“Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë”

November 20, 2017 11:18

“Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë”

Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa bashkitë, tha nga Mirdita Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin.

Ajo garantoi se BE do ta mbështesë Mirditën jo vetëm me grande, por që të ketë dhe kapacitet e duhura për të marrë fonde nga Bashkimi Europian.

“Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive. Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë me prioritet për Bashkinë tuaj dhe t’ju ndihmojmë jo vetëm me grande, por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së. Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto institucione janë fuqia themelore e një shteti”, tha Vlahutin.

Këndi i Bashkimit Europian do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët, bizneset dhe organizatat e Shoqërisë Civile për informacion, orientim dhe akses në programet e projektet që financohen nga Bashkimi Europian në fusha të ndryshme.

November 20, 2017 11:18
Komento

1 Koment

  1. Social Rilindasi November 20, 12:02

    Shqiperia nuk mund te zhvillohet pa Bashkite!
    Fjale me te zgjuar se kjo nuk ka thene askush tjeter nga bota. Si lume ne qe e kemi kete Romen a si e ka emrin por ama pash zotin i blete gjithe ate vile 1 milion e 600 mije Euro ne Rolling Hills e po tregoheni kurrnace ti blini nje kreher te krehe koken…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*