Shqipëria prezanton projektin e vet për gazsjellësin adriatiko-jonian

September 12, 2017 12:39

Shqipëria prezanton projektin e vet për gazsjellësin adriatiko-jonian

 

Shqipëria, ministria e Energjetikës, ka prezantuar së fundmi një projekt fizibiliteteti që lidh gazsjellësin Transadriatik (TAP) me Bosnje – Hercegovinën dhe Kroacinë.

I ashtuquajturi gazsjellësi adriatiko-jonian është mbështetur shpesh nga qeveria shqiptare, por ky projekt i fundit ka edhe një faturë financiare: 618 milionë euro për një korridor, për financimin e të cilit kërkohet edhe ndihma e BE-së.

Siç njoftohet këtu qeveria shqiptare, shpreson të marrë financime nga BE-ja për ndërtimin e seksionit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që vendi ynë është pika dalëse e TAP, përpara se ai të depërtojë në tregun europian, në Itali, shkruan Respublica.

Korridori i ri është 511 km i gjatë dhe sipas projektit të paraqitur nga qeveria shqiptare ai do të ketë kapacitet 5 miliardë m3/vit, nga të cilat Shqipëria dhe Bosnja mendojnë të konsumojnë 1 miliardë m3/vit, Mali i Zi, 0.5m3/vit, ndërsa Kroacia, 2.5 miliardë m3/vit.

Projektin e ka përshëndetur edhe ambasadori amerikan Lu që e ka cilësuar atë si të dobishëm për të shmangur varësinë nga Rusia.

Pala shqiptare e ka prezantuar propozimin e saj bashkë me Malin e Zi, para unionit europian në përpjekje për të marrë financimin.

Projekti u paraqit në takimin e katër për IAP-in, që do ta kthente TAP-in në një projekt me rëndësi të madhe strategjike, në kushtet kur projektet e gazit që kanë firmë ruse, janë pezulluar.

September 12, 2017 12:39
Komento

1 Koment

  1. rea September 12, 13:06

    shqiperia po thith shume investime te nevojshme per rritjen ekonomike. pasi me kete projekt pervecse merr fonde krijon dhe vende te reja pune. bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*