Shqipëria mund të luajë një ndeshje me Turqinë
Ndeshjen e luksit për kuqezinjtë e trajnerit De Biasi e paralajmëron ambasadori turk në vendin tonë, Hidejet Bajraktar pas një vizite kortezie që zhvilloi në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Bajraktar zhvilloi fillimisht një takim të shkurtër me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Në intervistën dhënë për Sport News, ambasadori u ndal fillimisht te qëllimi i këtij takimi duke konfirmuar se gjatë muajve të ardhshëm, Shqipëria mund të presë në një ndeshje miqësore Turqinë në vendon tonë.
Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u përqendrua te ndeshja eliminatore e radhës në fund të këtij muaji kundër Armenisë, duke e pranuar se ky 90 minutësh ka një rëndësi të madhe për ecurinë e mëtejshme.
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e edicionit për mbarëvajtjen e ekipit tonë. Futbollistët tanë janë në formën maksimale dhe uroj që të jetë kështu deri në datën 29 për të dalë me rezultat pozitiv. Kemi vetëm një alternativë, fitoren”. Në fund, Duka u ndal edhe te problematika që ka krijuar çështja e derbit të kryeqytetit, duke konfirmuar se Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë të premten.
“Për ne dhe për klubet derbi duhej të luhej të enjten, por për arsye sigurie policia ka kërkuar që ndeshja të shtyhej 24 orë dhe ne e kemi pranuar kërkesën e Policisë së Shtetit”.
turq me turq
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
BURG BURG BURG BURG
DHE SEKUESTRIM PASURIE.