Shqipëria përballë Kosovës për Europianin

December 11, 2018 15:16

Shqipëria përballë Kosovës për Europianin

Më në fund Shqipëria përballë Kosovës në kualifikueset e një eventi kontinental. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve. Shorti i hedhur sot e vendosi Shqipërinë në grupin 3 përballë kombëtares tjetër shqiptare.

Në grup bëjnë pjesë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra. Në eliminatoret e fundit kombëtarja e Alban Bushit grumbulloi 7 pikë dhe shënoi 9 gola.

Ndërsa Kosova mori 12 pikë në 10 ndeshje. Skuadra fituese e grupit kualifikohet për në fazën finale.

8 skuadrat e vendeve të dyta që kanë më shumë pikë do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar edhe 4 kombëtaret e tjera që shkojnë në finale. Kualifikueset e Europianit do të nisin në 18 dhe 20 Mars.

 

o.j/dita

December 11, 2018 15:16
Komento

1 Koment

  1. Dash December 11, 17:54

    Nuk eshte pa qellim….per te evituar telashe me tutje eleminojne njeren..(ata mendojne se eleminohet Kosova dhe aty eshte qellimi, ,po seshte e thene….)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim