Shqipëria nën ujë, çfarë lanë pas përmbytjet

December 1, 2017 08:51

Shqipëria nën ujë, çfarë lanë pas përmbytjet

Reshjet e dendura të shiut që nisën mëngjesin e ditës së enjte përfshinë gjithë Shqipërinë në një situatë emergjente dhe kaotike. Duket sikur gjithçka i ngjan një vendi që sapo ka shpëtuar nga një uragan.

Si pasojë e përmbytjeve dhe bllokimit të rrugës njerëzit braktisën makinat dhe u evakuan nga Forcat e Ushtrisë.

Aksi rrugor Kardhiq -Gjirokaster kalohet me veshtirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Krujë-Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria ne Fushë-Krujë ka dalë lumi në rrugë.

Te dyja krahët e autostradës Tiranë- Durrës janë të pa kalueshme.

Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Edhe zjarrfikësja që shkoi t’i shpëtonte banorët ka mbetur e bllokuar në ujë. Mësohet se niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Forcat e Armatosura kanë mundur të shpëtojnë të bllokuarit dhe punonjësit e zjarrfikëses.

Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 4 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje kanë shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollcaku.

Në terren ka dalë dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Banorët janë akomoduar në qendrën shëndetësore të forcës tokësore në Zall Herr, ndërkohë që të moshuarve po u ofrohet ndihma mjekësore.

Që prej pasdites së djeshme situata u paraqit tepër problematike tek City Park, ku të bllokuar mbetën shumë qytetarë, mes tyre dhe fëmijë. Niveli i ujit në këtë zonë ishte shumë i madh, aq sa në autostradën Tiranë-Durrës disa përdorën si mjet udhëtimi edhe gomone.

Për shkak të përmbytjes së nënstacionit të Kasharit autostrada ka mbetur pa energji elektrike.

Gjendja nga përmbytjet e shkaktuara nga rreshjet vijon të jetë shumë e rënduar.

Janë pa energji elektrike 71.000 banorë.

Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.

Në aeroportin e Rinasit janë ndërprerë fluturimet.

Më poshtë janë disa pamje që tregojnë situatën në vend:

 

December 1, 2017 08:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*