVID-19, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së e diskutuan perspektivën e zgjerimit përmes një video-konference.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmes një konference të zhvilluar gjithashtu online, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian ishte i gatshëm të merrte vendime strategjike në këto kohë të vështira.

“Me këtë vendim, ne vendosëm në shina procesin e zgjerimit dhe ofruam besueshmëri jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Varhelyi.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksoi megjithatë se premtimi për hapjen e negociatave vjen me një paketë kushtesh.

Zyrtarët e Bashkimit Europian i konsideruan kushtet “të rrepta, por të ndershme”.

Kushtet për Shqipërinë renditen në dokumentin e Komisionit Europian që i parapriu video-konferencës së ministrave të Jashtëm; të cilat lidhen me 1-përfundimin e reformës zgjedhore, 2-reduktimin e mëtejshëm të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në BE, 3-respektimin e të drejtës së pronës – veçanërisht për minoritetet si dhe 4-monitorimin e ligjit të qeverisë për median online.

Rimëkëmbja e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese mbeten gjithashtu ndër kushtet kryesore, ndërkohë që dokumenti shpreh rezerva edhe për numrin e ulët të zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion.

Shqipëria është nën monitorim të rreptë nga Komisioni Europian veçanërisht për dy çështje- të drejtën e pronësisë së minoriteteve si dhe ligjin e qeverisë “Rama” për mediat online.

“Shqipëria duhet të miratojë me shpejtësi legjislacionin që lidhet me programin e vitit 2017 të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve. Komisioni është duke e monitoruar ngushtësisht këtë çështje dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë edhe në të ardhmen,” thuhet në dokument.

“Komisioni është gjithashtu duke monitoruar zhvillimet mbi ligjin e medias, për të cilin Komisioni i Venecias pritet të japë një opinion në Mars,” thuhet në raport. Publikimi i opionionit të Venecias është shtyrë për në qershor.

Ngritja e gjykatave

Zbatimi i plotë i reformës në drejtësi mbetet ndër prioritetet e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ngritja dhe vënia në funksion të plotë e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese mbetet gjithashtu një nga kushtet që duhen plotësuar sa më parë.

Komisioni Europian evidenton progres në zbatimin e reformës në drejtësi, përmes avancimit të procesit të vetingut dhe ngritjes së institucioneve të reja.

“Deri më tani, 60% e magjistratëve të vetuar janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen Procesi po vazhdon të kryhet në tërësi,” thuhet në dokument.

Komisioni adreson gjithashtu vakuumin e krijuar nëpër gjykata për shkak të vakancave të krijuara, ndërsa vlerëson se Këshilli i Lartë Gjyqësor po ndërmerr masa për rishpërndarjen e magjistratëve si dhe përmes rekrutimit të të paktën 75 magjistratëve të rinj në Shkollën e Magjistraturës.

Dokumenti i Komisionit Europian thekson se institucionet e reja në kuadër të reformës në drejtësi janë tashmë funksionale, me përjashtim të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Sa i përket Gjykatës së Lartë, Komisioni informon se vazhdon procesi i verifikimit të kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur.

“Procesi pritet të përfundojë në mars 2020 për kandidatët jo-magjistratë, duke lejuar kështu një prej dhomave të Gjykatës që të jetë funksionale. Kandidatët e tjerë do të promovohen nga sistemi i gjykatave gjatë 4-mujorit të parë 2020,” thuhet në raport.

Komisioni evidenton gjithashtu progres edhe në rimëkëmbjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson edhe mosmarrëveshjen mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës për zgjedhjen e njërit prej anëtarëve.

“Ka mosmarrëveshje lidhur me një nga gjyqtarët e fundit të emëruar, për shkak të interpretimit të ndryshëm për procedurën e emërimit nga presidenti i Republikës,” thuhet në raport, duke përmendur se për këtë çështje do të kishte edhe një opinion të Komisionit të Venecias. Opinioni i bërë tashmë publik i dha të drejtë interpretimit të bërë nga presidenti Meta.

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK është vlerësuar gjithashtu si një progres, ndërsa renditen edhe hapat e ndjekur për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Bashkimi Europian ka caktuar dy ekspertë të drejtësisë penale për të asistuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit,” thuhet në raport.

Pak zyrtarë të lartë të hetuar  

Lufta kundër korrupsionit analizohet gjerësisht në dokumentin e Komisionit Europian për Shqipërinë, por shembujt e suksesit numërohen me gishtat e dorës.

Si rezultat i prekshëm përmenden gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu, dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, dënimi i tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit dhe një gjyqtari të Gjykatës së Lartë për Korrupsion si dhe arrestimet e kryera ndaj 12 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë për shpërdorim detyre.

Raporti thekson se numri i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë u ul në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë; nga 108 çështje në 2018 në 90 çështje gjatë 2019-s. Zbritje shënoi edhe numri i zyrtarëve të lartë të akuzuar- nga 7 raste në 2018 në 5 raste në 2019.

Komisioni Europian kërkon përpjekje më të mëdha nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

“Ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, vendimet e formës së prerë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë mbeten të limituara,” thuhet në raport.

Sipas Komisionit Europian, Shqipëria ka forcuar kapacitetet operacionale, kordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit, përmes ngritjes së një Task-Force Antikorrupsion, krijimit të drejtorie të veçantë në Ministrinë e Drejtësisë si dhe ngritjes së një rrjeti kordinatorësh antikorrupsion në vjeshtën e vitit 2019.

Vlerësimet

Në dokument vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar si dhe intensifikimi i bashkëpunimit policor me vendet anëtare të BE-së dhe Europolin- duke sjellë operacione të gjera dhe arrestimin e anëtarëve famëkeqë të grupeve të krimit të organizuar.

Në raport renditen një sërë operacionesh ku forcat shqiptare kanë marrë pjesë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të cilat kanë sjellë sekuestrime të lëndëve narkotike si dhe arrestime të anëtarëve të krimit të organizuar.

Vlerësime ka marrë edhe konsolidimi i mëtejshëm i luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Ndërkohë, raporti evidenton se sasia e bimëve narkotike të shkatërruara gjatë vitit 2019 është më e madhe se ajo e vitit 2018.

“Rezultatet paraprake të fushatës së monitorimit nga ajri të drejtuara nga italianët tregojnë një rritje të plantacioneve të identifikuara të kanabisit si dhe të bimëve narkotike të çrrënjosura dhe shkatërruara. Ky trend mund t’i atribuohet gjithashtu evoluimit të mënyrës së veprimit nga organizatat kriminale (kultivimit në shkallë të vogël dhe në fusha të frangmentuara, shpesh të fshehura në zona me bimësi të dendur apo malore,” thuhet në raport.

Si rezultat, 90, 175 bimë kanabisi u shkatërruan në vitin 2019, krahasuar me 35.985 të shkatërruara në vitin 2018. Sipas Komisionit, shifrat mbeten të papërfillshme krahasuar me vitin 2016, duke shënuar një ulje prej 88%.

 

d.a. / dita

 

March 24, 2020 20:00
Komento

13 Komente

  1. Kalem March 24, 15:04

    Me vendimin e fundit të këshillit të ministrave të vendeve të BE, u vu një ndarje e qartë mes nesh dhe Maqedonisë, e cila e mori miratimin pa asnjë kusht.

    Pavarësisht nga lobimi i qeverisë shqiptare, ne nuk na është caktuar asnjë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që është realisht momenti i formalizimit të hapjes së negocitave.

    Ndërsa në 2018 ne na u vu një afat, fundi i dhjetorit 2019, gjë që e bëri kryeministrtin të bërtiste “e kemi marrë datën”, tani edhe kjo dhuratë na është hequr.

    Madje gjendja nuk është vetëm më keq se 2018-a, por akoma më e rëndë edhe se shtatori i vitit të kaluar, kur kushtet e Bundestagut gjerman na u dukën si një shpullë e fortë në fytyrën e regjimit monist shqiptar.

    Në harkun e gjashtë muajve, atyre kushteve i’u janë shtuar edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi pothjuajse i pamundur i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë.

    Sikur kjo të mos mjaftonte, po të rilexohen 9 pikat e parlamentit gjerman, ato ndaheshin në dy faza.

    Në të parën, duhej përfunduar vetëm reforma zgjedhore dhe duheshin ngritur dy gjykatat supreme, që Tirana dhe Brukseli të uleshin në tryezën e parë ndërqeveritare, pra në fillimin e procesit negociues. Sot kjo logjikë është rrëzuar. Pas vendimit të tanishëm, që kjo të ndodhë, duhet që në dokumentin e kuadrit negociues të gjejë pasqyrim plotësimi i këtyre 15 kushteve.

    Pra BE e ka bombarduar Tiranën me kushte.

    Se sa e rëndë është kjo për Shqipërinë, mjafton të përmendet vetëm një fakt: Malit të Zi, konferenca e parë ndërqeveritare mes Podgoricës dhe Brukselit i’u caktua brenda një jave nga thënia e PO-së, ndërsa ne mund të na zgjasë edhe përtej zgjedhjeve të ardhshme, gjithnjë nëse ato zhvillohen në mënyrë korrekte.

    Pra i gjithë ky kalvar, shërben për të na dëshmuar, se në sytë e qeverive të BE-së, gjendja në Shqipëri është jo vetëm më keq sesa ato e shihnin në vitin 2018, por akoma edhe më rëndë sesa skanimi që i bëri Bundestagu në shtator 2019.

    Shkurt, mund të thuhet se “Po” më të hidhur sesa kjo as mund ta kishim imagjinuar.

    Por, këtë lajm të keq askush nuk po e raporton si duhet. Jemi në kohë koronavirusi dhe morali duhet mbajtur lart, qoftë edhe me çmimin e hipokrizisë.

    Reply to this comment
  2. YN March 24, 21:24

    Statusi legal i shtetit sot:
    Të burgosurit jashtë burgu. Populli në arrest shtëpie. Drejtësia në quarantinë.

    Me shnet Negociatat me ata qe kur te jemi ne “gati” nuk do ekzistojne me fare si union

    Reply to this comment
  3. Korona March 24, 23:42

    Nga Europa na vijnë lajme të gëzueshme…

    Pasi i mbylli gjithë kufijtë dhe aeroportet…
    do t’na hapi negociatat për të hyrë në Eroupë!
    Njofton Gent…

    Reply to this comment
  4. Erhard March 25, 09:33

    Ky lajm i duhet vetem Edi Rames per te mbajtur sundimin e tij despotik,ndersa une si qytetar nuk shoh e as shpresoj te perfitoj ndonje gje!
    Ne se dikush do me kundershtoje dhe do me thote se une do perfitoj nga reforma ne drejtesi,atij do t’i pergjigjesha:
    -“Je mjeran,o i shkrete”!
    Nuk ka reforme ne drejtesi,sepse ata qe po e bejne (Rama po e ben e jo tjeter),e kane filluar mbrapsht kete pune!
    Reforma ne drejtesi duhet te filloje me rishikimin e te gjithe legjislacionit shqiptar,qe nga Kushtetuta!
    Ne se nje te drejte ,qe ta jep sot Kushtetuta,ti nuk e fiton dot ate, sepse e hedhin poshte ligjet dhe VKM-te e ndryshme!
    Dhe gjyqtaret e kane me mire ta kene me qeverine dhe mazhorancen se sa me Kushtetuten!
    Provojeni (se une e kam provuar) te kerkoni nje te drejte te mohuar nga ky shtet ne ndonje nen te Kushtetutes dhe do shikoni se gjyqtaret do te nxjerrin kunder tij nje mori ligjesh,VKM duke bere interpretime bazuar ne precedente te meparshem!’
    Bile ne gjykatat tona veprohet tmerresisht shume duke iu permbajtur PRECEDENTEVE se sa Kushtetutes!
    Kjo eshte komplet vartesia e drejtesise me pushtetin!
    Dhe zgjidhja e vetme,qe i ben keta gjyqtare e prokurore te zbatojne ligjshmerine drejt,nuk eshte VETINGU,por zgjedhja dhe VOTIMI I TYRE NGA POPULLI!
    Eshte kriminale,antidemokratike etj,se zgjidhen me votime nga populli edhe keshilltaret e bashkive,qe pothuaj nuk kane asgje ne dore per jeten dhe pronen e qytetareve,ndersa emerohen nga pushteti dhe njerezit e tij gjyqtaret dhe prokuroret!
    Viktimat e drejtesise jane vetem qytetaret,prandaj ne se keta gjyqtare e prokurore nuk vihen nen konbtrollin e perhershem te qytetareve,atehere kurre nuk do kete DREJTESI,por vetem mashtrime dhe sundim!

    Reply to this comment
  5. Bakri March 25, 11:04

    Rama eka festuar disa here “celjen e negociatave”,madje edhe me hapjen e shampanjes. Po, apo Jo…? Nje premtim i vjeter per nje strategji te caktuar gjeopolitike te fuqive te medha. Premtimi vjen, ,por kushtet shtohen per t’u permbushur ne kalendat greke. “Po” i thone asaj t] Malit te Zi e Maqedonise. “Po” e Shqiperise eshte me “p” te vogel dhe me “ooooo…” pafundesisht te zgjatur. Prandaj KM nuk hiqet sikur do ta festoje. Por,me mire! Pa u pernbushur kushtet qe mbajne Shqiperine nen sundimin e nje neodiktature postdemokratike dhe te nje niveli te percudnuar ekonomik te qytetareve te vet, “po”-ja do te mbetet vetem nje premtim, nje slogan per te vene ne gjume shqiptaret kunder qeverise qe e coi vendin ne kolaps edhe me kontributin e atyre nderkombetareve qe sot hiqen si hipokrite dhe jokoherente me veten e tyre. Shqiptaret duan te marrin nje “Po” te padiskutueshme dhe me merite dhe jo nje “po” te paimplementueshme per vite apo dekada te tjera…,pa dhene qofte edhe nje prove te vetme, psh zgjedhjet demokratike….

