Shqipëria nën dëborë, çfarë mund të vizitojmë këto ditë të ftohta

March 2, 2018 15:54

Shqipëria nën dëborë, çfarë mund të vizitojmë këto ditë të ftohta

Shpesh herë kur mendojmë për pushimet dimërore apo qoftë edhe për të pushuar në fundjavë distinacionet e para, ato më afër nesh janë Kosova apo Malit të Zi.

Në fakt për të kaluar pushimet dimërore apo qoftë dhe për të pushuar në fundjavë Shqipëria ka vende mjaft të bukura të cilat ja vlen t’i vizitoni.

Vende të tilla si Korça, Valbona, Dardha dhe Voskopoja mirëpresin vizitorë të huaj çdo vit.

Këto fshatra ofrojnë argëtim, traditë, kulturë dhe gatime tradicionale.

Lakrorët e Korçës nuk do t’i gjeni në asnjë vend tjetër ashtu si në Dardhë e Voskopojë, aty ku bashkë me motin e ftohtë rritet edhe uria për të ngrënë e provuar më shumë nga ushqimet tradicionale vendase.

Gjatë sezonit të dimrit këto dy destinacione shndërrohen në pista patinazhi dhe janë të mrekullueshme për t’u argëtuar.

Ku atmosfera është më e ngrohta pavarësisht motit të ftohtë.

Netët pranë oxhakut duke shijuar verën vendase e bisedat me miqtë do t’ju bëjnë të kaloni një kohë të mrekullueshme.

Edhe pse këto dy fshatra janë vende të vogla atmosfera në periudhën e festave është më e gjallë se në çdo vend tjetër.

e .r./dita

March 2, 2018 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim