Lufta kundër trafikimit njerëzor, Shqipëria nuk përmbush standardet

June 28, 2018 21:32

Lufta kundër trafikimit njerëzor, Shqipëria nuk përmbush standardet

 

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar të enjten raportin për trafikimin e qenieve njerëzore, ku Shqipëria futet në vendet që nuk kanë përmbushur standardet minimale për parandalimin e trafikimit.

“Qeveria shqiptare nuk ka përmbushur standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore, por po bën përpjekje të rëndësishme për të arritur këtë synim”, lexohet në raport.

Raporti vë në dukje se janë disa sektorë kyç për të cilat qeveria nuk i ka plotësuar standardet minimale.

Qeveria vazhdon t’i ndëshkojë viktimat e trafikimit për shkelje ligjore, pasojë e drejtpërdrejtë e faktit që viktimat janë detyruar t’i nënshtrohen trafikimit.

Qeveria ka raportuar më pak raste ndjekjesh penale e dënimesh dhe autoritetet vazhdojnë t’i ndjekin penalisht disa trafikantë nën akuza më të lehta, siç është ajo për shfrytëzim prostitucioni.

Qeveria ka vonuar financimin e strehëve të sigurta të drejtuara nga OJQ-të dhe hetimet e ndjekjet penale nuk i ka bërë vazhdimisht duke u nisur nga parimi që në qendër të tyre të jetë viktima.

Policia, thuhet në raport, jo gjithmonë i identifikon viktimat e trafikut mes individëve të përfshirë në prostitucion.

Sikurse është thënë në raportet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore që nga viti 2014, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar, sidomos gjatë sezonit turistik, thuhet në raport. Trafikantët përdorin premtime të rreme, siç janë martesa, apo vendet e punës, për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik. Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për rekrutimin e viktimave.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që t’i përjashtojë viktimat nga ndëshkimi për shkelje ligjore, kur shkeljet janë rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit, sidomos për viktimat e trafikut seksual, të cilat shfrytëzohen për prostitucion; të vazhdojë të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe dënojë trafikantët, përfshirë zyrtarët e implikuar në trafikim; të trajnojë hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit për identifikimin e viktimave; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore, duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve; të zgjerojë trajnimin e prokurorëve të përfshirë në çështje që merren me viktimat – dëshmitarë; të shtojë fondet për Organizatat Jo-qeveritare që strehojnë viktimat, dhe të rrisë numrin e punonjësve në këto strehë; të rrisë mundësitë e policisë kufitare dhe të shtojë përpjekjet për të kapur që herët shenja për fëmijë të trafikuar; të miratojë një plan mbarëkombëtar, për të cilin të ofrojë burimet e nevojshme financiare.

o.j/dita

June 28, 2018 21:32
Komento

4 Komente

  1. info analitike June 28, 22:33

    Ore po shoku Lu Peshkatari pse nuk na tha gje neve?

    Reply to this comment
  2. Likuid June 28, 22:59

    Qeveria nuk merret fare me kete fushe se nuk ka interes dhe nuk ndikon ne imazhin e saj.
    Po keshtu qeveria nuk merret fare me fenomenin kriminal te gjakmarrjes , qe eshte shume here me tragjik se ai i trafikimit.
    Rama nuk jeton me realitetin e vendit dhe e ka shkeputur administraten shteterore nga hallet e popullit.
    Per rrjedhoje as perendimi nuk e njeh fare gjendjen reale pervec raporteve mashtruese qe u jep qeveria.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 29, 08:03

    Ore po shoku Lu peshkatari pse nuk na tha asgje neve. Trafikun e qenieve njerezore dhe mbjelljen e trafikun e hashashit e ka pasur ca te veshtire qe ta dalloje shoku Lu Peshkatari se kishte gjyslyke “made in Soros”.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi June 29, 12:54

    Ne se nuk ndihen reformat, sigurisht qe nuk ka per te patur date te caktuar ne hapjen e bisedimeve. Europa tani na njeh mire, dhe ajo kerkon rezultate konkrete, nje nga te cilat eshte psh: arrestimin e derrave te medhenj te politikes, qe kane futur duart ne xhepat e shqiptareve gjate gjithe 30 viteve te fundit. Keta kane emra te “rende”, dha jane Berisha, Mediu, Basha, Meta, Angjeli, Ruli, dhe plot te tjere, te cilet duhej te ishin me kohe ne biruce, por jane mbrojtur fort, pasi kane patur pushtet, i cili ka qene njesh me sistemin e ashtuquajtur te drejtesise. Po nuk u realizuan te pakten keto, dyert do jene gjithnje te mbyllura, dhe shqiptaret do vazhdojne te vuajne, duke i mbajtur keta specie gjithnje ne kurriz!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim