Shqipëria, pjesë e planeve të BE-së për projektet e gazit

April 14, 2016 11:17

Shqipëria, pjesë e planeve të BE-së për projektet e gazit

Komisioni Europian ka identifikuar një listë me disa nga projektet që ajo i konsideron “ të interesit të përbashkët”, duke synuar ndërlidhjen e Ballkanit me tregjet e reja, si dhe të lehtësojë kalimet në rrugët tranzit.

Bëhet fjalë kryesisht për gazsjellësit. Si projekt i miratuar nga Komisioni Europian (PCI) është Tesla, një gazsjellës që synon të lidhë Greqinë me Austrinë, duke kaluar përmes vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Hungarisë.

Ky projekt shërben edhe si zgjatim për Turkish Stream, i cili nuk është përcaktuar si një projekt i “interesit të përbashkët” ( PCI), një fakt që për disa mund të duket kontradiktor.

Arsyeja e përfshirjes në listë e projektit Tesla ka të bëjë me autonomine e furnizimit me gaz, jo nga burimet ruse. Një tjetër argument i analistëve është edhe fakti se Tesla mund të shërbejë si një zgjatim i mundshëm për TAP, por nëse kjo do të ndodh atëherë plani i biznesit i këtij të fundit do të duhet të ndryshojë tërësisht, pasi është programuar që të transportojë sasi të vogla.

Nga ana tjetër, zgjatimi i TAP mund të jetë IAP, i cili do të ndjekë linjën Shqipëri – Bosnje – Kroaci dhe me një dalje edhe në Kosovë. Në këtë rast do të duhet të merret në analizë sasia e gazit përpara sesa Tesla të identifikohet si një rrugë komplementare e TAP-it.

Në këtë mënyrë do të duhet të të pritet për një vendim edhe pse teorikisht ka marrë miratimin nga vendet nga ku do të kalojë. Kompanitë që në parim janë dakordësuar janë :

DESFA, FGSZ, GA-MA dhe Srbijagas, që të gjitha klientë që janë furnizuar nga Rusia. Gazsjellësi parashikohet që të përfundojë në Baumgarten ( Austri) dhe kapaciteti do të përcaktohet në vitin 2019.

Në listën e projekteve PCI bën pjesë edhe “Eastring” që do të lidh Greqinë me Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë me një kapacitet transportues 40 miliardë metër kub gaz në vit. Gazi, i cili mendohet të sigurohet nga burime jo ruse do të transferohet për në veri të rajonit.

Dy projektet duket se janë konkurrente me njëra-tjetrën, por do të përballen me vështirësitë e furnizimit. Megjithatë Tesla gëzon avantazhin e sigurimit të gazit me kosto më të ulët sesa Eastring.

Analistët vërejnë se BE-ja, me listën e projeketeve të “interesit të përbashkët” synon që të bëjë të lumura shumë vende, përfshi këtu edhe vende të vogëla. Gjithsesi nuk përjashtohet edhe konteksi elektroral i secilit vend, pavarësisht fizibilitetit të projektit.

April 14, 2016 11:17
Komento

5 Komente

  1. Muzhaka April 14, 14:47

    Ku eshte KOSOVA!!!!!!!!!!??????????

    Reply to this comment
  2. Muzhaka April 14, 14:49

    Ku eshte KOSOVA!!!!!!!!????????

    Reply to this comment
  3. kati April 14, 17:00

    Ore do ndaloni ju të shfaqni harta me kosovën si pjesë e serbisë?

    Reply to this comment
  4. kuq e zi April 14, 19:42

    nuk eshte faji i dites eshte i joni qe e lexojme
    keta as gazetar per te ndertuar nje artikull skane thjeshte jane disa vezhgues qe gjuajne lajme ku permendet shqiperia dhe e perkthejne automatikisht dhe ja u be
    ju thoni kosova shikoni si eshte portretizuar shqiperia si dalte e konsumuar

    Reply to this comment
  5. Din Paku April 14, 20:14

    Ne artikull nuk flitet fare per Shqiperine. Mos keni ngateruar titullin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*