Shqipëria mbetet pa trajner, De Biazi: Iki që sot

June 14, 2017 11:18

Shqipëria mbetet pa trajner, De Biazi: Iki që sot

Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.

Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Që nga dita sotme nuk jam më trajner i Kombëtares Shqiptare. Dëshiroj të theksoj se që nga dita e sotme do të largohem nga drejtimi skuadrës përfaqësuese duke mos pasur një ekip me të cilin të punoj. Po largohem me shumë vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka mbaruar.

Falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillim e projektit të Shqipërisë që na çoi në rangun e 22 të FIFA-s”, tha De Biazi para gazetarëve.

June 14, 2017 11:18
Komento

11 Komente

  1. Djali tjeter June 14, 11:35

    Po pse mer djalë?

    Reply to this comment
  2. Zak June 14, 11:39

    Turp per ne qe nje trajner si Z. de Biasi e largojme keshtu. Eshte Ai qe e pruri ekipin tone ne keto stade te paarritura me pare. Shpresoj qe Z. de Biasi mos ti perfshi te gjithe shqiptaret nen etiketimin “mosmirnjohjes”. Eshte FSHF ajo qe duhet te mbaje ngarkesen e “mosmirnjohjes”.

    Reply to this comment
    • TLN June 14, 18:49

      Kush e largoi mor zoteri? Ai po ik per te bere me shume para dhe per me shume fame. Shqiperia nuk ka mundesi ti ofroje asnje nga te dyja. Faleminderit per gjithcka ka bere per ne ,por nuk ka njeri te pazevendesueshem ne kete bote.

      Reply to this comment
  3. Remi June 14, 12:47

    Nuk te lene plehrat rehat problemi eshte qe Shqiperia nuk duhet te shkoje ne Rusi keshtu qe ti duhet te ikesh dhe te zevendesoje ndonje nga ata qe hiqet si patriot por qe shet ndeshjet ju flm per sa bete per ne

    Reply to this comment
  4. demo June 14, 14:28

    De Biazi per ne eshte hero kombetar.Kurre s`ka per te arritur kombetarja shqiptare ne arenat Evropjane dhe boterore.Kaluam lumin,te dhjefsha kalin De Biasi!

    Reply to this comment
  5. betixho June 14, 15:04

    Faleminderit Z.De BIAZI,na ke frymëzuar dhe na ke dhënë besimin në veten tonë.Ju do mbeteni në historinë e futbollit dhe tifozëve shqiptarë si një lartësi rekord,i cili vështirë të arrihet.
    Gjithmonë para çdo aksioni të nivelit europian të gjithë ne,do ngremë kokèn lart dhe do shohim stekën me figurën madhështore dhe frymëzuese të XHANI DE BIAZIT.
    Ne jemi mikpritës,i nderojmë e respektojmë të huajt,e kemi në traditën tonë shqiptare,por si individualistë që jemi,e zbulojmë veten që ngutemi dhe lëshojmë fjalë pa i peshuar mirë,nuk jemi pra,uniformisht të sjellshëm,por dije, populli nuk do të të harrojë kurrë,dhe futbollistët që kanë kapur majat me JU në krye,vështirë të mos ju kenë simbolin e tyre.
    Përshëndetje Traineri Shqiptar XHANI DE BIAZI,ju urojmë lavdi ngado që të punoni,ktheu të vëndi ynë i bukur dhe te populli ynë mikpritës.

    Reply to this comment
  6. Arben June 14, 16:22

    SHUME MIRE BERI QE U LARGUA.

    DERISA KISHTE VENDOSUR TE MOS ISHTE ME SKUADREN NE BOTEROR, ATEHERE BERI SHUME MIRE QE I HAPI RRUGEN TRAJNERIT TE RI.

    Reply to this comment
  7. dennis June 14, 16:33

    ok arben mire e the por me duhet te shtoj se eshte trajneri me i mire i gjithe koherave per kuq e zinjte faleminderit debiazi

    Reply to this comment
  8. Lili June 14, 18:49

    Turp per fshf qe sillet keshtu me nje trajner qe na dha aq shume.
    Thank you De Biasi and goog luck.

    Reply to this comment
  9. Beni June 14, 20:20

    Kombetaren tani besojani atij Lucit xhelozit nga Shkodra se filloi nga intervistat kunder De Biazit. Xhelozia e te paaftit. Po pse o Luc i Shkodres, ti duhej ta drejtoje Kombetaren ??
    Po ti dy here ke lujt per kombetaren tone atehere se nuk te grumbullonte njeri, apo ke qene ne Shkoder si Ferit Ragami ?
    Kush je ti mor zoteri ? Cfare meritash ke dhe kush te njeh ???

    Reply to this comment
  10. Mark uk June 17, 09:41

    ARBEN:Jam i sigurt se te ishte turk nuk do i thoje kto fjale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*