Shqipëria nën ujë, Ministria e Brendshme tregon hartën e përmbytjeve

November 18, 2014 23:05

Shqipëria nën ujë, Ministria e Brendshme tregon hartën e përmbytjeve

Ministria e Punëve të Brendshme është duke ndjekur nga afër situatën e krijuar për shkak të reshjeve të shumta që po bien aktualisht në pjesën më të madhe të vendit, si dhe duke koordinuar masat për të evituar ngjarje të rënda për jetën e qytetarëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka urdhëruar mbledhjen e menjëhershme të shtabeve të emergjencës në të gjitha qarqet e vendit.

Drejtoria Operacionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme po mban kontakte të vazhdueshme me të gjithë institucionet përgjegjëse dhe forcat operacionale për koordinimin e veprimeve në normalizimin e situatës.

Janë vënë në gadishmëri repartet e Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë në rrethet Tiranë, Shkodër, Fier, si dhe efektivët e repartit RENEA. Po vlerësohet rast pas rasti situata në vend, për të ndërhyrë dhe për të dhënë ndihmën e duhur ndaj personave dhe familjeve në rrezik.

 

Situata në të gjithë vendin paraqitet si më poshtë:

QARKU LEZHË

qarkun e Lezhës vazhdojnë reshjet por me intesitet të ulët.

Në Nënstacionin e Lezhës po punojnë 5 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë ardhur nga Shkodra dhe Tirana në ndihmë të zjarrfikësve të Lezhës dhe po punojnë për largimin e ujrave. Në nënstacion niveli i ujrave është rreth 0,80 m.

Gjithashtu në Nënstacion po punojnë edhe punonjësit me mjete nga OST, të cilët po kontrollojnë paisjet e Nënstacionit për ti vënë në gadishmëri, pas largimit të ujit.

Në Nënstacion kanë shkuar edhe Prefekti i Lezhës dhe Shkodrës të cilët kanë mbledhur bashkërisht të dy komisionet e emergjencave të qarqeve me të gjithë punonjësit e administratësa dhe forca nga Ndërmarrjet Rajonale që funksionojnë në territoret e qarqeve.

komunat Balldren, Blinisht, Shëngjin, aktualisht reshjet kanë intensitet të dobët, por vihen re prezencë e ujit në nivelet 30- 50 cm në një pjesë të mirë të zonave.

qytetin e Rëshenit për shkak të daljes së ujrave të lumit Fan, ka përmbytje në 5 banesa dhe 1 banesë në qytetin e Rubikut. Sipas informacioneve të tanishme reshjet kanë pushuar dhe ujrat e lumit po ulen. Kryetarët e komunave kanë mbledhur Komisionet e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, të cilët po analizojnë situatën e krijuar dhe po marrin masat për përballimin e gjendjes.

QARKU TIRANË

Në bashkinë e Tiranës ka probleme në disa zona të qytetit.

Njësia nr.1: Në rrugët “Ali Demi”, “Shemsi Haka”, te ura e Poligrafikut ka përmbytje për shkak të daljes së ujrave nga shtrati i Lanës.

Njësia nr.2: Rruga “Gramos Pashko” dhe zona e “Qytetit Studenti” kanë përmbytje dhe ujrat janë futur në disa banesa.

Njësia nr.3: Në “Kodrën e Priftit”, në “Rrugën e Kokonozve”, rruga “Bardhyl”, rruga “Qemal Stafa” ka probleme nga dalja e ujrave sipërfaqësore.

Njësia nr.4: Tek Bregu i Lumit, në Allias, për shkak të daljes nga shtrati të lumit të Tiranës ka përmbytje në disa banesa dhe në rrugët sekondare në mes pallateve.

Njësia nr.5: Në rrugën “Sami Frashëri”, rrugën “Komuna e Parisit” dhe rrugën “Medar Shtylla” ka dalje të ujrave sipërfaqësore për shkak të rrjedhjes nga kodra e Diellit.

Njësia nr.6: Ka përmbytje gjithë lagjja “Shaban Bardhoshi” sepse ujrat e kanalit kullues kanë dalë jashtë shtratit.

Njësia nr.9: Rruga “Don Bosko” ka përmbytje, pasi ka dalje ujrash nga mospërballimi i tyre prej kanaleve ekzistuese.

Qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Korça, Fieri, Vlorë, dhe Gjirokastër nuk kanë problem me reshjet e shiut.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara nga rreshjet e shumta, që të evitojnë daljen nga banesat e tyre, apo udhëtimet në akset rrugore dhe për çdo rast rreziku të njoftojnë menjëherë në sallat operative të policisë, në numrin 129.

November 18, 2014 23:05
Komento

3 Komente

  1. anon November 19, 00:23

    Nje arsye qe e ben me keq situaten eshte bllokimi i pusetave nga vjedhja e kapakeve dhe plehrat e shumta qe hedhin njerezit ne rruge dhe qe eventualisht gjejne rrugen brenda pusetave dhe me pas i bllokojne.

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" November 19, 12:08

    Mos edhe Zoti e ka patur frike Enverin, qe sna permbyste?, se nuk ka mundesi.

    Reply to this comment
    • info analitike November 19, 17:31

      Permbyste, permbyste edhe atehere po enveri ishte i fiksuar pas sukseseve dhe tejkalimit te planit dhe nuk i pelqenin keto pamjet me permbytje. Atehere shkonim nga fitorja ne fitore me barkun bosh e me kembet ne lluce.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*