SHQIPERIA NE PROTESTE

Ismail Xhaferi May 20, 2014 15:49

SHQIPERIA NE PROTESTE

 Një grusht njerëz rën’ nga kali

Që PD i ve në rresht

Jo, nuk mund të përfaqësojne

“Shqipërinë në protestë”

 

Ne protestat e PD -se

I bie ne sy dhe qorrit

Jane shumica qe kane vrare

Idealet e dhjetorit

 

Ne protestat e PD-se

Ti moj Shqiperia ime

Jane ata qe te grabiten

Ne dogana e tatime

 

Ne protestat e PD-se

Shqiperi atdheu im

Ka edhe shume milardere

Qe s’durojnë varferine

 

Ne protestat e PD-se

Ata që na ulërijnë

Jan’ ata që kan’ lënë borxhe

dhe për brezat që do vijnë

 

Ne protestat e PD-se

Shpirterisht eshte dhe Nishani

Jane kasapet e Gerdecit

Eshte edhe Arben Ristani

 

Eshte edhe Arben Ristani

Per te tjerrur fjale te kota

Kush me mire se Arbeni

Mund te bleje e te vjedhe vota?

 

Ne protestat e PD -se

Nuk mungon edhe Saliu

Por me te eshte dhe Imami

Eshte edhe Fatmir Mediu

 

Ne protestat e PD-se

Ku shikon vetem krekosje

Ata qe kerkojne te ‘drejten”

Jane ne drejtesi me dosje

 

Ne protestat qe po behen

Me aq sa kam pare dhe une

Te papunet e PD- se

O jane vet’ o grate ne pune

 

Ne protestat e PD-se

Me ç’kam parë e ç’kam degjuar

Ka shumice kameleonesh

Ka dhe ndonje të mashtruar

 

“Shqiperia ne proteste”

Ca tellallve ju lodhe goja

“Shqiperia ne proteste”

Qe PD-se t’i dali boja

 

Ismail Xhaferi May 20, 2014 15:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*