“Shqipëria po bëhet rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë”

June 6, 2017 15:58

“Shqipëria po bëhet rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë”

Shqipëria përmendet për herë të parë me shqetësim në raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, publikuar gjatë ditës së sotme nga Qendra Europiane e Monitorimit të drogave dhe Varësisë nga Droga, me seli në Lisbonë (EMCDDA).

Raporti bazohet në informacionin që EMCDDA merr nga shtetet anëtare të BE, shteti kandidat Turqia dhe Norvegjia. Ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se ajo po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.

Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017.

Në një publikim të mëparshëm të EMCDDA, “Raporti i Tregjeve të Drogave në Europë 2016”, në bashkëpunim me Europol, që botohet një herë të tre vjet, thuhet se vendet kryesore të prodhimit të kanabisit në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë dhe në një farë mase Kosovën, furnizojnë tregjet e Europës qendrore dhe Europës Lindore.

Shqipëria duket të ketë qenë një prodhues i rëndësishëm (raporti i referohet dhe zhvillimeve në Lazarat dhe mbylljes së prodhimit aty).

Greqia, ku prodhohet gjithashtu kanabisi, është një pikë e rëndësishme hyrëse në BE për kanabisin shqiptar, që shpërndahet në disa shtete anëtare, përfshirë Italinë, Kroacinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Austrinë.

Një pjesë e kanabisit shqiptar mund të shitet dhe në Europën perëndimore, si në Gjermani, ose Francë. Për më tepër, Europol bën të ditur se kanabisi me fuqi të ulët trafikohet në Holandë dhe përdoret për të prodhues kanabis të fortë, që më pas destinohet për tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Shqipëria dhe Holanda duket të jenë nyjet kryesore të shpërndarjes për vajin afgan të kanabisit (Europol, 2015d), sipas raportit të Tregjeve të Drogave në Europë 2016.

Në hartat e publikuara nga raporti, shihet që Shqipëria ndodhet si në rrugën e trafikut të barit të kanabisit, ashtu dhe të vajit të kanabisit.

Raporti thekson se grupet shqiptare të krimit të organizuar vlerësohet se janë të përfshirë në tregtimin e vajit Afganistan të kanabisit, kryesisht në Europën Qendroe dhe Lindore përmes Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

June 6, 2017 15:58
Komento

6 Komente

  1. As June 6, 18:11

    Dmth nuk eshte vetem Shqiperia, por kanabis prodhohet ne Serbi, Greqi, Turqi, Bullgari etje
    Kuptoheni vete pse behet zhurme per kanabisin ne Shqiperi

    Reply to this comment
    • Spathiati June 6, 20:19

      “As”, je edhe ti kultivues dhe trafikant i hashashit, apo thjesht punon ne ate “sektor” te “ekonomis”?
      Ptu, felliqesira te Edskobar Erdoganit!

      Reply to this comment
  2. Adih June 6, 19:47

    Mos u merzitni vllezer per kanabisin .Une Edi Rama u mora keto kater vjet ,per taksat e juaja . Futa pabuksit ne burg , kam lene mafjen te betonizoje bregdetin hotele me pishina ,ska rendesi toke shteterore,apo private ,bajtava ,300 mije vende pune ,ja u gjeta ,ja u sigurova …,Pamvaresisht ska ardhe as edhe nje firme serjoze e huaj te investoje . Ju lutem mi ipni 71 deputete ,si dua kundershtret politik ne qeveri as dhe ne parlament dhe keto 4 vitet e fundit do mundohem ta pakesoje kanabisin .Do thote ndonjeri , ku shkon paraja e droges ,a hyn ne buxhetin e shtetit, apo ne xhepin e mafjes ,do thonja mafjes ,po nderton hotele me pishina 80 euro nata per person ,. Beni gajret ,do ja u heq kete njolle ,pamvaresisht.???!!!
    I juai Rama ,mos herroni te votoni per ….

    Reply to this comment
  3. ShkoDrani June 6, 22:48

    Shume mire qe dicka prodhohet e eksportohet. E mira do te ishte qe shteti te rregullonte tregetine dhe te taksonte prodhuesit, tregetaret, dhe transportuesit si biznese legale/legjitime. E jo keshtu ku te ardhurat ndahen midis mafiozeve dhe qeveritareve.

    Reply to this comment
    • kanabis duhet te legalizohet June 7, 14:06

      Jam i te njejtit mendim. Kanabis (Prodhimi) duhet te legalizohet. Taksat te shkojne ne te mire te Ekonomise jo vetem te Politikaneve te cilet e kontrollojne Tregun mbushin Xhepat e i depozitojne jashte shqiperise.

      Reply to this comment
  4. Merqez Katunari June 7, 02:52

    Kur nuk jemi te zotet te rregullojme ate bythe vend qe kemi dhe te ndertojme shtet sic duhet, si cifutet ne shkretetire do bredhin shqiptaret neper dyert e mbyllura te botes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim