Kirurgu i huaj kryen në Shqipëri dy operacione anti-tumor në tru me pacientët zgjuar

January 4, 2016 23:18

Kirurgu i huaj kryen në Shqipëri dy operacione anti-tumor në tru me pacientët zgjuar

Për herë të parë, në Tiranë në muajin gusht është zhvilluar një lloj kirurgjie e rrallë në tru, teksa pacienti është i zgjuar dhe i vetëdijshëm gjatë gjithë operacionit.

Karl Ove Knausgaard, shkrimtari i famshëm norvegjez u bë dëshmitar i kësaj kirurgjie, eksperiencë të cilën vendosi ta rrëfejë për lexuesit e amerikanes “New York Magazine”.

Doktor Henry Marsh ishte doktori që mori përsipër të kryente për herë të parë në Shqipëri të ashtuquajturën “kirurgji në tru, teksa pacienti do të mbetej i zgjuar”.

E njohur me terminologjinë “awake craniotomy” nga anglishtja, ajo është procedura që heq një lloj tumori në tru, që është aq i kamufluar saqë duket si truri vetë.

Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji, 50 për qind e pacientëve vdesin brenda 5 viteve, 80 për qind brenda 10 vitesh, ndërsa një operacion u zgjat jetën atyre nga 10 deri në 20 vite, por ka raste edhe më shumë.

Në operacionin e doktor Marsh asistuan edhe mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi. Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh dhe kishte zgjedhur dy raste.2

Pacienti i parë që iu nënshtrua procedurës kirurgjikale ishte Ilmi Hasanaj. 33-vjeçari jeton në periferi të Tiranës, i martuar, pa fëmijë me profesion murator.

Në mënyrë që kirurgu të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis tumorit dhe indeve të shëndetshme të trurit, pacienti mbahet zgjuar gjatë operacionit dhe gjatë procedurës truri mbahet i stimuluar.

Pacientja e dytë që u operua të nesërmen ishte Gjinovefa Mërxira, 21 vjeç nga Burreli, studente mjekësie. Edhe diagnoza e Gjinovefës ishte e njëjtë, tumor në tru.

Gjithçka shkoi me sukses edhe për të, vetëm se rasti i saj – sipas Dr. Marsh, – ishte edhe më i vështirë sesa Ilmiu, pasi masa tumoriale ndodhej më poshtë trurit.

Pacientët ishin të parët me të cilët u aplikua një kirurgji e tillë në Shqipëri.

Knausgaard thotë se veç operacionit, vizitoi Galerinë Kombëtare të Arteve, për të parë nga afër pikturat që datonin nga epoka e komunizmit.

Ai thotë në reportazh se ka dobësi për kulturën që fshihej prapa “perdes së hekurt”. / Dita /

January 4, 2016 23:18
Komento

5 Komente

  1. Edi January 5, 01:10

    Interesante. DIçka e veçantë. Shkencore.
    Interesante gjithashtu sesi dëshira e mjekëve për rritje profesionale shoqërohet ngushtë me makutërinë që bie mbi kokat e njerëzve si çekan.

    Reply to this comment
  2. . January 5, 01:20

    shyqyr qe kane dale mire
    por nga pikepamja shkencore i kane trajtuar si kavie
    keta kane pranuar ngaqe nuk kane opatur rruge tjeter e kushedi dr.Petrela ua ka oaraqitur si shpetimtare dhe i ka siguruar amerikanit kaviet e nevojshme per eksperimentin e tij.
    Ne vende te tjera nuk besoj do pranonte njeri ose kushtet do ishin krejt tjeter perderisa jeta ka qene e rrezikuar dhe tumori ne fjale vritka vetem 50 perqind te rasteve

    Reply to this comment
    • Edi January 5, 11:15

      Jo, nuk janë trajtuar si kavie. Kjo është mënyra për të bërë ndërhyrje për tumore në tru. Ndoshta kushtet nuk kanë qenë ideale, por këta thonë që janë përgatitur 6 për 6 muaj e ma do mendja që masat i kanë marrë. Dokumentimi i këtyre ndërhyrjeve është gjithashtu i rëndësishëm nga ana shkencore.
      Në të gjithë botën janë të shumtë ata që mezi presin të bëhen pjesë e trajtimit.
      Sa për përqindjet, të gjithë vdesin nga tumoret malinje në tru. Këtyre që bëjnë ndrëhyrje u shtohet jeta me 5-20 vjetë, në varësi të malinjitetit. Këta të dy kanë qenë me shumë fat.

      Reply to this comment
    • anim January 5, 12:42

      Kjo ideja e te qenit kavie me duket idiote dhe perverse – njerzit bejne zgjidhjet e tyre ne jete dhe s’ka te bej aspak me te qenit kavie apo jo. Nderhyrje te tilla jane tashme rutine ne vendet e zhvilluara dhe perzgjedhja behet thjeshtesisht mbi baza shkencore dhe ka te bej shepsh me nevojen per te mos demtuar organt vitale trunore. shqiptaret duhet te kuptojne qe askush nuk vjen ne shqiperi te bej “awake craniotomy” per korrupsion. madje duhet ta kuptojne qe shumica e mjekeve te huaj nuk mund ta konceptojne qe te marrin pare per trajtimin qe ofrojne. Nuk mund ta imagjinoi qe keta mjeke ne spitalin shteteror te jene aty vec se per te trajnuar mjeket e rinj shqiptar dhe per kete duhet tu jemi mirenjohes.

      Reply to this comment
  3. Ali Saliu January 5, 06:33

    E rendesishme qe kane dale mire,te dy sherim e jete te gjate se jane shume te rinj.Mbase behen pleq e tregojne perralla per niper e mbesa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*