Shtatë teknicienët dolën kockë e fortë!
Nga Arkiva
Krejt pa qeverisje,
e latë Shqipërinë,
se Kryeministri,
s’mbledh dot qeverinë!
Jo-nuk mblidhet dot,
qeveria ime,
edhe po s’u mblodh,
nuk merr dot vendime!
Vazhdojnë dëgjesat,
pas testit zgjedhor,
për të vrarë kohën,
deri në Shtator!
Ramës-teknicienët,
i mbetën në duar,
Shqipëria është,
e paralizuar!
Është kohë rrumpalle,
askush nuk punon,
tek Kryeministri,
askush s’raporton!
Shtatë teknicienët,
dolën kockë e fortë,
rrinë për të shkruar,
vetëm një raport!
Duket qartë që janë,
një tufë me idiotë,
një muaj-raportin,
nuk e shkruajnë dot!
Marrin rrogën kot,
ç’vete-more ç’vete,
shtatë teknicienë,
dhe shtatë kabinete!
Po qëllimi i tyre,
nga ne është kuptuar,
rrinë që Edi Ramën,
krejt për ta bllokuar!
Edhe LSI-ja,
s’e dorëzon kurorën,
dhe pse opozitë,
partinë e nxorën!
Kryemadhi s’mbahet,
Ramën shaj e shaj,
dhe pse ka akoma,
ministrat e saj!
Rama dhe Monika,
kur mllefi i zë,
ministrat e tyre,
shajnë ç’ke me të!
Dhe tri-katër ditë,
dhe vemi në Gusht,
po aty dorëheqjen,
nuk po jep askush!
Asnjë nuk dorëzohet,
nga bijtë e Katundit,
sa t’i marrin shtetit,
qindarkën e fundit!
S’ikin teknicienët,
s’ikën LSI-ja,
pincë pas karrikes,
i mban babëzia!
Mbushur kabineti,
zagaré e kulishë,
e patë Karabinën,
çfarë niveli kish?!
Injorancë e saj,
grada sipërore,
e bën çdo gomar,
me gradë shkencore!
O Kryeministër,
bëj-mor ndonjë gjë,
se këto ditë ikin,
dhe nuk kthehen më!
Mos pusho nga puna,
një drejtor të shkretë,
po pastro llumnajën,
që ke në Kabinet!
Pastroje llumnajën,
që na bëri pis,
zhblloko qeverisjen,
edhe qeveris!
A.Duka
Aaaaaaaa….
Bejtexhi ! Mos na e shaj Ramen.
Lere te mendohet, kushedi, mbase na ben ndonje marreveshje tjeter ?
Se per marreveshje Ramen e kemi ;
E gjeç, nga mos e pandeçt !
Bejtexhi djali ! Njehere e nje kohe andej nga
anet e tua e te mia bashke, thuhej ;
Çoç e pandyem ?
“Shqipëria një vend i paralizuar. Totalisht pa qeverisje!”
ke të drejtë beno,por mos harro se ka shumë humor!!
duhet të festojmë për fitoren,duhet me shku katun më katun me ju mbush mëndjen njerëzve që të drejtojnë qeverinë!do tu mbushim mëndjen të bashkëqeverisim!
kjo është e rëndësishme për “samaritanin”rama!!
ps:besoj se e ke parasysh se ç’përfaqëson emërtimi “samaritani”në mashtrim!?