Shqipëria pjesë e Kongresit Botëror të Turizmit Aventurë

September 23, 2016 11:15

Shqipëria pjesë e Kongresit Botëror të Turizmit Aventurë

Ago:  “Ndërgjegjësim për mbrojtjen e natyrës dhe rritje e standardeve të produkteve turistike”

Kongresi Botëror i Turizmit Aventurë këtë vit është mbajtur në Alaska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kufiri i fundëm i Botës nga 19 deri në 22 Shtator ka pritur rreth 850 delegatë nga 65 shtete të cilët i janë bashkuar komunitetit të aventurës duke promovuar destinacionet më të mira botërore turistike.
Federata Shqiptare e Rafting prezantoi Shqipërinë nëpërmjet projektit inovativ Albanian Adventure Resort duke treguar historinë e riciklimit dhe transformimit të një reparti ushtarak të braktisur, simbol i izolimit në një qendër për aktivitete sportive, vend i shpresës për një jetë mirë dhe lirisë për t’u përfshirë në aktivitetet e aventurës duke transformuar një zonë të tërë nëpërmjet turizmit.

Në një prononcim nga shteti i Alaskës, Blerina Ago e Albania Rafting tha: “Kongresi Botëror i Turizmit Aventurë ishte shumë frytdhënës dhe në të njëjtën kohë frymëzues pasi u dhanë shumë shembuj nga e gjithë bota mbi zhvillimin e turizmit të aventurës. Në mënyrë të veçantë më bëri përshtypje se ndryshe

Blerina Ago në Alaska

Blerina Ago në Alaska

nga vendet e tjera të zhvilluara, në vendin tonë ka një mungesë të theksuar të ndërgjegjes kolektive për mirëmbajtjen e pasurive natyrore.

Ndryshimi është po aq i dukshëm dhe në cilësinë e shërbimit të bizneseve pritëse, restoranteve, etj të cilëve iu mungon një vizion për të ardhmen dhe përqendrohen te modeli i fitimit afat-shkurtër kryesisht gjatë sezonit të verës.

Në evente të tilla e kupton vërtet rëndësinë që ka turizmi për mirëqenien e vendit, për zhvillimin e zonave të izoluara dhe për ruajtjen e pasurive kombëtare dhe traditave. Për mua ishte një mundësi e jashtëzakonshme të isha pjesëmarrëse dhe të përfaqësoja një vend të jashtëzakonshëm si Shqipëria dhe njëkohësisht do bëj të pamundurën që kur të kthehem nga ky event të përcjell mesazhin e turizmit të përgjegjshëm, të cilësisë në shërbimin turistik dhe të konsideratës për natyrën sa herë të më jepet mundësia.

Padiskutim që ne mund të kthehemi në një destinacion botëror duke i dhënë turistëve sa më shumë arsye për të na vizituar dhe duke e parë veten si pjesë e diçkaje më të plotë dhe të madhe, Ballkani.

Prandaj gjatë këtyre ditëve punuam sëbashku me përfaqësuesit e Ballkanit për strategjinë 3-vjeçare në zhvillim të turizmit të qëndrueshëm, duke mos e parë njëri-tjetrin si konkurrent, por si partnerë e që ndajnë vlera dhe trashëgimi, duke rritur standardet dhe sasinë e cilësinë e produkteve turistike.”

14446055_10157538371885650_1741532469963328872_n2016-09-19-18-31-51

September 23, 2016 11:15
Komento

1 Koment

  1. citizen kane September 23, 11:25

    Keta sikur shkojne per piknik mer jahu, jo per pune :O

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*