“Shqipëria nën rrezik, rritja ekonomike do ngadalësohet, moti shkaktar”

November 8, 2018 14:34

“Shqipëria nën rrezik, rritja ekonomike do ngadalësohet, moti shkaktar”

Komisioni Europian, në përditësimin më të fundit të ecurisë së ekonomisë europiane, në kapitullin dedikuar Shqipërisë, vë theksin te fakti se, vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të ngadalësohet.

Kjo, pasi pritet që prodhimi energjetik të bjerë, duke i`u larguar niveleve të vitit aktual. Shirat e shumtë gjatë gjysmës së parë të vitit bënë që prodhimi energjetik në vendin tonë të rritej ndjeshëm.

Kjo prodhoi edhe shifra të fryra të rritjes ekonomike, që mesa duket nuk do të transmetohen dot edhe vitin e ardhshëm, sidomos në një kohë që thatësira kërcënon jo vetëm energjetikën, por edhe bilancet e qeverisë e sidomos borxhin.

Kështu, Komisioni Europian projekton një rritje ekonomike në 4.1% këtë vit, dhe 3.9% vitin e ardhshëm si dhe në 2020. Sa i përket projeksioneve të këtij viti, ato regjistrohen në rritje të ndjeshme, shkruan scan.tv

Vetëm një muaj më parë, kur publikonte raportin e ecurisë ekonomike të vendeve kandidate. Komisioni Europian fliste për një rritje ekonomike të Shqipërisë në 3.6%, ndërsa sot flet për 4.1% rritje ekonomike.

Për vitin e ardhshëm, projeksionet mbeten të pandryshuara. Në terma të përgjithshëm, Komisioni Europian nënvizon faktin se, shpenzimet familjare do të vijojnë të jenë lokomotiva e rritjes ekonomike, duke marrë shtysë edhe nga kushtet e favorshme të kreditimit, inflacioni i moderuar së bashku me rritjen e punësimit dhe rritjen e moderuar të pagave.

Kështu, paralajmërimet e vazhdueshme të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, në lidhje me varësinë e financave shqiptare nga kushtet e motit, po dalin të bazuara, duke u kthyer në realitet.

Moti, së bashku me largimin e investimeve të huaja madhore në vend, si TAP dhe Devolli, duket se do të jenë nxitësit kryesor të ngadalësim ekonomik të vendit tonë në vitet e ardhshme, nën 4%.

November 8, 2018 14:34
Komento

6 Komente

  1. Tungu November 8, 14:59

    Na rrofshi për dimër se në verë jemi vetë të zot.
    Tungu

    Reply to this comment
  2. mirel November 8, 15:44

    po po, tani e ka fajin shiu

    Reply to this comment
  3. Bardh e Zi November 8, 16:41

    Rritje ekonomike 3.9% eshte perseri shume emire. Tere bota eshte ne krize. Edhe vendet e BRIC-ut qe para disa vitesh kishin rritjen me te madhe ekonomike diku te 8%(Brazil, Russia, India, China) parashikimet e rritjes ekonomike i kane modeste 2,5-3.5%.

    Reply to this comment
    • Arben November 8, 17:56

      Ore mbush mire ti, ato koncesionet qe new thelb jane investime prej le te themi prej 50 milion euro, regjistrohen per 500 milion dhe u rregulluar shifrat. Duket qe nuk jeton ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  4. Ekonomist November 8, 20:30

    Ceshtje klime pra, u gjet shkaku i krizes ekonomike ne Shqiperi e shqiptuar si ngadalesim i rritjes ekonomike. Se ku eshte kjo rritje ekonomike, ajo mund te gjendet vetem ne shtepite e atyre qe kane perfituar koncesionet nga kjo qeveri e diskretituar keqas ne raport me pensionistet, buxhetoret, te pa punet e shtuar, borxhi publik i rritur, e per pasoje nje deshire rinore afro 80% (sipas GALLUP)per tu larguar nje ore me pare nga kjo “Rilindje” qe “paska ngadalesuar rritjen ekonomike”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*