    Reply to this comment
  6. Gruda March 25, 12:54

    PO-ne me te sakte mund ta japin vetem qytetaret e Shqiperise,por kur shumica e popullit te kete mundesi te sigurojne buken e gojes,kur shteti i Rames te mos i talle ata se gjoja po “bashkeqeveris me qytetaret”,kur keta qytetare i tall,i perbuz,i diskriminon etj!
    Shumica e shqiptareve nuk i thone dot ketij regjimi kriminal “PO”,sepse mbi te gjitha u ka humbur besimi ne kete pushtet antidemokratik dhe te korruptuar!
    Fakti,qe del per cdo gje ne tv vetem kryeministri dhe jo ministrat dhe ekspertet e fushave te ndryshme,verteton ate se tek ne nuk ekziston shteti ligjor,se administrata publike eshte e rrenuar nga pa aftesia e korrupsioni!
    Se ky PUSHT-pushtet u ka mbyllur gojen te gjithe qytetareve te ankohen,se nuk u zgjidh asgje!
    Dhe ne krye te ketij shteti te GANGRENIZUAR qendron vete kryeministri,qe i ka vene te gjitha forcat e tij per mbytjen e demokracise!
    Shteti i Rames nuk i respekton qytetaret e vet,pervec dites se zgjedhjeve!
    Rama sillet si diktator i djallezuar,aq sa nderkombetareve u pelqen ky lloj diktatori modern,se keshtu realizojne edhe qellimet e tyre!
    Shqiperia qe duam!
    Bashkia qe duam! etj
    Asnje njeri ne Shqiperi nuk e di se cfare permbajne keto slogane mashtruese!
    Ndersa te huajt bejne sikur kenaqen qe ky kryeminister u ka dhene shqiptareve shtetin qe duan!
    Po si mund ta duan shumica e shqiptareve nje shtet qe nuk te pranon as tek dera qe te ankohesh,pa le te te zgjidhin ankesen?
    Si ta duan shqiptaret kete shtet qe rrit per dite taksat pa pare se sa vuajne shqiptaret?
    Per cfare ta duan shqiptaret kete shtet,kur degjojne nje kryeminister,qe derdellit se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,bile as ne mesjete”?
    Por dihet se ky kryeminister kurre nuk ka vuajtuar jo per buken,por as per mishin,peshkun,bulmetin,veren,rakine,shampanjen,wiskun etj qe ne kohen e diktatures, se ka qene CUN BLLOKU.nip i antarit te Byrose Politike dhe djali i antarit te KQ te PPSH dhe deputetit te Kuvendit te Shqiperise!
    Se ky kryeminister kurre nuk e ka njohur punen ne fshat,nuk ka shkelur asnjehere ne balte dhe nuk ka vuajtur asnjehere nga padrejtesite e pushtetit apo te drejtesise!
    E si mund ta dije ky karagjoz se si jetojne sot shqiptaret?
    Ai eshte i rrethuar nga servilet,oligarket etj qe i bejne jo vetem temena,por i plotesojne edhe te gjitha deshirat e tij….!
    Degjoni fjalorin e ketij dallkauku dhe do kuptoni se ai rrjedh nga nje familje bark ngopurish qe nuk ua di barkpangopurve!
    Prandaj aiu sillet me njerezit me fjalor rrugaci,pa respekt per te moshuarit etj!

    Reply to this comment
  7. Aladini me Eskorte March 25, 13:06

    Europa ka mbyllur kufijte e pale kur do ti hapi.
    Ne jemi mbyllur ne shtepi e pale kur do dalim.
    Shqiperia eshte kjo qe eshte e pale ku do jete BE kur ne te behemi.
    Ndaj keto lajme nese kane ndonje vlere kane vetem vlere per luften politike mes ujkut dhe cakallit

    Reply to this comment
  8. Pali Miska karrocieri March 25, 14:07

    Skllever muzhike te te gjitha vendeve rreth rilidhjerjes BASHKOHUNI!

    Me rrespekt
    Shoku Pali Miska

    Reply to this comment
  9. fati March 25, 14:55

    More zoterjn qytetare e sidomos gazetare, kaq kunder shqiperise jeni, po nuk keni fare turp more qe nuk dini gje tjeter vetem te shfryni kunder ketij vendi, qe ju lindi e ju dha emrin. Po si nuk keni fa turp. Turp se pari per gazeten qe ka arritur ne kete derexhe, vetem duke luftuar shqiperine dhe shqiptaret. Une nuk do ta hap me kete gazete te poshte as per ta pare e jo me lexuar. Qelbesira.

    Reply to this comment
  10. Adih March 25, 15:53

    Pika NR 3 ……………………(Kushti i BE )
    Ceshtja e prones ___vecanerisht per minoritet .Shkruhet ne kete artikull. Deshiroj te jete perkthimi fallce ,dhe ne te kundertet ,po te jete shprehur Brukseli keshtu per kete pike ,pra per pronat me te drejte e them se eshte pjerdhur europa , qe ben keto dallime .Sinqerisht nuk e kuptoj ,cjane keto dallime ,ca te babes e ca te njerkes .Apo ata pronare, qe nuk jane minoritare duhet te marin kallashnikovin e te shkojne te kryemistria ose tek PARLAMENTI MONIST per te drejtat e tyre .,ju lutem kush me sqaron??

    Reply to this comment
  11. Z March 26, 11:39

    Dikush kerkon te mos kete asnje kusht! Jo kushti kryesor eshte denimi i Saliut dhe metes & CO. para ligjit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim