Shqipëria përfiton 14 mln $ nga SHBA për sigurinë dhe paqen në 2017

March 28, 2016 08:55

Shqipëria përfiton 14 mln $ nga SHBA për sigurinë dhe paqen në 2017

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara mbështesin me ndihma rreth 100 shtete në botë, me miliarda dollarë.

Sipas statistikave të bëra publike nga Qeveria amerikane, këto iniciativa bëhen për të mbështetur paqen në botë, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe të mundësohet një ndihmesë humanitare gjatë kohëve të krizës.

Administrata Obama i ka kërkuar Kongresit që për vitin 2017 të alokojë në total në mbarë botën 33.9 miliard dollarë, me një rënie të lehtë të buxhetit krahasuar me vitin 2016 që ishte 37.9 mld dollarë.

Për Shqipërinë është parashikuar një fond ndihme prej rreth 14 milion dollarë, të cilat do alokohen për çështje paqe dhe sigurisë, si dhe për garantimin e të drejtave njerëzore, demokracisë dhe qeverisjes.

Duke parë historikun e viteve të mëparshme është shënuar një ulje e fondit (gjatë 2015 kishim 14.096 mln dollarë; dhe në 2014-n 16.8 milionë dollarë).

Një tjetër element që bie në sy është që për fondin e 2017, në ndryshim nga të gjithë vitet e mëparshme, nuk përfshihet arsyeja e zhvillimit ekonomik për ndihmesën e dhënë.

Pjesa më e madhe e ndihmës jepet për shtetet e Lindjes së Mesme, por edhe ato në Afrikë dhe Amerikën Latine.

March 28, 2016 08:55
Komento

1 Koment

  1. demo March 28, 11:12

    10 fishin e kesaj shume,keta e vjedhin me nje koncession.Vetem ministria shendetsise dhuron 31 koncesione ne muaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*