Shqipëria pret anëtarësimin…Schulz: Pas 10 vjetësh, BE mund të mos ekzistojë

December 8, 2015 18:55

Shqipëria pret anëtarësimin…Schulz: Pas 10 vjetësh, BE mund të mos ekzistojë

Martin Schulz, i lindur më 20 Dhjetor 1955, politikan gjerman dhe President i Parlamentit European prej vitit 2014, thotë se pas 10 vjetësh nuk e di nëse BE do të ekzistojë më. Kjo kohë përkon me aspiratat e Shqipërisë për të pranuar me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Vitet e fundit është vlerësuar se për një dekadë, nëse bën hapa para, Shqipëria do të mund të pranohet.

“Përpara zyrës së presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka vajtje-ardhje të ethshme. Ai na pret personalisht dhe na prin drejt zyrës së tij, prej ku mund të shohësh të gjithë Brukselin,” nis shkrimi i një interviste që kreu i PE-së ka dhënë për  “Die Welt”:

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka paralajmëruar kohët e fundit mbi rrezikun e shkatërrimit të Bashkimit Europian. A po ekzagjeron?

Janë në veprim forca që duan të na ndajnë. Duhet ta ndalim, pasi pasojat do të ishin dramatike. Bashkimi Europian është në rrezik: nuk e dimë nëse pas dhjetë vitesh, BE do të vazhdojë të ekzistojë. Nëse duam ta shmangim, duhet të luftojmë fort.

Është e mundur të shkatërrohet Bashkimi Europian?

Një regres është i mundshëm, natyrisht. Por alternativa është një Europë e nacionalizmave, e kufijve dhe e mureve. Do të ishte shkatërrimtare, duke qenë se, në të kaluarën, një Europë e tillë ka shkaktuar katastrofa.

A duhet një angazhim më i madh për të ruajtur Unionin?

Sigurisht. Por shumë qeveri në fillim bien dakord për dorëzimin e sovranitetit tek BE, e më pas ankohen për ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin kombëtar dhe bllokojnë veprime të përbashkëta. Janë të njëjtët që kritikojnë BE-në se përse nuk di të zgjidhë problemet që ndeshim.

Çfarë doni të thoni konkretisht?

Aktualisht nuk është Bashkimi Europian që po shfaq dobësitë e tij, por janë shtetet që dështojnë. Kur ndonjë ministër deklaron se vendi i tij do të mbrojë vetë kufijtë e tij, harron që në disa raste këta janë edhe kufij të BE-së. Rikthimi i shumë qeverive tek paradigma nacionale është fatale. Asnjë shtet i vetëm nuk mund të përballojë sfida si migrimet, ndryshimet e klimës, terrorizmin, tregtinë, apo krimin ndërkombëtar.

Ndërkohë që Gjermania diskuton me shtatë shtete të tjerë, pritjen e 400 mijë refugjatëve nga Turqia, të tjerë duket se duan të shmangen. Hungaria dhe Sllovakia kanë protestuar madje kundër shpërndarjes së vendosur tashmë.

Fatkeqësisht, ndonjë shtet tërhiqet nga përgjegjësitë e tij dhe i bën apel, me sukses, solidaritetit kur bëhet fjalë për të kërkuar ndonjë gjë për vete, por sprapset kur i takon atij të bëjë pjesën e vet. Të mos harrojmë se shtetet që mbajnë peshën më të madhe të krizës së refugjatëve, janë të njëjtët që kontribuojnë më shumë edhe në buxhetin e BE-së. Kur, vitin e ardhshëm, do të nisë rishikimi i kuadrit financiar shumëvjeçar, do të përballemi me një diskutim intensiv mbi prioritetet e BE-së.

Janë të shumtë ata që i kërkojnë kancelares Merkel një sinjal mbi vendosjen e një kufiri maksimal të pritjes së refugjatëve. Ju e kuptoni?

Një diskutim mbi kufijtë maksimalë të refugjatëve nuk na shpie larg. Cfarë ndodh, nëse fiksohet që do të priten një milionë njerëz, dhe pastaj vjen një fëmijë, që është i njëmilion e një-ti? E kthejmë mbrapsht dhe i themi: “Na vjen keq, kemi pritur një milionë tashmë, fatkeqësisht duhet të largohesh, edhe pse je në rrezik për jetën”? Është e qartë që duhet të mbrojmë më mirë kufijtë e Bashkimit Europian, është një detyrë e përbashkët. Ajo që nuk vlen është ngritja e mureve apo barrierave me tela me gjemba brenda Europës. Kjo i dëmton të gjithë, dhe është  e kotë.

Pse?

Personat që ikin nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo nga bombat e Assadit ikin për të shpëtuar kokën.

Por nuk mund të lejojmë këdo që të hyjë në Europë.

E drejtë. Pjesa më e madhe e refugjatëve që po vijnë nuk janë familje siriane nga Aleppo, por të rinj nga Afganistani. Mund të kuptoj arsyet e largimit të tyre. Por procedurat për personat që vijnë nga këta shtete duhet të përshpejtohen, dhe në të njëjtën kohë, duhet të kryhen edhe riatdhesimet e nevojshme.

Gjermania duhet të bëjë më shumë në nivel financiar për të luftuar shkaqet e eksodit?

Të gjithë shtetet anëtarë të BE duhet të bëjnë më shumë. Këtu fatkeqësisht riprodhohen të njëjtat skema: organizohen takime, përshtaten zgjidhje, premtohen para dhe në fund askush nuk i respekton këto angazhime, apo nuk hedh para. Është një spektakël i padenjë, që duhet të marrë fund sa më parë. Në vitin 2016, kontribuesit e shteteve anëtare për BE do të arrijnë 9.4 miliardë Euro. Do të thotë që paratë janë. Dhe çfarë bëjnë shtetet anëtare? Në vend që të japin një pjesë për ndihmë për refugjatët në vendet pranë Sirisë, i përfshijnë në buxhetet kombëtare. Kështu nuk mund të vazhdojë.

Die Welt

December 8, 2015 18:55
Komento

14 Komente

  1. Baronet e Erresires December 8, 19:34

    Kjo eshte nji nder shprehjet me te sinqerta qe nji Figur e Rendesishme

    e Bashkimit Europian i ofron QEVERRISE IDIOTE SHQIPTARE !

    Eshte pikerishte ajo qe jo pak nga ne Shqiptaret e kemi thene vite me pare ,

    por qe duke qen se jemi SHQIPTARE fjala jone s’ka vler per Idiotat e asaj BOTE .

    Po tani qe vet SCHULZ jua thote ,vall do ta merrni per seriozishte ?!

    Paralajmerimi eshte shume i qarte ;

    Shqiptare …mos shpreso kot me ne BE, sepse ajo ishte nji prralle e bukur treguar me

    mjeshteri aktrimi nga aktoret famoze te Be-se , por qe mbetet vetem nji Prralle !

    Mos harxho me kohe dhe energji te merresh me integrimin ne BE , sepse kohet sa do vijne

    e do behen me te veshtira per popujt naive si Shqiperia ,

    prandaj koncentrou e perqendro forcat e tua mendore e fizike per te perbaqlluar CUNAMIN

    qe po i afrohet BOTES.

    Nqs nuk do kuptohet kjo thenie SHQIPERIA do marri fund se exzistuari .

    Dankeschön Hr. Schulz .

    Reply to this comment
  2. Arben December 8, 19:56

    NE HEDHIM VALLE MU NE GOJE TE UJKUT

    Reply to this comment
  3. Na bashkoj kenga popullore December 8, 20:24

    Europa eshte kurv e lindur e till do vdes,e deklaron vet schulz,mos pritni hajer prej kurves,por rregulloni vet punet tuaja,apo Shqiperia

    Reply to this comment
  4. Plaku mocem December 8, 20:31

    “E duam Shqiperine si gjith Europa”.Ende na bucasin veshet nga brohoritjet e turmave te Dhjetorit 90..Pikerisht,ne ate kohe Europa na dha shenja se shpejt mund te ishim pjese e saj,ju futen me kazem te gjith djerses se Shqiptareve prej 200 miljard dollare(me cmimet e sotme) dhe tani na thuhet se Europa mund te mos egzistoje!C’fare mashtrimi! Dhjetoristet paskan qene te mashtruar!

    Reply to this comment
  5. Baronet e Erresires December 8, 20:55

    Ka nga ata Kapot e brukselit sidomos ata qe perbejn shumicen e PE-se

    e te djathtes radikale qe deklarojn duke qeshur , pa asnji ndjenj pergjegjesie ,

    si me qen alabak rrugesh e jo zyrtare te larte te nji nder institucioneve te medha te kontinentit ,

    se –sorry , ishte nji gabim ne konstruksion i be-se —

    dhe per pasojat me te cilet do perballen shtetet e popujt e tyre , qe kta mashtrues

    pervers i cuan me mashtrimin e euros , nuk mban kush pergjegjesi ,madje as morale .

    Ja pra , kaq e holl mundet me qen lekura e civilizimit perendimor ,

    delikate si nji cipe Kondomi

    Reply to this comment
  6. Rebeli December 8, 21:42

    Fucking edhe ti dita megjithe “pa uleni pak ritmin”.Ka te tjera gazeta ku mund te shkruajme.Per kete vit edhe syte nuk kam per ti hedhur.Jo per gje,po menyra harbute e te shprehurit.Pandaj ja u ktheva me nje fucking.Po nuk e botuat komentin do tua shkruaj tek panorama.

    Reply to this comment
  7. klajdonja December 8, 21:50

    Bobo, po Ministria Integrimit….cfare demi

    Reply to this comment
  8. Z/Kallami December 8, 22:25

    Ja ma ne fund qe historia therret Diktatorin:
    Te luftojme e te mbijetojme me forcat tona.
    Tashti nuk e thmi ne .
    Po e thon burrat e shteteve me kesperience demokratike e zhvillim potencial ekonomik teper te sukseshem.
    Ja pra,perfundume tek filozofia dhe praktika e diktatorit.
    Enver Hoxha ka deklarue: Te luftojme e te mbijetojme me forcat tona.Ne jemi e ardhmja e botes.Bota do te mesoj nga Ne.

    Reply to this comment
  9. Z/Kallami December 8, 22:30

    Simbas z.Schulz!
    Jemi ma afer shperberjes se BE se hyrjes se Shqiperise ne BE.
    Keshtu sic tregojne bathet!
    Edhe per 25 vjet te tjera nuk hyjme ne BE.Shembull kemi protesten revolucionare te duetit kriminel Berisha& Basha.

    Reply to this comment
  10. shqiptar sharri. December 8, 22:55

    Per Z/kallamen,nese nuk e ka me cinizem kete koment?!
    O`Kallama,ti mundesh me e quajt ,,DIKTATOR”por ai,ka qen largpames sa,qe ju duhet te jetoni edhe tri jet sa te atij,qe gjisen e mencuris se tij ta mrini.
    Une,jam ne evrop ce 40,vite,dhe bashkimi evropjan ende nuk eshte bere,pra e din ti,se vetem perinat te rusis,evropa i pranoi ne bllok,ne vitin 2000,10,vendet ish antare te paktit varshaves,dhe pas 7 vite i pranoi me insistimin e frances dhe te austris dhe bullgarin dhe rumanin,vende qe ende sot nuk i kan te plotsuara kushte e bashkimit evropjan,pr a e din dhe nji gje,qe disa shtete ish satelite te bashkimit sovjetik jan bere pishman se,po ndihen nji lloi si nen paktin e varshaves,por tani nen paktin e natos dhe shteteve te evropes,dhe kta thon tani,ne luftuam per lirin dhe sovranitetin ton,ndaj sovjetikve e tani jemi nen sundimin e evroamerikanve,pra perseri jo sovran e te lir a e kuptoni ore shiptarella?
    Pra,tani vet zotri shulzi po thot se nuk i dihet pas 10,viteve a dote egzistoi bashkimi evropjan apo jo?!!Eùne kete mendim e kam than para 15,viteve se kur dote behet shqipria gati me i plotsue kushtet e evropes,evropa e bashkuar dote shperbehet,e kam than se,nuk jam nji lesh i leshit,por kam perjell politiken evroperendimore,pasi qe per mby 50.vite kan kaluar qe kur eshte bere kshilli fillimtare evrpjan,dhe ende nuk behet bashkimi evropjan,pra mby 30,vite kan qen vetem 8 shtete qe kan bere kshillin evropjan,ne kto 20,vitet e fundit kan arit te jen me kroacin 28,shtete pra ende evropa nuk mundet te behet,dhe prap po e them se kur dote behet gati shqipria per evrop,evropa dote shperbehet kete e dij me qinde per qinde.

    Reply to this comment
  11. Seferi December 8, 23:13

    Diskutohesh ne vitet e para te shekullit te 20 per europen dhe per nje europe te bashkuar midis Leninit dhe Trockit te cilet ishin me pikepamje te kunderta per nje europe te bashkuar ne formen e Bashkimit Europian. Lenini ishte kunder kesaj ideje dhe thoshte se ne europ mund te ndodhin shume gjera por Bashkim europian nuk do te kete pasi nuk e lene nacionalizmat gjermane,franceze, angleze,………..

    Reply to this comment
  12. KORÇARI December 9, 00:32

    Po duhet TË LUFTOJMË FORT QË TË BËHEMI SKLLEVËR TË GLOBALISTËVE SI PUNA JUAJ, TË BËHEMI SKLLEVËR TË VULLNETSHËM TË RENDIT TË RI BOTËROR, NË TË S’ËMËS TË VEJE EUROPA BASHKË ME JU MASONISTË TË QELBUR

    Reply to this comment
  13. Z/Kallami December 9, 01:26

    I nderuar, shqiptar sharri.
    Ky bashkim qe ekziston sot asht nji nisem artificiale.Sepse nacionalitetet e shteteve jane teper teper racista ne praktike dhe ne teori jane te gjithe te dashuruar mbas te drejtave qesharake te Helsinkit.
    Ne USA ekziston e drejta e gjuhes zyrtare Englisht.Dhe gjuhe te dyte Spanisht.Kjo asht berthama e rendesishme per te krijue nji bashkim shtetesh,po e pa mundur per europianet.Pra maksimumi dy gjuhe.Dhe per koencidence asnji shtet ne Amerike nuk e quan veten si nacionalitet autokton sic jane shtetet Europiane.Njeriu ose familja ne Amerike levize sa here te doje vendbanimin nder shtete.Dhe nuk ndryshon asgja ne lidhje me jetesen dhe adminstrimin ne mardhenje me shtetin.Cili shtet pranon te shuaj gjuhen e vet per hater te keti bashkimit.As edhe nji,bile as shqiperia qe nuk ka hy as te praku nuk pranon.
    Shetet qe gezojne kete unitet shtetesh ne nji administrim te ligjit jane:
    Australia,USA,KINA.kushdo qe perpiqet te arrije nji bashkim te tille nuk do e arriuj kurr vetem ne anderr.
    Po marrim shembullin e emigrantve qe vijne na vendet Arabe.
    Shtetet europiane kane pretendime per kontigjentin e thithjes,pranimit te numrit te emigranteve.Si rrezultat e disnivelit ekonomike ne perballimin me sukseste dhimbeshem.Ndersa Amerika pranon cdo vite emigranta dhe per rastin konkret nuk tundet per numrin qe mund te hyjne emigrant rrifuxho por nen kontroll te rrept se kemi te bajme me ISIS.
    shqiptar sharri.
    Si une dhe Ti.Ka sa te duesh qe kane kete konkluzion.Bile edhe kur propogandohesh per kete nisem BE.Kishte qe e shifnin me dyshim te pa mundur.
    Edhe vet ish BS nuk rrezistoi edhe pse kishte vendos unifikim vetem te nji gjuhe zyrtare “Ruski Jazik” Oqen rrezik.Sepse nacionalitetet ishin autokton ne trojet etnike.Gje qe nuk ekziston tek Amerika dhe tek Australia.
    Ne jemi te gjithe shqiptare dhe kruhemi me cinizem dhe ngatresa me njeri tjetrin,qofte per ceshtje ordineri arrijme te vritemi.E jo ma larg se sot iu vue flaka Tiranes.
    Jo ma larg se dje lexova ne nji koment qe tregonte vlersimin qe ish presidenti R.Regan i bente Enver Hoxhes: Kirurg i politikes nderkombetare.

    Reply to this comment
  14. E po kjo pune! December 9, 13:00

    jeta vazhdon edhe jashte BE, Zvicra, Norvegjia, Izraeli, vete Amerika etj etj. Te veme rregull, pak “enver” ne zbatimin e ligjit dhe behemi vend normal menjehere sepse 4 milione jemi. BE le te jete bonus kur te vije puna.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*