Shqipëria, ndër vendet më intolerante në botë

June 13, 2016 10:51

Shqipëria, ndër vendet më intolerante në botë

Kanadaja është vendi më tolerant në botë, sipas nënindeksit të Lirisë Personale, pjesë e studimit të Legatum institute për 2015. Ndërsa vendi ynë duket se renditet ndër vendet më pak tolerante, të parafundit në rajon, me një shkallë më lart se sa fqinjët maqedonas, që shquhen për konflikte të brendshme.

Në një hartë të publikuar së fundmi nga prestigjiozja The Independent, jepet një panoramë botërore e tolerancës, nga ku vendet e Lindjes së Mesme gjenden në fund të listës dhe kryeson Kanadaja, SHBA, si dhe disa vende Europiane.

Shqipëria renditet në vendin e 82 në botë, nga 142 shtete të analizuara, sipas matjes së performancës dhe progresit të një shteti në garantimin e lirisë individuale dhe inkurajimin e tolerancës sociale.

Sipas hartës, vendi ynë ndodhet në zonën e blertë, me një pikësim prej -0.15. Me performancën më të mirë në rajon duket se shfaqet Serbia, e renditura e 59 në botë, ndjekur nga Mali i Zi, i 76-i.

Të dhënat për përpilimin e hartës janë marrë nga studimi i Institutit Legatum mbi Prosperitetin, ku toleranca është një nën indeks i këtij studimi.

Variablat që ndikuan në marrjen e pikësimit bazohen në liritë civile të individëve, lirinë e zgjedhjes, pikëpamjet e shtetit mbi emigrantët dhe sjelljet mbi minoritetet etnike që jetojnë në një shtet të caktuar.

June 13, 2016 10:51
Komento

4 Komente

  1. ??? June 13, 10:59

    Shqiperia ben pjese tek vendet barbare qe nuk e kane kuptuar akoma se cfare eshte liria e individit. Me ke flas edhe une!

    Reply to this comment
  2. 007 June 13, 11:56

    Nder vendet me intolerante ne Europe eshte Norvegjia, madje Shqiperia eshte me mire sesa Norvegjia. Kanadaja ka probleme gjithashtu.

    Reply to this comment
  3. alphade June 13, 14:00

    Saliu i ka ku me luge te madhe ata qe e karakterizojne
    Shqiperine “intolerante”! Te them te drejten ,s’kam me
    asnje simpati per Ramen,dikur po, tani jo,aspak ,por
    them se ne emisionet e intervistat qe ka dhene Rama
    shoh qe shume gazetare shpurdhjake bejne te fortet ne
    intervistat me Ramen,pa permendur ketu bredhjerin e
    Vicidolit qe nuk len gje pa i thene Edit dhe ne fund te
    ditesh te gjithe keta shkojne e flejne rehate ne shtepite e
    tyre dhe asgje e keqe nuk i ndodh. Imagjinojeni,zoterinj
    gazetare spurdhjake kur ishte Sali Vicidoli ne pushte dhe
    kam ketu parasysh brekdhjeri Fevzo qe rrinte si pule glase kur merrte Saliun ne interviste as qe guxonte ta
    kundershtonte sado pak . Keta servile,in extremis, me
    Sali malokeriun sot me Edin luajne rrolin e te forteve,te
    guximshme dhe Sali Vicidoli kur i sheh keto intervista te
    Edit i vjen ndermend koha e tij e arte kur asnje gazetar
    nuk pipetinte para “Zeusit” brekshurrosur !!! Prandaj kjo
    e shkrete “intolerance”varet se kush e thote podesta apo
    amerika dhe BE-ja !!! O tempora,o mores !! Quo Vadi???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*