Shqipëria në Bllokun Antifashist? Cila ishte alternativa tjetër?

April 24, 2018 12:06

Shqipëria në Bllokun Antifashist? Cila ishte alternativa tjetër?

Vijon nga numri i djeshëm

Nga Bedri Islami

Shpesh herë ne jemi të prirur të gjykojmë vitin 1941 duke u nisur me ndodhi nga disa dekada më pas. Nëse lufta antifashiste ishte një domosdoshmëri historike, nga e cila Shqipëria arriti të ruante kufijtë e saj të vitit 1913, e gjithë kjo është rrjedhë pikërisht e kësaj lufte, në të cilën ata që u angazhuan më së shumti ishin të rinjtë dhe të rejat e qyteteve dhe të fshatrave, sidomos gjimnazistët dhe rinia studentore, të cilët, edhe kur vinin nga familje të mëdha, të lidhura me pushtetin, përsëri ishin ndër idealistët e mëdhenj të kohës së tyre. Ta zëmë, Osman Gazepi ishte figurë e njohur titiste e më pas e lëvizjes balliste, por i biri, Piro Gazepi ishte luftëtar i Brigadës së Parë Sulmuese. Bushatlinjtë e Shkodrës, po ashtu ishin ndarë në dysh, çka ndodhte edhe me familjet e njohura në jugun e vendit.

Përfshirja e Shqipërisë në bllokun antifashist ishte rruga e vetme drejt ruajtjes së vendit. Nuk ka asnjë shembull inkurajues, kur një vend, i cili edhe pse nën pushtim, mbajti krahun e Boshtit, Romë-Berlin-Tokio të ketë zgjeruar kufijtë e tij. Përkundrazi, të gjithë humbën, u ngushtuan, u rrudhën dhe kufijtë e rinj të vendosur rënduan mbi to. Shqipëria nuk mundi të ishte ndryshe. Në shkrimin e mëhershëm unë solla shembullin e dhënë nga vetë strukturat e Ballit e të Legalitetit, për 12 mijë të vrarë në luftë, dhe nuk iu përmbajta propagandës së dikurshme për 28 mijë dëshmorë. Pikërisht këto të rënë në luftë, qofshin 12 mijë, si ua do qejfi pasuesve të tashëm, qoftë 28 mijë si kërkonte me ngulm koha e dikurshme, ishin përcaktuesit e ruajtjes së shtetit shqiptar. Nëse do të kishte pasur vetëm qeveri kuislinge dhe marioneta politike të Ballit apo , më pas , të Legalitetit, Shqipëria do të ishte shumë më e rrudhur se ajo e vitit 1913.

Të rënët në luftë, qofshin 12 mijë, qofshin 28 mijë, kërkonin të drejtën e tyre, pasi , megjithëse ata kishin pasur një vizion ndryshe nga sa ndodhi dhe u vranë për vendin e tyre, u vranë nga bashkëvendasit, të militarizuar, të pajisur me armët e pushtuesit dhe që lëviznin bashkë me to. Nuk e di se si mund të jenë quajtur diku tjetër struktura të tilla, por në Europën e luftës dhe të pasluftës, ata kishin një emër të përbashkët: kuislingë.

Është folur shpesh se Lëvizja Antifashiste ishte ajo që e la vendin tonë jashtë sferës së perëndimit dhe se, po të kishte ndodhur ndryshe, vendi do të ishte thellësisht perëndimor.

Një gjysmë e vërtetë që nuk justifikon gjithë të vërtetën.

Sekretari i Foreign Office, A.Iden, bëri një deklaratë të posaçme në Dhomën e Komunave, me 17 dhjetor 1942 dhe që kishte lidhje me Shqipërinë. Në deklaratën e tij Eden, së pari, shfaqte “ ndjenjat e simpatisë kundrejt popullit shqiptar që pati fatin e keq të ishte një ndër viktimat e para të agresionit fashist”. Ishte dalja e Shqipërisë në vemendjen e Tre Fuqive të mëdha, të cilat përbënin boshtin e madh të luftës antifashiste. Pas tij, deklarata të tilla, edhe më të qëndrueshme politikisht dhe në drejtimin e ruajtjes së shtetit shqiptar, do të bënin edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Sovjektik.

Cili ishte qëndrimi i Mustafa Krujës, kryeministri kuislig, në përgjigje të Deklaratës së zotit Eden, vetëm 6 ditë më pas, në mbledhjen e veçantë të Këshillit të Lartë Fashist, të cilën e hapi Ernest Koliqi, kryetar i Këshillit Epruer Fashist Korporativ?

Thelbi i fjalës së tij ishte: është një deklaratë e “Tri fuqive me të cilat jemi në gjendje lufte”, dhe Këshilli Fashist në pikun e luftës antifashiste “përshëndet me besim të patundshëm të gjitha fuqitë e armatosura të Boshtit qi luftojnë në të tana ballët për sigurimin e fitores së pamungueshme”. Këshilli përshendet fuqishëm “rendin e ri botnuer si e ka uruem, dashun e paralajmëruem Duçeja i Fashizmit, Benito Musolini”.

Mustafa Kruja tregon edhe rrugën se si do të arrihet kjo. “Kushdo që mendon ndryshe dhe kushdo që dyshon në fitoren e Boshtit ..asht tradhtar dhe duhet vrarë ose varur”.

Atëherë ku është linja properëndimore e strukturave kuailinge apo, edhe më tej, ku është toleranca që duhej treguar mes njerëzve të një kombi?

Çfarë do të kishte ndodhur nëse i gjithë vendi do të qëndronte në linjën fashiste të Mustafa Krujës dhe qeverisë së tij?

Përse, pikërisht pas këtyre thirrjeve nisën edhe operacionet e fuqishme të Ballit Kombëtar, mbështetur nga forcat fashiste italiane?

Për figura të tilla të njohura bashkëpunuese me fashizmin shpesh herë është menduar, e jo pa të drejtë, se tipizimi i tyre është bërë vetëm në periudhën e pasluftës. Por,edhe më parë, lëvizjet e tyre politike kanë qenë të çoroditura dhe të kundërshtuara, edhe më tej, të sulmuara nga bashkëndjekësit politikë. Mjafton të lexosh kujtimet e Sejfi Vllamasit dhe konsideratat e tij për figura të tilla si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra, etj dhe e kupton përse ka lëvizur herë pas here boshti i tyre politik dhe sa e lehtë ka qenë për fashizmin të siguronte shërbimet e tyre.

Ata që marrin pjesë në një luftë, pavarësisht nga kampi ku bëjnë pjesë, janë më të mirët e një kombi” do të shkruante disa shekuj më parë lideri republikan anglez, Kromuell.

Por, mes tyre ka pasur gjithnjë një ndryshim të ndjeshëm. Sepse, në kohë të ndryshme, nderimi për idealistin ka qenë gjithnjë i kundërt me nderimin për  shërbëtorin e pushtuesit. Koha e tashme synon t’i bëjë një, por është e pamundur. Koha mund të ndërrojë për disa momente kahun e saj, por nuk i ndryshon dot të vërtetat.

Është fakt, që e njollos ashpër regjimin e pas vitit 1945, i cili kishte në vete diktaturën dhe ngushtimin e lirisë, krijimi i kampeve të internimit, në të cilat vdekja ishte e pranishme. Ndëshkimi i familjes për një njeri ose një ide ishte, po ashtu, një akt makabër, që solli edhe rebelime të pjesshme , mosbindje dhe kundërshtarë të ethshëm politikë. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por këtu mori përmasa të pazakonta, u kthye në mit lëvizës, në persekutim të porsalindur dhe ndëshkim deri në ditën e fundit.

Ata që e kanë pasur mbi vete e dinë më mirë se gjithë të tjerët se çfarë do të thotë pritja e rrëmbimit politik dhe dëbimi në një vend internimi, çka nuk ka ndodhur vetëm në një zonë apo me disa familje, por me shumë të tilla.

Por kjo nuk i justifikon vrasjet pa gjyq të ndodhura gjatë luftës ndaj antifashistëve, nuk e justifikon bashkëpunimin me strukturat naziste apo fashiste, nuk i gjen justifikim kolaboracionizmit të një klase politike që në fakt duhej bërë dhe ishte pritur të bëhej fillesa e qendresës ndaj fashizmit.

Nëse gjatë viteve 142 deri në vitin 1944, sipas asaj që deklarojnë vetë strukturat kolaboracioniste, janë vrarë 12 mijë partizanë, ta lëmë shifrën zyrtare të komunizmit për 28 mijë dëshmorë, kush duhej përgjigjur për këtë? Mbi bazën e cilit vendim gjyqësor u vranë këto njerëz që donin lirinë e vendit të tyre dhe që, shumica e tyre as nuk e dinin se çfarë ishte Marksi e Engelsi, dhe kishin dëgjuar pas vitit 1943 vetëm për fitoret e Armatës së Kuqe, me të cilat ishte ngazëllyer e gjithë bota e jo vetëm një grusht shqiptarësh?

Cilit pushtet iu dha e drejta e vrasjes së këtyre të rinjve në bashkëpunim me gjermanët, e organizimit të masakrës së 4 shkurtit, e internimit për në Gjermani të disa qindra luftëtarësh antifashistë?

Deri në shkurt 1944 lëvizjen antifashiste në Shkodër e drejtonin dy vetë: Vasil Shanto si sekretar politik dhe Riza Dani si drejtues i Frontit Antifashist. Lëvizjen kolaboracioniste, njërin nga ata që e drejtonte ishte Hasan Isufi. Për Vasil Shanton tashmë në këtë qytet nuk ka të paktën një bust, për Isufin është ngritur një i tillë; ai mund të jetë nderuar edhe si qytetar nderi në Shkodër, edhe si martir i demokracisë. Në ditët e fundit të luftës Hasan Isufi mori vendimin për dërgimin në kampet e përqendrimit të më shumë se 150 burrave nga Shkodra, shumë nga familje të njohura. Riza Dani , si drejtues i Frontit dhe Arif Gjyli si drejtues i Qarkorit të Partisë i ofruan atij garancinë absolute për jetën, nëse nuk do i dërgonte djemtë në kampet e përqëndrimit. Megjithatë, ata u dërguan. Shumë pak prej tyre u rikthyen. Vetëm në një natë u pushkatuan 104 vetë.

Krimet e ndodhura nën regjimin komunist duhet të jesh miop, i verbër apo i çartur mendsh t’i mbrosh. Gjërat makabre që kanë ndodhur janë jashtë çdo vëmendjeje njerëzore dhe çdo lloj falje do ishte e vështirë. Nuk dua të dëshmoj për ndodhi personale, por, kushdo e di se krimi nuk ishte i mjaftueshëm vetëm në familjet që kishin pasur qëndrim anti, që kishin luftuar me armë në dorë lëvizjen antifashiste, por edhe brenda vetes. Ishte, si të thuash, zgjimi i ndjenjës së tmerrshme të ndëshkimit brenda një strukture, e cila, ende e sosur ndaj të tjerëve, kundërshtarëve, po u kthehej të vetëve.

Ata që kanë kaluar nëpër këtë kalvar e ndjejnë edhe sot tmerrin, por jo rastësisht, janë më tolerantë se të tjerë që kanë dalur mbi sipërfaqen e mbrojtjes së vlerave, edhe kur ato ishin antivlerë.

Do të ishte e vështirë për këdo të mbronte vrasësit e mësuesve, vajzave e grave, dhe e gjitha kjo në emër të një bote patriarkale, mbytëse, tymuese dhe e mesjetës.

Askush nuk mund të justifikojë krimet e komunizmit duke mbrojtur krimet “e demokratëve”, që u bënë edhe pishtar të demokracisë, pasi kishin mbajtur në duar pishtarë të tjerë.

Përçudnimi i vlerave është i skajshëm kur bëhet mbi mllefin. Mllefi nuk është këshilltar, ashtu si nuk mund të gjykohen palët duke u nisur vetëm nga një çast i dhënë, ose nga një ndarje mes dy cepave të vendit. Spostimi i vëmendjes nga e vërteta drejt krijimit të një alibie politike nuk sjell të vërtetën, por krijon kaosin, përmes të cilit pak vetë ose askush mund të ndjehen të lirë.

Klasa politike e emigracionit, e zbarkuar në Shqipëri përmes uniformave fashiste , apo ato që , pasi i kishin shërbyer monarkisë u bënë të neveritshëm për mllefin ndaj saj dhe shërbesën ndaj fashizmit, e kishte humbur cilësinë, pa të cilën nuk mund të bëheshe lider i popullit tënd: ndjenjën e së mundshmes, përmes së cilës mund të krijohej nga vetë ata, rezistenca antifashiste. Ata lanë hapësirën e lirë për njerëz të rinj, ambiciozë, që pak kishin për të humbur, idealistë të shkallës më të lartë, që ditën ta tërhiqnin popullin dhe që në fund pak prej tyre mbetën. Por, përmes luftës së tyre , ata u bënë asaj kohe të besueshëm tek një popull që u jep më tepër rëndësi realiteteve konkrete, se sa të drejtave abstrakte. U ndollën përmes parimit “ më shumë bukë, më shumë kulturë”, dhe, kur e kuptuan se kishin qenë jo të lirë, sado vonë, ndoshta më të fundit, gjetën rebelimin, të prirë nga një klasë politike, që ishte në fakt asgjë tjetër veçse, si mund të quhet, rradha e dytë e strukturës politike komuniste, që duke qëndruar në pritë për pushtetin, donin të përmbysnin edhe historinë.

Të vërtetët, ajo plejadë që kishte qenë kundërshtare e regjimit dhe kishte vuajtur jetësisht për këtë, u gjend edhe një herë jashtë asaj ku duhej të ishin, dhe kësaj here po dëboheshin nga “ të vetët”, që në fakt nuk ishin e nuk do të ishin kurrë “të vetët”.

Vijon…

 

 

April 24, 2018 12:06
Komento

22 Komente

  1. Endri April 24, 13:14

    Le te reflektojme per nje moment. Cilat jane keto “krimet e kamunizmit”?

    Meqenese krimet jane te kamunizmit, do te thote qe nese nje shoqeri skllavopronare, feudale, apo kapitaliste, qe jane ne thelb e njejta gje, shoqeri ku nje pakice eshte pronare e gjithe mjeteve te prodhimit te nje vendi, fabrikave apo tokave, dhe pjesa tjeter e popullsise punon per ta, per pasurimin e tyre, dhe kete shoqeri e transformon ne nje shoqeri komuniste, ku mjetet e prodhimit nuk perdoren si instrument i nje pakice per t’u pasuruar ne kurriz te shumices, atehere kriminaliteti ne kete shoqeri ka per t’u rritur.
    Pra kane per te ndodhur po ato krime qe do ndodhnin ne kushtet e skllaverise, plus krimet qe sjell c’lirimi nga skllaveria apo komunizmi.

    Perse valle nje shoqeri me e drejte, ku qytetaret kane me shume dinjitet, duhet te prodhoje kriminalitet ekstra?

    Brockulla qe na serviret eshte se: vertetet, ndodhin me pak vrasje ne nje shoqeri komuniste, por shteti komunist persekuton “intelektualet”, njerezit “perparimtare”, qe enderrojne per nje shoqeri “ideale” te nje pakice pronaresh dhe nje shumice sklleverish, dhe shteti komunist ka frike se mos keto ide “perparimtare” i degjon pjesa tjeter e popullates, qe gjithashtu enderron te kete pronare qe pasurohen me punen e tyre, dhe nga frika e nje “revolucioni kapitalist”, ben krim duke “persekutuar” keta “intelektuale”.

    Keta “intelektuale” qe komunizmi ju duket diktature dhe skllaveria demokraci, nuk kane asnje lidhje me Shqiptaret.

    Kjo pjese e globit ka qene perandori per mbi dy mije vjet, dhe perandorite gjithmone lene pas dy lloj popujsh:
    * Pasardhesit e atyre qe i themeluan, ata qe jo dine te bejne shtet, por dine te bejne super shtet, apo sic quhet ndryshe, perandori, sepse mesimi me i rendesishem qe historia u ka mesuar popujve qe themeluan perandorite antike eshte se forca e tyre qendron tek nje shtet i fuqishen.
    * Dhe pasardhesit e sklleverve te tyre, popuj qe s’dine te bejne shtet, dhe pikerisht pse s’dinini te benin shtet, ishin target i lehte per t’u mposhtur dhe skllaveruar, dhe mbas shume shekujsh mbajtur si skllever neper bodrumet e perandorive, e vetmja jete qe dijne te bejne, eshte jeta e skllavit.

    Pikerisht tek keta pasardes sklleverish, Otomanet, Nazistet, dhe Amerikanet, te gjithe ata qe ne nje moment apo ne nje tjeter kane dashur ta shnderrojne kete toke ne nje koloni te tyre, tek keta pasardhes sklleverish, popuj pa dinjitet, pa aftesi shtetformuese, pa krenari dhe pa besim dhe deshire per te qene te pavarur, kane gjetur gjithmone mbeshtetesit e tyre.

    Reply to this comment
    • HiBye! April 24, 15:06

      Shpresoj ta lexoje kete Endri dhe tere shoket e tij. Ti e kupton qe flet percart? Pa lidhje. Ke degju dy tre genjeshtra qe thone komunistet dhe kujton se je ne nivelin per te shkembyer argumente me ato intelektualet qe permend. Por nuk je i kualifikuar. Nuk di per metoden shkencore, per mendimin kritik dhe nuk di per funksionimin kompleks te ekonomise. Kshu qe lexo perrala me Marx dhe mos e kupto qe komunizmi eshte ideologjia e idioteve qe nuk e marrin vesh si funksionon ekonomia e tregut të lirë dhe shtetit ligjor. Vetem ta dish qe nuk e kane fajin intelektualet qe je i trashe, sic nuk ja kishin fajin komunisteve para teje qe ishin aq te trashe. Nuk ka shpjegime te metejshme, nuk ka konsipiraci me skllever dhe pronar. Ka vetem nje te vertet: Komunistet jane debila te dhunshem dhe hajdut.

      Reply to this comment
      • Endri April 24, 18:54

        Maloket jane populli me anti kamunist dhe me i trashe ne Europe, ndersa me komunistet, mbas Shqiptareve, ku eshte edhe qendra Europiane e te majteve, jane Toskanet e Italise, ata qe e startuan rilindjen Europiane.

        Reply to this comment
  2. Mark .U.K April 24, 14:11

    Ky Bedri Islamabat vetem per te nxierr kryekryminelin e Shqiperis shkruen per te .Shqiperia nuk eshte se ishte ne bllok,po ishte ne luft sepse ishte e pushtuar nga italjanet.Shqiptart ndihmuan Jugosllavin se Hoxha ishte i lidhur me ta qe ne diten e themelimit te PKSH ku u be vegel e tyre.Enver Hoxha u be kryetar partie pa qene komunist.

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 24, 16:40

    BEDRI ISLAMI VETEM PENGON ANTARSIMIN NE BE ME DACIBAOT E TIJ ENVERISTE

    Edi Rama i hakerrohet gjermanit Krishbaum dhe e cileson antishqypar, por nuk shikon fanatikun enverist Bedri Islami qe ja nxjerr bojen Shqypnise me dacibaote tij bolshevike totalisht idiote dhe anakronike si ushqim vetem per Rusine Staliniste te Putinit

    PO PSE ME GJETHE FIKU DOTE MBULOSH BYTHEN TENDE ENVERISTE O FANATIKU KOMUNIST, BEDRI ISLAMI?

    Shqypnia ne vitin 1943 kishte alternative tjeter nga ajo qe kishte zgjedhur komunisti i Beogradit Josip Broz Tito me veglen e tij Enver Hoxha ne Tirane qe jetonte si levend borgjez te Bahri Omari, besoj se ja ke degjuar emerin megjithese nuk e permend fare ne dacibaot e tua idiote,

    dhe:

    Alternativa e Shqypnise ne vere te 1943 erdhi nga Anglia ne Mukje me dy oficere te larte te sherbimeve sekrete qe ofruan bashkimin e trojeve shqyptare, por me kushtin e ndryshimit te kursit politik te Shqypnise nga Lindja Bolshevike ne Perendimin Demokratik, keta oficere angleze bujten ne shtepine e intelektualit dhe kur Enveri i spiunoi tek Bahriu dhe ky njoftoi gjermanet qe derguan snaiper profesionist per t’i vrare, ishte perseri familja e intelektualit qe i nxorri si fshatare vendas ne Mal te Zi,

    prandaj:

    Ke do te mashtrosh me keto dacibao qe po i qit me porcione dhe seri? Shikoje Enver Bullafiqin ne gazeten DITA a te duket si mjeran qe nuk ka vene buke ne goje per muaj me radhe dhe qe eshte ropatur maleve duke luftuar gjermanet?

    PO PSE ME GENJESHTRA DHE MASHTRIME DO TA SPJEGOSH TI HISTORINE?

    Kriminelin Pellumb Xhufi qe u tall me viktimat e Kampit te Tepelenes e justifikove me cinizem te papare duke treguar se si Tepelena ashtu ishte gjithe Shqypnia dhe dhe argumentin me absurd ne Bote qe Spaci dhe Burreli ishin me te tmerrshem se Tepelena

    A E KUPTON SE CFARE KRIMI KE KRYER O MAVRI FANATIKE?

    Po cfare faji paten femijet e vegjel dhe bebet e porsalindura qe Enveri i burgosi ne Tepelene dhe i la te vdesin nga uria? Dhe kur nenat qe t’i shpetonin i hidhnin bebet e tyre jashte telave me gjemba me shprese qe t’i gjenin fshataret vendas dhe t’i shpetonin nga vdekja e sigurt, gardianet i qellonin pas shpine

    NE ANEN E KUJT U RADHIT SHQYPNIA ME KAMPET E PERQENDRIMIT TE ENVERIT?

    sepse:

    Bota Demokratike thote se Shqypnia pas tradhetise se Mukjes u radhit ne anen e Kampeve te Perqendrimit te Stalinit qe quheshin GULAG,

    prandaj:

    Edhe vrau me pabesi anglezet ne Kanalin e Korfuzit si nje NJOLLE e zeze ne historine e vendit tone

    Reply to this comment
    • bislimi April 24, 19:25

      Intelektual pa emër dhe i rremë!

      Mashtrimi nuk është provë. Nuk k a asdnjë fakt që Anglezët kanë qenë për ndryshimin e kufijve në dobi të shtetit shqiptar. Nuk ka asnjë fakt se ata kanë qenë në Mukje në gusht 1943. E kundërta: gjenerali DEviz, në dhjetor 1943 kërkonte nga Ministria e tij e Jashtme të demaskohej qeveria kuilinge dhe Balli Kombëtar si vegël e okupatorit.

      Në vitin 1943, edhe ministri i jashtëm Iden i kishte premtuar qeverisë greke në mërgim se Anglia do të shohë çështjen e kufijve të jugut të shtetit shqiptar më dobi të Greqisë.

      Deklarata e tij është e shkruar.

      Deklarata e SHBA dhe BS njeh pa ndryshimin e kufijve!

      NUK KA ASNJË SHTET EUROPIAN I CILI BASHKËPUNOI ME NAZISMIN DHE NUK U NDËSHKUA NGA KUFIJTË!”

      Thënia yte se erdhën dy oficerë të lartë britanikë dhe kërkuan ndryshimin e kursit politik duke dhënë në shpërblim Kosovën, është po ashtu mashtrim i madh.

      Anglezët kishin në Jugosllavi të derguar djalin e Çurçillit dhe nuk e ndëshkonin atë shtet për hatër të Shqipërisë. Ata kishin interesa të mëdha aty, si edhe në Greqi!

      Anglezët, edhe pas MUKJES NIDHMUAN VETËM PARTIZANËT SHQIPTARË.

      Pas Mukjes ishin anglezët që organizuan Brigadën e Parë Sulmuese dhe e furnizuan me armatim.

      CILËN BRIGADË BALLISTE NDIHMUAN ANGLEZËT? BALLISTËT ISHIN VETËM PARAVIJA E GJERMANËVE DHE ARMËT I KISHIN GJERMANE!

      ASNJË SHTET EUROPERËNDIMOR NUK E KA HEDHUR PPOSHTË DERI TANI LUFTËN ANTIFASHISTE!

      FRANCA KA HERO KOMBËTAR POETIN GABRIEL PERI, ANTAR I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE FRANCEZE!

      SPAÇI DHE BURRELI ISHIN MË TË TMERRSHËM. NË TEPELNË KISHTE VUAJTJE TË MËDHA, POR MUND TË LËVIZJE DHE MË SHUMË FRYMË SE SA NË BURREL E NË SPAÇ. NË SPAÇ NJERËZIT U KTHYEN NË KAFSHË PUNE DHE TORTUROHESHIN DERI NË MËNGJES! KUSHTET E KAMPIT TË INTERNIMIT NË TEPELENË ISHIN TË VUAJTSHME, POR EDHE GJENDJA E SHQIPËRISË ASHTU ISHTE, MJERIM DHE SKAMJE!

      TË PARËT E FISEVE QË U INTERNUAN NË TEPELENË NUK IKËN NË JUGOSLLAVI KUR MARRËDHENIET ISHIN TË MIRA MES DY SHTETEVE, POR KUR ATO U PRISHËN. ATA U FURNIZUAN ME ARMË NGA SERBIA DHE ERDHËN ME ARMËT E SERBISË PËR TË VRARË NË SHQIPËRI!

      PAK PREJ TYRE ISHIN ANTISERB, SE LUFTUAN ME ARMËT E SERBISË PËR TË VENDOSUR PUSHTETIN E RANKOVIÇIT NË SHQIPËRI!

      NËSE ANGLEZËT E KISHIN SERIOZISHT VENDOSJEN E REGJIMIT TË TYRE NË SHQIPËRI DO TË KISHIN BËRË SI NË GREQI, ME ARMË DO TË FUTESHIN E NUK DO TË KTHEHESHIN PAS NGA TRE ARMË QË HODHËN PARTIZANËT!

      SHQIPËRIA MBETI NË BLLOKUN KOMUNIST EDHE NGA NDARJA MIZORE MES ÇURÇILLIT DHE STALINIT, KUR PËR FATIN E SAJ U VENDOS PËR NJË TË DHJETËN E SEKONDËS!

      SË FUNDI, PA LUFTËN ANTIFASHISTE SHQIPËRIA DO TË ISHTE E PËRGJYSMUAR!

      E GJITHË BOTA PËRPARIMTARE, DEMOKRATIKE, MBËSHTETI LUFTËN ANTIFASHISTE, PA E DITUR SE ÇFARË DO TË KISHTE NDODHUR MË VONË!

      NUK E DI PSE KAM MENDIMIN SE PA KËTË URREJTJE NDAJ VENDIT TUAJ NUK DO TË KISHIT BËRË DOBI EDHE PO TË ISHIT NË PUSHTET!

      DO E KISHIT LANË KËTË POPULL ASHTU SI E MORËN KOMUNISTËT : 90 PËR QIND ANALFABET, TË SËMURË, ME BREKUSHE, TË MJERË.

      Reply to this comment
      • intelektuali April 24, 22:17

        Ore ti pizeveng dallkauk me ke flet ti ketu si kriminel, ose je vete Pellumb Xhufi, ose je nje nga ata sigurimsa qe ka duart te lyera me gjak shqyptari deri ne brryl, ja ku e ke Wikipedian qe flet per Mukjen, anglezet dhe per bashkimin e trojeve shqyptare:

        https://en.wikipedia.org/wiki/Mukje_Conference

        Kur hebrenjte e kapen ne Argjentine Adolf Ajhmanin, ideatorin e Kampeve te Perqendrimit qe likuiduan mbi 6 milione cifute dhe kur Mosadi e dergoi ne thes ne Izrael ku e nxorren para gjykates dhe kur gjykatesi e pyeti:

        PSE I FUTET HEBRENJTE NE KAMPET E PUNES DHE I ASGJESUAT NE DHOMAT E GAZIT?

        Ai, Adolf Ajhmani, krimineli vrastar me i madh i hebrenjeve u pergjegj:

        NE I USHQENIM HEBRENJTE NE KAMPET E PUNES NE NJE KOHE QE GJERMANET VUANIN PER BUKE NE FRONTET E LUFTES.

        Keshtu ngjan edhe replika jote ne gazeten DITA, si pergjigja e Ajhmanit ne Izrael 70 vjet me vone dhe ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te behet antare e BE-se ku shkrime te tilla qe mohojne krimet kunder njerezimit cilesohen si veper penale dhe denohen rrepte.

        Polonia, Bullgaria dhe Rumania ishin me gjermanet gjate Luftes se Dyte Boterore, po keshtu republikat balltike kur gjermanet i pushtuan i priten ushtaret e Hitlerit me lule ne dore bashke me Ukrainen, sot keto shtete jane ne BE, nderkohe qe Shqypnia ka mbetur ne fund te bishtit te kavallit sic e tha edhe Edi Rama para do kohe.

        Kampi i asgjesimit te popullates ne Tepelene nuk ka te ngjashem ne historine Boterore, mos e krahaso me Spacin se e njoh me mire se ty, as me Burelin apo me ndonje Kamp tjeter Perqendrimi stalinist. Ne Tepelene jane asgjesuar femije te vegjel duke i lene te vdesin nga uria dhe kush e mohon kete krim monstruoz kryen veper penale edhe nga rezoluta e OKB edhe nga Keshilli i Evropes dhe po te ishe ti o Pellumb Xhufi ne ndonje vend tjeter do te ishe ne burg tani, ose te pakten do te paguaje nje gjobe te majme qe te mos shkruash me ne media letyra cinike si keto ne gazeten DITA qe jane turpi dhe rezili i Shqypnise ne syte e Botes.

        Reply to this comment
        • bislimi April 24, 23:00

          Intelektual, mos e kryej bythn me prralla , hip këtu e ulu atje.

          Të kam ba pyetje konkrete dhe jep përgjigje konkrete. Ke spekullue se në Mukje erdhën dy oficerë anglezë dhe premtuan për Shqipëri etike e korigjim kufijsh. Ma jep një material serioz e jo shpifje intelektualësh, që na i paska qitë angelezët deri në mal të Zi. te kush i derguat në Mal të Zi, aty ishte luftë e komunistëve kundër gjermanëve.

          Cili anglez erdhi tek Balli Kombëtar dhe i ndihmoi? ASNJË

          Cili gjerman bashkëpunoi me Ballin? TË GJITHË.

          balli ishte pushteti gjerman i shqiptarëve.

          Bahri Omarin lene në punë të tij, ai, ashtu si punoi mirë, punoi edhe keq e për faqe t zezë.

          ka pasë një vendim që ministrat e qeverive kuislinge do japin llogari pas luftës. Enveri i kishte thënë dhëndrrit të tij : mos u bëj ministër, se do të përgjigjesh. Pse është bërë ministër antizogisti i vjetër?

          Pse gjenerali Deivis i rekomandonte Ministrisë së jashtme angleze se duhej demaskuar me emër e mbiemr qeveria kuislinge dhe balli kombëtar si kolaboracionistë?

          pse Anglia formoi brigadën e Parë Sulmuese dhe e furnizoi me armë?

          Nga cili gjyq u dënuan dhe u vranë mësuesit e Mirditës?

          Më thuaj një kriminel në Europë që është shpallur hero i demokracisë edhe kur ka deklaruar se ka vrarë 6 mësues?

          Vepër penale kryejnë të gjithë ata që kërkojnë revansh dhe ushqejnë urrejtje ndaj bashkëvendasve të tyre. Ti je njeri prej tyre.

          Shtetet ish komuniste janë sot në BE, megjithëse ishin pro nazismit sepse pas vitit 1990 nuk u udhëhoqën nga fashistët e rinj si Berisha.

          Të justifkosh nazizmin është njëlloj si të ushqesh një fashizëm të ri, çka të shton për shtat.

          Jam i bindur se kërkoni muzeun e krimeve të komunizmit në Tepelnë, jo se aty ka qenë vendi më i tmerrshëm, por që të thoni se krimet janë jugore, të jugut, ndërsa antikomunizmi është verior.

          Pra, doni të nxitni urrejtjen dhe ndarjen veri jugë, çka është ëndërr e vjetër e ballistëve.

          Lexo se çfarë shkruan për ballin e legalitetin, për krerët e veriut, një ish oficer i lartë i xhandarmarisë së kohës së nazismit, Staravecka…

          Sill faktet që të kërkova e pastaj bëj lloqe kavaje, nëse ta mban b…

          Reply to this comment
          • intelektuali April 25, 03:40

            Ore ti don te tallesh te te besh gallate ketu o MUT enverist i pacipe? Po me me ke tallesh ti more KAKE enveriste qe mohon cdo gje me fakte? Nga njera ane thua se nuk ka pasur angleze ne Mukje dhe pastaj kur intelektuali ta plas ne sy Wikipedian qe deshmon te kunderten fillon dhe vertit BYTHEN enveriste si “Kurvat ne bordello” jo me jep emerat e oficereve angleze qe ishin derguar ne Mukje me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare, por di te lexosh shkrim dhe kendim ore BYLMEZ fanatik qe urdheron intelektualin te leje Bahri Omarin si te gjithe enveristet bythmut ne Shqypni.

            dhe:

            Degjo ketu o kriminel i Enverit: Mos moho krimet e Tepelenes se do t’i presim BOLET po te gjetem, ose po te kapem ne ndonje vend kapitalist sic ka zbuluar intelektuali shuime xhelate te Enverit, hetues, gardiane burgu dhe lloje-lloje spiunash te Sigurimit kur kerkonin azil politike ne keto vende dhe justifikoheshin se te gjitha krimet i kishin kryer me urdher nga larte. Te tregova edhe historine e Ajhmanit te Hitlerit qe justifikohej per krimet ne Auschwitz njesoj sic justifikon ti krimet ne Tepelene, vetem se gjermanet femijet e vegjel i conin ne Shkolla Riedukimi, nderkohe qe Enveri i conte ne Tepelene ku i linte te vdesin nga uria.

            KY ESHTE NDRYSHIMI

            dhe:

            Nuk eshte intelektuali ai qe duhet te kete frike nga ndeshkimi, por xhelatet e Enverit si puna jote qe ne Boten Demokratike u presin BOLET qe te mos shumohen si vemje kriminale dhe nga tredhja te zhduken si specie prehistorike gradualisht.

            EJA TEK TAJVANI SE T’I JAP UNE EMERAT E OFICEREVE ANGLEZE QE ERDHE NE MUKJE

  4. intelektuali April 24, 19:33

    Une mbasi perktheva gjithe shkrimet me Fashiste mbi historine e Rusise, Kubes, Polonise, Shqypnise, Rumänise ,Cekise, Hungarise, si gjithmone i hedh Ato sie komente kaotike te cekujlibruara, Pa ndonje domethenie.
    Thjesht Bahriu, Mukja, anglezet, Korfuzit, kanalin, Enveri
    Oh une i tij, oh.

    Vaj me det Oi Pi.
    Djale i Ri Oi Pi.
    I shaj everistet me lieber shpije Po motrat i martojme ne Ato Familie se i dime qe Jane Familie te shendosha, te ndershem. Dhe nusen ne Ato rethe Jam tu e kerku.
    Ah Mos Ma vini re, po naten duan te fleme rehat.

    Me flamurin e antikomunizmit e te persekutumi marrim ate rroge dhe jo te keqe, vajtem jashte per shkolle Po se marrova dot, si Enveri (qe NUK e pengoi te drejtonte shqypnin per 40 vjet, keshtu shpresoj dhe vete), na dhurojne ndonje apartament, nje ne tirane e nje plazh), vodhem dhe ndonje prone, bejme ndonje rruge jashte pshm nga siberia.

    Se besoni Po une i pari zbulova gulaget ne Rusi.
    Bera Film bashke ne ate dursakun rus dhe U binda qe ruset Jane popull shume i dashur Po jo heroik.
    Po cdeshen ATA qe luftuan Hitlerin, apo cdeshen qe ndihmuan Enverin.
    A.Barbari

    Reply to this comment
    • intelektuali April 24, 20:57

      Ore Ilir Hoxha more mavri,

      Shko dhe lutju Edi Rames qe te shpetoj djalin Ermal Hoxhen nga burgu ku e futi Taulant Balla me laboratorin e tij ne Xibrake dhe mos imito intelektualin se te bien breket dhe te del boja menjehere.

