Shqipëria në OBI, kundërshtohet vendimi i Trump për Jeruzalemin

December 13, 2017 20:16

Shqipëria në OBI, kundërshtohet vendimi i Trump për Jeruzalemin

Shqipëria mori pjesë në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që shpalli Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë hapat e saj.

 Samiti u thirr jashtë radhe nga Turqia, që mban presidencën e radhës të organizatës. Samiti ishte një kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë rol të Shteteve të Bashkuara në procesin e paqes. Vendi tregoi se është plotësisht i njëanshëm në favor të Izraelit”, tha Abbas.

“I ftoj të gjitha kombet që e vlerësojnë ligjin ndërkombëtar dhe drejtësinë, ta njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez. Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë armiqtë. Neve na lipset një zgjidhje diplomatike. Duhet t’ia ndalojnë Izraelit gllabërimin e tokës palestineze nga dita në ditë. Dhe nuk duhet t’i pranojmë politikat e sjelljen që ai na afishon përditë”, tha Erdogan.

Ftesa për këtë samit iu dërgua të gjithë kryeministrave dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të organizatës.

Burimet saktësojnë se, për shkak të urgjencës në organizimin e samitit dhe përplasjes me axhendën e udhëheqësve shqiptarë, Shqipëria u përfaqësua në nivel ambasadori.

Shqipëria është anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që prej vitit 1992. Të 57 anëtarët e organizatës, mes të cilëve edhe Shqipëria, përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbeten të angazhuar për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, me formimin e dy shteteve, dhe u kërkuan vendeve të tjera që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jeruzalemin Lindor, si kryeqytetin e tij të pushtuar.

Izraelitët e pushtuan Jeruzalemin në vitin 1967, por sovraniteti i Izraelit mbi Jeruzalemin nuk u njoh asnjëherë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat në Tel Aviv.

Sipas Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, vendimi i presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit shënon tërheqjen e Uashingtonit nga roli i tij në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

December 13, 2017 20:16
Komento

8 Komente

  1. Hajro Limaj December 13, 20:48

    Shqiperia paska marre pjese me ambasadorin tone ne Ankara ne mbledhjen e Otganizates Islamike te organizuar nga Erdogani dhe ka deklaruar qendrimin e saj kunder vendimit te Trampit per ceshtjen e Jeruzalemit.

    Kush jemi ne ?
    1.Shqiperia duhet te kishte shkeputur te gjitha marrdheniet zyrtare me Konferencen e vendeve islamike,mbasi Shqiperia eshte vend europian dhe kerkon te antaresohet ne Bashkimin Europian.Politikanet shqiptare nuk duan ta kuptojne akoma qe kjo zvarritje e hapjes se negociatave me BE dhe dhunimi i te drejtaqve te kosovareve per te levizur te lire ne Europe, sic e ka prej kohesh serbia,ka edhe arsyen e madhe qe Boten Shqiptare e shikojne si vend islamike.
    2.Si mund te behet pjese e kundershtise qeveria shqiptare ndaj vendimit te presidentit Amerikan,pavarsisht se kush eshte ,kur Shqiperine,Kosoven dhe me tej Boten Shqiptare e ka shpetuar dhe do ta shpoetoje vetem Amerika.Erdogani per qellimet e tij prej kohesh eshte ne kontrdaikta me Ameriken dhe Europen.
    Gabime shume te renda ne politiken e jashteme strategjike, e cila mund te na kushtoje shume ne te ardhmen.

    Reply to this comment
  2. toma December 13, 22:27

    SHQIPRIS ATY SJA DA GJA NDONIPERGJIGJE NDAJ PALESTINE DHE IZRAJELIT; SHQIPRIS NUK I TOKON KJO PERGJIGJE,NUK ASHT NEVENDE. ME KET PERGJIGJE SHQIPRIA PARQITETE SI SHTET I KONVERTUEM NE SHTETE ISLAMIKE,E JO SIKUR SHTET SHQIPTAR NATYRAL.POR KUSH GUTET EDHE THEN QAFEN.

    Reply to this comment
  3. toma December 13, 22:34

    SHQIPRIS ATY SJA DA GJA NDONIPERGJIGJE NDAJ PALESTINE DHE IZRAJELIT; SHQIPRIS NUK I TOKON KJO PERGJIGJE,NUK ASHT NEVENDE. ME KET PERGJIGJE SHQIPRIA PARQITETE SI SHTET I KONVERTUEM NE SHTETE ISLAMIKE,E JO SIKUR SHTET SHQIPTAR NATYRAL.POR KUSH GUTET EDHE THEN QAFEN.me ket pergjigje shqipria nuk evidenton vehte se pjes e EVROPES POR SI PJES TURKO ARABE.KY ASHT MENDIMI IME

    Reply to this comment
  4. A December 13, 23:11

    Me propozimin e SALI BERISHES dhe me kerkesen zyrtare te qeverise shqiptare ne vitin 1992 ndermjet Ministrit te Puneve te Jashtme ALFRED SERREQI eshte bere dokumenti duke shprehur deshiren qe Shqiperia te behet anetare e Organizates se Bashkepunimit Islamik.
    Pra, nuk ka gafe me te madhe per politiken shqiptare me nje ane kerkojme te jeme zyrtarisht politikisht ne Evrope dhe ne anen tjeter dalim se jemi ne vendet Arabe Islamike.
    Politika shqiptare si e SALI BERISHES dhe e EDI RAMES nuk e kane deshiren qe te jemi ne Evrope as politikisht, ekonomikisht dhe me gjere.
    Ata qe nuk na duan, atyre i bejme fresk.Prandaj jemi ne kete gjendje te mjeruar nga mireqenia dhe begatia.
    56 % e popullsise shqiptare kerkon te ikin emigracion ne Evrope, SHBA, Kanada, etj, dhe jo ne vendet arabe, islamike dhe afrikane.

    Reply to this comment
  5. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 13, 23:46

    Edi Rama me pjesmarrjen e ambsadorit ne kete palokonference islamike,vazhdon ti bjere fyllit berishovicjan,as me pak dhe as me shume.Askush nuke kishte apo ka te drejte te vendos si politike antaresimin e qendrimin e Shqiperise ne konferencen isalamike pa marre pelqimin e popullit.Rama nese nuke don ta kuptoje se nje Shqiperi mbi 30 vjet ateiste si shtet dhe e civilizuar,e laik,kurresesi nuke mund te jete ne shumice islamike,por laike dhe e cilivizuar,fatkeqesisht e marre neperkembe nga bandat kriminal-korruptive roze-blu.Ne kete konteks,.medja nuke duhet te qendroje akoma shtojce e poltikave te peshtira e antikombetare te Tiranes zrtare deri me sot,por te ngreje zerin ne mbrotje te shtetit laik,ku besimi eshte i ndare nga shteti.Mjaft eshte MJAFT.Satrapi Zog ne kulmin shumices se padijes,nxori dekret per heqjen e perceve,pra i detyroje burrat ti heqin percet grave e vajzave te tyre, “cuditerisht”pas 60 vitesh nje palo komunisto-ilamik si berisha me shoke e shoqe,nen heshtjen e medjas e futi Shqiperine pa pelqimin e shumices se popullit ne konferencen e vendeve islamike.Dhe kjo cudi akoma po vazhdon,packa se nga keto vende populli provoje vetem vuajtje,percmim,injorance dhe pushtimet shekullore,ku nen forcen e shpates,apo rendjes pas pushteteve ju diktua feja islame.O sot o kurre Shqiperia duhet te shkoje ne origjin,dhe me e pakta te mbese jasht kesaje konference islamike,pra qe qendroje shtet laik,apo i krishtere si dikure ne kohen e Mbretit e kryetrimit te krishterimit Gjergj Kastrioti.

    Reply to this comment
  6. Niku December 14, 01:50

    Na rufshi trpin me komentet tuaja o legena injorantet keni ngelur mbrapa si ne e poken e gurit… feja e shqiptarve eshte shqiptaria e ke te e ka treguar me shekuj shqiptaret nga veriu ne jug… po mire o njerez te epokes se gurit evropuanet qe sjane dakord me vendimin e tump jane islmik mysliman… thjeshte po mundohen te ndalojne gjak derdhje e luft njerez me mendime primitivesh as shqip sdini te skruani…

    Reply to this comment
  7. D O K L E A T I December 14, 04:30

    Ju lumte. Shtet dhe popull islamik me diplome.
    Kam mendua se jemi shtet dhe komb shqiptare me tri apo me teper fena.
    Tyrpi i shemullit.

    Reply to this comment
  8. Xha Sulua December 14, 07:53

    Mirë është të.mos përziejmë besimet fetare.me politikën dhe diplomacinë. Shtetivshwiptar është dhtet lsik dhe nuk i shikon çështjet nga ana subjektive dmth mbi bazacfetare. Dge kjomkuptohet mëbrastin konkret Trump ëdhtë nisur nga ana fetare në vendimin tij. Jubecdini se ai luftën kundër besimit mysliman e nisi me fushatën.për tu zgjedhur president. Ditët e fundit nxori dhe ligjin për ndalimin e llotarisë amerikane dhe ndalimin e myslimanëve për hyrje në SHBA. Në këto raste ne mënjanohemi nga vendimmarrjet me baza fetare.
    Xha Sulua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim