“Shqipëria nuk bëhet. Të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”

January 7, 2018 09:56

“Shqipëria nuk bëhet. Të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”

Faik Konica njihet për gjuhën e tij të ashpër, si edhe për lëvizjet skajore në politikë, motivuar shpesh nga nevojat financiare.

Letra e mëposhtme botuar nga DITA i përket Arkivit të Vjenës dhe mban datën 21 Nëntor 1897.

Konica i shkruan i dëshpëruar kolegut të tij Visarion Dodani me të cilin ka korrespodecë të vijueshme.

Konica ishte botues dhe drejtues i revistës “Albania”, Dodani botues dhe drejtues i revistës “Shqipëria”.

“Shqipëria nuk bëhet – shkruan me revoltë Konica – të pasurit nuk ndihmojnë, të varfërit nuk punojnë”.

 

Bruksel, 21 Noèmbre 1897

I dashur vëlla Dodani,

Këndova me gas letrën tënde të dashur. Më pyet pse ndënja aqë kohë pa u shkruar? Shkaku është se kam qënë në shumë trubullime. Me të vërtet kunjtoj tani se të huajtë paskan të drejtë: Shqiptarët s’janë të zotërit të marin lirimin e tyre. Robër të poshtër nga 500 vjet e më shumë, robër për jetë do të mbeten. Unë faqeza t’a them: s’kam shpresë të bëhet kurë gjëkafshë, jam sigur se të gjith ata që mendohen pakë, në mëndje t’ime janë. Që të kishim shpresa, duhej shqiptarët sot të kishin në një mijë vende komitete të shëndosha, të kishin propagandistë për të vajtur pshat më pshat nëpër tërë Shqipërinë, të kishin ditëtore dhe fleta në tërë viset e Evropës. Po s’kanë as gjëkafshë!

500 vjet robëri nuk i tundi pakë. Të pasurit s’ndihnë, të papasurit s’punojnë. Ç’presim ahere? Për letrat ke të drejtë, por unë kam aqë mëkat për të shtypur fletët me ndihmën e tyreve të Stambollit; si t’a nxjer kur t’i zëmëronj edhe ata? Andaj punën e letrave do t’a lëshonj ende ca kohë, pastaj të hapim një “discussion”.

Të përqafonj vëllazërisht dhe mbetem vëllaj yt.

Konitza

b.m. / dita

(foto kryesore, 10 maj 1939 në Uashington. Faik Konica, i pari majtas)

January 7, 2018 09:56
Komento

17 Komente

  1. ou April 19, 20:23

    shume po ja rrisni bishtin ketij beu…

    shume pessimist….shume mallkues per popullin e tij qe ishte 95 perqind analfabet….

    kalojme ne 1944-45..

    atehere duhet te shpallim enverin hero kombetar qe I futi ne pune te gjithe:

    fukarenjve ju gjeti pune dhe I dha ndonje liber

    kurse te pasurve ja mori pasurine dhe I futi ne rrjesht me te” varferit”

    kalojme pas 1991.

    ka arritur qe qenia e qenes se qenit berishe nje morracak viqidoli….te kete disa qena qe shpenzojme me shume se te gjithe jetimet e 21 janarit

    qenia Argite..e ka vilen ne Lalez me te madhe se e TRAMPI ne amerike…dhe kurrkush nuk ka guxim ta thote dhe jo me ta filmoje

    Reply to this comment
  2. Sic ka vajtur do te vere April 20, 01:06

    Akoma nuk u te paska zbritur Beu nga shpina ty o OU?!
    Po si ka mundesi o Njeri, qe tu rendka akoma Faik Beu, kur ke mbajtur ne kurrin e mendjes e te shpirtit tend Te Plote-fuqishmin e Komunareve te Kuq?!
    Si ka mundesi qe edhe sot e kesaj dite, ke mbetur aq i pandriçuar sa nuk e kupton se Faiku flet ne emrin tend, per ty dhe vetem per ty o Njeri?!
    Dmth, nese nuk t’i ka lidhur duart e mendjes Zoti, e s’di e s’je gati te besh asgje, te besh nje fare pune, se te gjitha punet te nderuara jane, pra nese nuk ushqehesh dot e s’ben dot prolopi per veten e te tute,
    dhe nese nuk reagon fare ndaj atyre qe te vjedhin e te rrjepin e te lene te varfer, pra nese nuk je vete njeri nga ata qe nuk te dhimben fare ata poshte teje qe punojne por nuk paguhen, lodhen por nuk shperblehen,

    atehere, si te behet Shqiperia?!

    Kete thote Faiku Konica, kete qe s’ta tha as berisha, as Nanoja, as Majkua, as Ilir Meta dhe s’ka ndermend ta thote as Edi Rama, se te tere vjedhin dhe nuk te japin as pune ty, per te provuar nese e meriton bodecin e Faik Beut apo jo?!

    Reply to this comment
    • tu thafte goja beu yne April 20, 21:31

      nqs peshojme pluset me minuset e ketij fare beu qe shiti bucen te Zogomari ahmet…eshte person negative….thjesht nje lloj beu si ai I selanikut

      Këto qenë fjalët e fundit të beut mut-e-sari.f të
      Seresit! Duartë u përpoqnë fort, anëtarët u lëshuanë
      të ngjatjetojnë bejnë… Zëmëra më qante dhe thashë
      me vehten time:

      — T’u thaftë goja, more beu ynë!

      Të plastë koka more beu ynë!

      Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!
      Qënke veshgjatë, more beu ynë!

      Qënke turk, more
      beu ynë! Qënke xhonturk, more beu ynë! Ndë Klub të
      Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpë-
      tojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë. Pse s’fole
      një fjalë dhe për Shqipërinë? Pse? Apo s’keshe se ç’të
      thoshe? Apo t’erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan
      mut-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s’tu tha
      gjuha ndë gojë?…

      ky as sa nje bole e fan nolit nuk ishte….vetem gerrices

      Reply to this comment
  3. red por jo i kuq April 20, 09:54

    Konica po te ishte sot do ishte me LSI-ne 🙂
    E paska mbushur letren me “o vlla” 🙂

    Reply to this comment
  4. Gani Usa April 20, 09:58

    Nese lexohet leterkembimi i Konices Vepra 4 e Veprave te tij te mbledhura nga profesor Nasho Jorgaqi qe shkruan ne gazeten tuaj te nderuar mesohet se Konica
    1- Ish nje mendimtar i thelle
    2 – ish njeri egocentrik
    3 – Ishte shume i dhene pas parase. Shumica e letrave qe gjenden ne arkivat per te, jane kerkesa qe ky u bente te kamurve per ti derguar franga per gazeten.
    Lexojini dhe do me jepni te drejte

    Reply to this comment
    • Ana April 20, 09:59

      E vertete.
      Mania per parate qe nukni dilnin kurre e beri ne fund te jetes te bente gabimin fatal: Te niste te levdonte satrapin ZOG.
      Gjithe inteletualet e Shqiperise keshtu kane qene me.ndonje perjashtim te rralle: Per poste dhe leke ahesin shpirtin dhe interesin publik

      Reply to this comment
  5. Edi April 20, 14:55

    Ky vetëm ankesa ka se për vete nuk i pamë të bënte ndonjë gjë që të linte përshtypje në popull.

    Reply to this comment
  6. k January 7, 14:07

    Thënie profetike.Mbart një vërtetësi dhe realizëm të vërtetuar nga koha.Eshtë aq e goditur sikur e ka shkruar sot.Shqiptarët kanë mbetur njëlloj,bile janë theksuar nga
    mosha difekte gjenetike të pakorrigjueshme. Paftyrësi korrupsion,hajdutëri banditeske për tu pasuruar dhe për të përbuzur pjesën që ka ngelur e varfër ngaqë nuk ishte në parlament dhe nuk bënte pjesë në bashibozukët dhe servilat e klaneve bastarde të saliut.

    Reply to this comment
  7. Monika hajdute me cizme January 7, 14:09

    Po te ishte gjalle sot,cmendim do te kishte per familjen saliserbit,po per familjen e ilirfloririt qe e ka kthyer Shqiperin ne cifligun e familjes dhe gjun me cizme.
    Po per gjith keta hajdut brek grisur qe jane kthyer ne milioner.
    Po per keta qe zaptuan tokat e bejlereve dhe bejleret na kthyen ne brek dhjer….

    Reply to this comment
  8. Dhimbia e madhe Popull January 7, 14:38

    Me komentin -“T’u thafte goja more beu Yne” te jemi e them qe te mesojme dhe gjuhen e Konices,kur rri pas Nolit.
    Komentuesit e me siperm ia bejne autopsine.Ne ti marim te mirat e tij e te leme te keqiat qe i ka pasur jo te vogla dhe i sollen fundin e tij si e dime.
    Ana,e ka ven piken mire mbi “I”.
    Ne kete 550 vjetor qe po kremtojme,ti shoshitim mire punet qe do te bejme…
    Kjo eshte ceshtia..E bejme dot?!
    Janari ka mjaft dite perkujtimore ti shfrytezojme ato,per bema atdhetare.
    Me atdheun Per ATDHEUN !
    Kjo thenia e ti,”Shqiperia nuk behet”duhet plotesuar me tog fjaleshin…Me keta qe na sorollasin… .Po shqiperia do BEHET ..
    duan apo nuk duaj”bejleret”moderne.
    Dhimbia e Madhe D.

    Reply to this comment
  9. Adih January 7, 16:00

    I madjhi Konica thote : Te pasurit nuk ndihmojne te varferit ..Po nuk permend vjedhje ,natyrisht nuk ekzistonin ne ato kohera , e se po te rronte ai sot ,do tmerroheshe , . Por sot te dashur vellezer shqiptare ,pabuksat politikane te ketij tranzicioni alla bolshevik ,kane vjedhur shqiperine , popullin e tyre me brutalitetin fshatarak .e me te pa skruptull …Ku dje me breke te grisura te pa arnuara ,e sot miliona nepr banka ne volute, vila e hotele me pishina shume milioneshe ne bregdet e gjithandej dhe jashte shtetit shqiptar .. Prandaj , kishte te drejte i madhi dhe patrioti e me ideale Konica ,ku e permend ,nivelin medioker te popullit shqiptar ,ku fatkeqesisht ,nuk di te kerkoje te drejtat e tij ,pervec ekonomise ,por mbi te gjitha ,dinjitetin , qe politikanet bandite komuniste te sotem ,ja kane rrezuar me brutalitet per toke ,Tamam si nje qen i ngordhur pa zot . . PADISKUTUM: ,Ne jemi vete fajtore si popull ..Mire tna behet e pake e kemi . !!!!..

    Reply to this comment
  10. konti sbalta January 7, 16:39

    Mire thone komentusit !se ky beu i Konices duke u krekosur neper bote me paret e shqiptreve paguhej se Zogu e paguante mire per tu dukur si i kohes me gjithse nga mendja te dy ishin anadollak .Po te ishte se i dhimbsej vendi , ai kishte rastin ti bashkohej Nolit ne perpjekjen per tendertuar vendin e per ta bere pjese te Europes ,por qendroi menjane qe te mos prishej me Zogun.Te pakten Noli e beri nje perpjekje per ta bere shtetin modern shqiptar , prandaj edhe qendron edhe shume me larte se Faik Konica , i cili me cinizmin e tij te neveritshem vetem sa ka xhvatur nga ky vend e nga ky popull dhe asgje nuk i kadhene. Per aq sa eshte bere deri me sot per Faik Konicen eshte teper, sepse ai nuk meriton me shume.

    Reply to this comment
  11. konti sbalta January 7, 16:42

    Mire thone komentusit !se ky beu i Konices duke u krekosur neper bote me paret e shqiptreve paguhej se Zogu e paguante mire per tu dukur si i kohes me gjithse nga mendja te dy ishin anadollak .Po te ishte se i dhimbsej vendi , ai kishte rastin ti bashkohej Nolit ne perpjekjen per te ndertuar vendin e per ta bere pjese te Europes ,por qendroi menjane qe te mos prishej me Zogun.Te pakten Noli e beri nje perpjekje per ta bere shtetin modern shqiptar , prandaj edhe qendron edhe shume me larte se Faik Konica , i cili me cinizmin e tij te neveritshem vetem sa ka xhvatur nga ky vend e nga ky popull dhe asgje nuk i ka dhene. Per aq sa eshte bere deri me sot per Faik Konicen eshte teper, sepse ai nuk meriton me shume.

    Reply to this comment
  12. konti sbalta January 7, 16:50

    Mire thone komentusit !se ky beu i Konices duke u krekosur neper bote me paret e shqiptreve paguhej se Zogu e paguante mire per tu dukur si i kohes me gjithse nga mendja te dy ishin anadollak .Po te ishte se i dhimbsej vendi , ai kishte rastin ti bashkohej Nolit ne perpjekjen per te ndertuar vendin e per ta bere pjese te Europes ,por qendroi menjane qe te mos prishej me Zogun.Te pakten Noli e beri nje perpjekje per ta bere shtetin modern shqiptar , prandaj edhe qendron edhe shume me larte se Faik Konica , i cili me cinizmin e tij te neveritshem vetem sa ka xhvatur nga ky vend e nga ky popull dhe asgje nuk i ka dhene. Per aq sa eshte bere deri me sot per Faik Konicen eshte teper, sepse ai nuk meriton me shume. Edi Rama qe e shpall vehten si nxenes te Nolit e Konices ; ndoshta pelqen gjuhen e Konices dhe mpretesine e Nolit. Por gjuha e Konices eshte e hidhur dhe nuk mund te perdoret ne cdo vend ashtu sic ben Kryeministri yne !

    Reply to this comment
  13. Konti Sbalta January 8, 16:43

    Ky beu i Konices me parat e popullit te varfer shetiste neper bote e krekosej neper hotele e kafanet me emer ne biseda me “diplomate “se ne kete post e vendosi miku i tij “beu”i Matit Ahmet Zogu dhe si dy bejlere “me emer”, duke e cur ne gjurmet e Esat Pashes ata nuk bene asgje per vendin e popullin e tyre ,Por pasi e xhvaten dhe e shiten edhe e shane dhe e braktisen!

    Reply to this comment
  14. Konti Sbalta January 8, 16:44

    Ky beu i Konices me parat e popullit te varfer shetiste neper bote e krekosej neper hotele e kafenet me emer ne biseda me “diplomate “se ne kete post e vendosi miku i tij “beu”i Matit Ahmet Zogu dhe si dy bejlere “me emer”, duke e cur ne gjurmet e Esat Pashes ata nuk bene asgje per vendin e popullin e tyre ,Por pasi e xhvaten dhe e shiten edhe e shane dhe e braktisen!

    Reply to this comment
  15. Labi 100% January 8, 23:52

    Beu i Konices…sic e quajne disa ka pasur shume te drejte. ..te dal njeri sot dhe te me thote se filan biznesmen apo filantrop shqiptare ka dhene dicka per interes te Shqiperise. ..asnje! !! Biles e shohin Shqiperine si lope per ta mjele e rjepur. . Ne itali nje biznesmen dha 10 milion € per mirembajtjen e koloseut ne Shqiperi sul Shehu i nxori themelin monumentit te pavarsia ne Vlorè dhe nuk jep 30 mij € per ta pastruar njehere te vetme. ….ja Pra ke ta jane pasaniket shqiptare…Sa per fukarenjte them se nuk qendron. ..punojne dhe come ne shtepi 2kg fasule dhe 2 kg buk ne dite..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*