      Reply to this comment
      • bislimi April 24, 21:53

        Lene Ilir Hoxhën në punën e tij..shih Sali qenin që e bani vendin pllambë e varr. Nanat nuk duan të ja dinë se ia vrau politika djalin apo ia vrau rruga.

        ma shume të vrarë ka këto vjet e demokracisë suaj, o intelektual i pjerdhun, se sa janë vrarë në 45 vite. vetëm gjakmarrje që e prutë prap ka vra ma shum se ato që kanë vdekur në burgje.

        pse nuk përgjigjesh drejt: JEP FAKTE KUR ERDHËN ANGLEZËT NË MUKJE? PSE ANGLEZËT PËRKRAHËN VETËM PARTIZANËT?

        KUSH DO TË JEPTE LLOGARI PËR ATA QË VRAU E LEGALITETI NË NDIHMË TË GJERMANËVE?

        PSE BALLI U QEVERI TRADHTARE DHE SHPALLI ANGLINË SHBA DHE RUSINË SI FUQI ARMIKE QË ISHTE NË LUFTË ME TO?

        JUGOSLLAVIA KISHTE 700 MIJË PARTIZANË, SHUMICA ISHIN SERBË, KUSH IA LENTE SHQIPËRISË ME VENDOSË KUFIJTË SI TË KISHTE DASHTË VETË?

        cILËN PJESË SHQIPËRIA FALI ENVER HOXHA?

        E MORI VENDIN ME MA PAK SE 1 MILIONË BANORË E LA ME TRE MILION, CILI POPULL U TREFISHUE NË 40 VITE?

        E MORI ANALFABET DHE E LA ME ARSIM TË MESËM TË DETYRUESHËM EDHE MAJË MALIT?

        E GJETI ME 28800 PUNËTORË DHE E LA ME RRETH 560 MIJË PUNËTORË?

        E GJETI ME 12 FARMACI NË TË GJITHË VENDIN DHE 4 SPITALE…E MBUSHI ÇDO FSHAT ME MJEKË!

        E GJETI ME KANDILË DHE E LA ME ENERGJI ELEKTRIKE QË SHFRYTËOHET EDHE SOT SI E VETMJA E GARANTUAR!

        TI, INTELEKTUAL JE VAZHDIM I BABALLRËVE TUAJ QË E LATË VENDIN ME BREKË NË KËMBË…E LATË SI ROBT E RRUGËS…E LATË PA SHKOLLA…ME BAJRAKTARË…QË U ANË DIVERSANTË..

        KU ISHTE ANGLEZI GJATË LUFTËS? mE PARTIZANËT?

        PARTIA KOMUNISTE PAS MUKJES BANI MBLEDHJEN E BUJANIT KU U VENDOS QË KOSOVA TI BASHKOHET SHQIPËRISË SIPAS PARIMIT TË VETVENDOSJES…PSE BALLI NUK BANI NJË KONFERENCË TJETËR PËR BASHKIMIN…

        BALLI ISHTE BISHTI…

        KUR TË LEXOJ TY NUK E DI POR NUK MË VJEN KEQ EDHE NËSE KE VUAJT…TI NUK E DO KËTË VEND…

        Reply to this comment
        • ELIOT April 25, 11:29

          More Bislmim analfabeti ;;;;; Po ku je rritur more druvar ;;;; Ne nje grope ;;; dhe te kane dhene per te lexuar vetem rrenat e zeri te popullit ;;;; Por si ske turp more coban ;me pyetje ;;;ku ishin Anglezet ;;;;,,,, Edhe vajza ime 5 vjece e din se ato aleatet luftuna ne Afrike cliruan Libine Tunizine Marokun Malten GREQINE dhe ne 1943 ju futne Italise fashiste ;;;; DHe kishte nje general te madh ;;Qe quhej Paton;;;Qe e njeh bota e zgjuar por jo ti zgjebs ;;; SI ske turp more ;; Kur ne Angli u formuan BRIGADAT e para me FRANCEZE Belg Hollandeze Austriliane Kananeze dhe vazhdoj gjthe shtete qe morren pjese ne clirinin e europes ;;;ne 1944 ne 6 qershor forcat aleate Angleze Amerikane i dhen grushtin e VDEKJES Hitlerit ;;;;; NE NJE DITE U VRANE 10 MIJE AMERIKANE DH SHUME ANGLEZE ..; Por nje analfbet si ju qe keni lexuar vetem abetaren si din keto gjera ;; DHe ne mukje ;;; SHqiptaret morren vendimin te bashkuar te luftoni GJermanin ;;; dhe pastaj te bashkoni SHqiptaret Kosoven me SHqiperin;;; por Enve zgjebsi me miqte e tije Serbe ;;nuk ishte dakord ;;;; dhe i qujati te gjithe ballista dhe e i quajti tradhetare te gjthe ;;;se Serbeve nuk i interesonte bashkimi i SHqiptareve;;;; prandaj koqe idioti shko merre ILACET ;;; dhe per 1 million dhe enveri e BERI 3 million;;;SHqiperine ;;;more derre more gomar ;; po edhe franca ishte 25 million ne 44 dhe u be 60 million ne 1990 ;;po edhe belgjika ishte 2 million dhe u be 6 million ne 90 dhe te gjithe vendet ne europe ne bote ;;u shumefishuan more lope ;;;;; dhe 5 spitale i beri edhe franca ne algjeri qe e kishte koloni ;;; edhe hollanda ne kolonite e saj ;;; prandj per 50 vjet te besh 5 spitale ; eshte turp ;; dhe enveri e beri e populli te blinte usgqime me racion sic e bente Europa ne kohen e luftes ;;POR jo mbas lufte cope debili ;; dhe po ta merte nje parti tjeter demokratike do te bente me shume ;;;;;; se 5 farmacie dhe me shume gjera ;;;;; prandaj analfabet ;;;; meso disa gjera miniminale dhe pastaj shkruaj se me ber per te vjellur ;;;;;e dinja se lashe disa idiota ne SHqiperi ;;;por jo kaq shume si ty ;;;TETE DE BITE ;;A BIENTOT ….

          Reply to this comment
  5. onkezmi April 24, 20:35

    Sot mbyllen shkolla dhe hapen burgje.mbyll librarite e hap bilardo…!

    Reply to this comment
  6. tv April 24, 21:37

    mos ha mut o mahmut…….

    Reply to this comment
  7. intelektuali April 24, 22:04

    Uh harrova, ilir Jochen Pa permend. Atehere edhe nje Here:

    Thjesht Bahriu, Mukja, anglezet, Korfuzit, kanalin, Enveri, ilir Hoxha dhe Ermal Hoxha, dhe prape Enveri, dhe prape Enveri, Shqypnia dhe shqyptaret.

    Bahriu Enveri, Enveri Bahriu,
    Uh me iku truri firifiu

    Reply to this comment
    • intelektuali April 24, 22:26

      Mos u hiq si debil, por futu ne teme: Ke gje per te thene per Bahri Omarin?

      ndryshe:

      Hap krahun dhe leri te tjeret te flasin qe dine me shume dhe flasim me dokumenta pa llogje kavaje.

      Reply to this comment
  8. zulo April 24, 23:10

    Cila ishte alternative tjeter per:
    Danimarken, Holanden,BelgjikenNorvegjine, Suedine, Finlanden…. ore debil i Zerit te Popullit alternativa eshte te shpetosh kombin jo te besh sakrifica don kishotjane.

    Reply to this comment
  9. intelektuali April 25, 03:40

    Ore ti don te tallesh te te besh gallate ketu o MUT enverist i pacipe? Po me me ke tallesh ti more KAKE enveriste qe mohon cdo gje me fakte? Nga njera ane thua se nuk ka pasur angleze ne Mukje dhe pastaj kur intelektuali ta plas ne sy Wikipedian qe deshmon te kunderten fillon dhe vertit BYTHEN enveriste si “Kurvat ne bordello” jo me jep emerat e oficereve angleze qe ishin derguar ne Mukje me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare, por di te lexosh shkrim dhe kendim ore BYLMEZ fanatik qe urdheron intelektualin te leje Bahri Omarin si te gjithe enveristet bythmut ne Shqypni.

    dhe:

    Degjo ketu o kriminel i Enverit: Mos moho krimet e Tepelenes se do t’i presim BOLET po te gjetem, ose po te kapem ne ndonje vend kapitalist sic ka zbuluar intelektuali shuime xhelate te Enverit, hetues, gardiane burgu dhe lloje-lloje spiunash te Sigurimit kur kerkonin azil politike ne keto vende dhe justifikoheshin se te gjitha krimet i kishin kryer me urdher nga larte. Te tregova edhe historine e Ajhmanit te Hitlerit qe justifikohej per krimet ne Auschwitz njesoj sic justifikon ti krimet ne Tepelene, vetem se gjermanet femijet e vegjel i conin ne Shkolla Riedukimi, nderkohe qe Enveri i conte ne Tepelene ku i linte te vdesin nga uria.

    KY ESHTE NDRYSHIMI

    dhe:

    Nuk eshte intelektuali ai qe duhet te kete frike nga ndeshkimi, por xhelatet e Enverit si puna jote qe ne Boten Demokratike u presin BOLET qe te mos shumohen si vemje kriminale dhe nga tredhja te zhduken si specie prehistorike gradualisht.

    EJA TEK TAJVANI SE T’I JAP UNE EMERAT E OFICEREVE ANGLEZE QE ERDHE NE MUKJE

    Reply to this comment
  10. info analitike April 25, 08:13

    Alternativa tjeter ishte nje shtet i lire e demokratik nen shembullin e Europes Perendimore. Se kush ishte sistem i deshtruar kete e tregoi koha. Te gjithe idhtaret enveriste ishin te paret qe ia bene glasen ngrehines se genjeshtrave propagandistike. Deshmoret e luftes kerkojne te drejten e tyre per mashtrimin qe iu be dhe per vrasjet prapa shpine me shokushokun. Sikur te ishin gjalle kushedi se cfare kishin per te treguar… 12000 apo 28000??? keto numra nga i nxore o Bedri? Nga historia e shkruar nga Xhufkat?

    Reply to this comment
  11. SHQIPTARI... April 25, 09:52

    …Deshmoret e çdo periudhe e kane vendin ne altarin e historise…Por o kara-islame, L2B, i takon historise…Edhe sikur, Shqiperia do i bashkohej boshtit fashist…SOT, DO ISHTE ABSOLUTISHT ME MIRE DHE ANETARE E BE-se…!!! …”Ujku po ben kerdine, “ju kara-mahmute, thoni …”ja gjurma e ujkut”…UJKU, turko-greko-sllav, eshte ulur kembe kryq (turqisht), ne çdo qelize te vendit…Nazi-fashistet, kane mbetur ne histori, ata nuk kane asnje pretendim territori, feje a gjaku per kete kara-milet…Pushtetin politik dhe ekonomik, e kane jashteqitjet e benvrekeve, ish komunisto-ateiste dhe pjella e tyre, kara-mahmutet dhe kara-sotiret…Pra o kara-shkrues e kara-komentaruce, SOT, çfare rendesie ka me ke beri aleance ne lufte Shqiperia…!!!???

    Reply to this comment
  12. SHQIPTARI... April 25, 09:53

    …Deshmoret e çdo periudhe e kane vendin ne altarin e historise…Por o kara-islame, L2B, i takon historise…Edhe sikur, Shqiperia do i bashkohej boshtit fashist…SOT, DO ISHTE ABSOLUTISHT ME MIRE DHE ANETARE E BE-se…!!! …”Ujku po ben kerdine, “ju kara-mahmute, thoni …”ja gjurma e ujkut”…UJKU, turko-greko-sllav, eshte ulur kembe kryq (turqisht), ne çdo qelize te vendit…Nazi-fashistet, kane mbetur ne histori, ata nuk kane asnje pretendim territori, feje a gjaku per kete kara-milet…Pushtetin politik dhe ekonomik, e kane jashteqitjet e benvrekeve, ish komunisto-ateiste dhe pjella e tyre, kara-mahmutet dhe kara-sotiret…Pra o kara-shkrues e kara-komentaruce, SOT, çfare rendesie ka me ke beri aleance ne lufte Shqiperia…!!!???..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*