Shqipëria përparon 19 vende në Indeksin e Performancës Mjedisore

April 22, 2018 19:01

Shqipëria përparon 19 vende në Indeksin e Performancës Mjedisore

 

Sipas artikullit të revistës Vogue, nuk mund të mohohet ndikimi pozitiv që mund të ketë udhëtimi në botë nga rritja e mirëkuptimit kulturor mbi ruajtjen e natyrës së virgjër.

Sipas Indeksit të Performancës Mjedisore të vitit 2018, vendet europiane si Zvicra, Franca dhe Danimarka zënë vendin e parë si vendet më të qëndrueshme në botë, ndërsa Shqipëria me një rritje të shpejtë ekonomike edhe në industrinë e turizmit u zhvendos në renditje nga vendi i 61-të në 2016 në të 40-in në 2018, thekson revista Vogue, përcjell atsh.

“ Shqipëria i dha prioritet zonave të mbrojtura si Parku Detar i Karaburun-Sazanit, parku detar i parë dhe i vetëm kombëtar. Shqipëria e realizoi këtë me mbështetjen e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Mjedisit Global. Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, industria e udhëtimit është një nga më të fuqishmit në botë – siguron 10 për qind të vendeve të punës ose 313 milionë në mbarë botën.

Por, ka edhe efekte anësore negative, sepse vizitorët i vënë qytetet në trysni, nga dollarët e turizmit nuk përfitojnë komunitetet lokale, dhe linjat e mëdha ajrore përdorin shume lëndë djegëse.” shkruhet ne artikullin e Vogue.

l.h/ dita

April 22, 2018 19:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim