Shqipëria në festë!

March 15, 2018 11:30

Shqipëria në festë!

Nëse ka vërtet një Zot,
Zoti ne na ka harruar,
po shqiptarët janë të fortë,
nuk lënë festë pa festuar!

Që të gjithë kanë vënë kujën,
se na mbyti varfëria,
po dje prapë e ndezëm bujën,
varda mishi dhe rakia!

Shqipot si një magnet,
i tërheq këtu çdo festë,
po për det e kiamet,
s’mblidhen dot për një protestë!

Bijtë e truallit arbëror,
për një çikë festë vdesin,
dhe momenti më kulmor,
kur “liderët” përshëndesin!

Për çudi e për çudi,
se si dalin më të zbutur,
ama-Nënës Shqipëri,
gjer në rrëzë ja kanë futur!

Po Nëna është zëmër butë,
më ç’t’i bëjnë derëzezës,
si të kuqtë edhe blutë,
i mban në ballë të tryezës!

Askujt nuk i prishet gjaku,
prej liderëve të partive,
dhe pse ata janë shkaku,
i të gjitha fatkeqësive!

Po ne nuk e prishim zëmrën,
me makutët në pushtet,
edhe me një “ç’i bën mëmën”,
e shtyjmë dy a tri vjet!

Gjithë shqiptarët po festojnë,
se u vete puna mbarë,
në valle duart shtrëngojnë,
udhëheqës-proletarë!

Kokën nuk e çajmë fare,
për të ndarë gjë më s’kemi,
dhe për festimet zyrtare,
numër një në Botë jemi!

Rroftë e qoftë qeveria,
që na shpik festa zyrtare,
në këto ditë varfëria,
duket sikur s’është fare!

Arben Duka

March 15, 2018 11:30
Komento

8 Komente

  1. Hosteni March 15, 12:40

    Bravoooooo…

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor March 15, 14:16

    “Ku ka zjarr e ku del tym,
    ku ja ben daullja BYM”
    ky eshte shqiptari dje dhe sot,
    kush i thote “punetor”, ja ka fut kot,
    festa e aheng do ky mileti jon,
    keshtu ishte dje, sot, e gjithmon,
    dhe qeveria kete natyrisht e di,
    e nuk ja kursen kurre kete gjurulldi,
    me lodra, daulle, lule e muzik,
    qe hallet e medha ti harroj nje cik,
    pra dhe strofa e fundit o Duke do nderruar,
    them se ajo krejt duhet korrigjuar
    Jo- Rrofte e qofte qeveria
    qe shpik festa zyrtare
    ne keto dite varferia
    duket sikur s’eshte fare!
    Por- Lum si qeveria,
    qe shpik festa zyrtare,
    ja di enen ketij populli,
    qe pune nuk do fare!

    Reply to this comment
    • Tartufi March 15, 14:46

      Une,, se hari dot
      kete lloj gomari
      dje me vrap ne Kine
      sot tek shqiptari

      Une,,, se mar vesh dot
      kete tru shplari
      dje per borgjezine
      sot tek proletari

      Une,, do vdes idiot
      pa kuptuar kurre
      ku e ka shtepine
      ky [ kaqol me vule ]!!

      Reply to this comment
      • rapsodi popullor March 15, 17:42

        Si or nuk e di, ku filloi Marrezia?
        Te ajo shtepi “Ku lindi Partia!
        atje filloi dhe makthi i Shqiperise,
        atje kjo qeveri, akoma pi sise!

        Reply to this comment
      • shqipe March 15, 19:50

        O traf e truf!

        Doemos,qe ti s’e harrin,as ne thember A.Duken
        Doemos,qe ti s’e merr dot vesh A.Duken,qekurse shqupi te ka pjerdhur vesheve…
        Doemos, (Dhe ketu je i sakt),qe je i diot dhe qe do ngordhesh i tille…. here e pare,qe ke ditur te vlersosh vehten,urime,vazhdo keshtu,o lum miku…

        Reply to this comment
        • Tartufi March 15, 21:41

          Kaqol eshte Arbeni
          idiot jam une
          por ti o i manget
          je nje gje me shume!

          Ore i manget nga trute e kokes,te thashe
          perpara disa ditesh,qe jam lerguar nga ti
          se shikoj nje te mangut nga trute e kokes
          dhe nuk dua te te provokoj me,si meshirim
          qetsohu dhe ri tek vendi tend me simpatine tende te cmendur !!

          Reply to this comment
  3. "Njeriu i Ri" March 16, 11:02

    Komunistë ato komunist dhe ti
    na latë si festë veç Vitin e Ri
    tani që jemi gjoja demokraci
    po feston fara e “njeriut të ri”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim