Shqipëria në BE, Irlanda dhe Finlanda kërkojnë më shumë rezultate

February 6, 2019 20:34

Shqipëria në BE, Irlanda dhe Finlanda kërkojnë më shumë rezultate

Pas Francës dhe Holandës edhe dy vende të tjera të unionit shprehen skeptike për votën e Qershorit për Shqipërinë. Ministrja e Shtetit Irlandez për Çështjet Evropiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës i kërkojnë Shqipërisë rezultate konkrete në reformat e agjendës së integrimit me kusht mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave, raporton Ora News.

Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane, Helen McEntee udhëtoi në Shkup dhe Tiranë për një vizitë pune me sekretarin e shtetit të Finlandës z. Samuli Virtanen.

Në Shqipëri, ministrat bënë një sërë takimesh. Së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, Ministri McEntee do të nisë gjithashtu një projekt të përbashkët irlandez-finlandez të financuar nga BE për sigurinë e ushqimit.

Helen Mcentee: Ne e kuptojmë se reformat ndonjëherë mund të jenë të vështira, por ato ja vlejnë. Dua të them se në së Shqipëria vazhdon të japë rezultate në të gjitha fushat prioritare të agjendës europiane, atëherë Irlanda do të ofrojë mbështetjen e saj.

Samuli Virtanen: Si Finlanda dhe Irlanda janë mike të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të BE-së. Shqipëria është e mirëpritur që ti bashkohet BE-së pasi të jenë përmbushur kriteret.

Këto dy shtete të unionit do të japin ekspertizën e tyre në projektin prej 5 mln euro të BE për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë.

Soreca: Legjislacioni ynë është shumë i qartë, artikujt ushqimorë nuk mund të importohen  në së nuk respektojnë integritetin e zinxhirit ushqimor të BE-së. Të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë dhe të garantojnë prodhimin e ushqimit të sigurt për konsumatorët.

Çuçi: Ne jemi në fazën e një strukturimi të plotë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të një reforme kryesore të shërbimit veteriner.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare dhe pritet të kontribuojë për hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare.

v.l/ Dita

February 6, 2019 20:34
Komento

6 Komente

  1. Zeri te vertetes February 6, 23:40

    Uaaa sa qesharake po kush mbeti more zoterinj pa kerkuar nga ne. Na kerkojne te pa prere me gershere e te pa qepur me gjilpere thote populli jone.
    Po turp moj BE nuk te vjen ?????? Po skeni faj ju se shekuj me pare kur ju lulezonit e shfrytezonit me te vegjelit keta shqipetaret ju mbrojten nga hordhite turke ,se ndryshe ju tani do flisnit turqisht.Europa i ka shume borxhe Shqiperise qe tani me fjale popullore po zbythet ta pranoje kete shtet,e nuk po le shtet pa e perdorur te nxjerre argumenta nag me qesharaket ne pranimin e ketij vendi qe e ka vendin ne Europe. Problemet qe ka Shqiperia i ka cdo vend ne Europe dhe bote.Prandaj mos na u hiqni se jeni me te mire se ne,po keni me shume se ne nga ana materiale se keni rrembyer kudo ku keni mundur dhe tani na hiqeni si te ndershem. Nuk ju duam me jo edhe sikur te na thoni po .Jemi te lodhur me brockullat dhe genjeshtrat pa fund tuajat.
    Shqiperia tani ne kete periudhen e tranzicionit i mesoi drogat e krimet nga kush tjeter pervec se nga ju i kishit keto lloj vesesh dhe ju a kaluat sigurish shtreses se kriminieleve qe egzistojne kudo ne bote sot e jo vetem ne shqiperi….ah moj europe sa kurve plake qe je.Por ne te gjithe tanime ju kemi kuptuar lojen tuaj. U a beri mire Anglia qe ju la ashtu do ju ikin te gjithe shtetet nje nga nje dhe vetem atehere do kuptoni se ju nuk po sillni bashkim por dezintegrim.

    Reply to this comment
  2. Janulles me sqepar kokes February 7, 00:01

    Po keta pse nuk shikojne ERTV qe te binden per rezultatet ?

    Reply to this comment
  3. Martini February 7, 06:01

    Këta janë evropianë Jo legenit e perverse Hollandeze etj.

    Reply to this comment
  4. Anisa berat February 7, 08:10

    Normal ky qelbesira vetem demagogji ka bere ska bere asgje tjeter.

    Reply to this comment
  5. Sena February 7, 17:12

    Keshtu Europa ia kthen borxhin Shqiperise:
    -Duke ia vene politikaneve kembet ne nje kepuce!
    Sot ne se Europa do filloje negociatat nuk do fitoje gje populli,por klika hajdute e Rames,qe ashtu si deri dje Berisha do ta perdorin per imazhin e tyre mashtrues!
    Si te hape negociatat Europa me keta politikane te korruptuar kur ata nuk hapin negociatat me qytetaret e vet?
    Keta duan qe t’i degjoje Europa,por keta horra nuk degjojne as popullin e vet!
    Shkoni ne ndonje zyre shteterore ose bashkiake dhe do shikoni se askush nuk te zgjidh asnje pune!
    Bashkia te vjedh dhe jo vetem nuk te sqaron,por te drejton ne gjykate!
    Pra per nje fjale goje qe zgjidhet per 2 minuta te duhet t’i drejtohesh gjykates qe ta mbyll ceshtjen pas 10 vjetesh!

    Reply to this comment
  6. Feniks February 7, 20:02

    Europa duhet te ndihmoje popullin shqiptar e jo keta hajdutet dhe harbutet e qeverise se Rames!
    Keta thone se kemi plotesuar kushtet e Europes,por ne se Europa nuk ka vene si kushte kryesore SHTETIN LIGJOR dhe luften kunder KORRUPSIONIT atehere te tjerat jane si letra higjenike!
    Rama e ka zhdukur SHTETIN LIGJOR duke mbeshtetur fuqishem KORRUPSIONIN!
    Te tjerat jane kot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim