“Ringjallet” Skocia, autogoli i Gjimshitit dhe gabimi i Strakoshës thyejnë kuqezinjtë

September 10, 2018 22:49

“Ringjallet” Skocia, autogoli i Gjimshitit dhe gabimi i Strakoshës thyejnë kuqezinjtë

Kombëtarja e drejtuar nga italiani Panuçi ka dalë e mundur nga transferta skoceze me rezultatin 2-0, duke arritur të rezistojë vetëm një pjesë në “Hampden Park”.

Shqipëria e nisi ndeshjen me një formacion shumë mbrojtës, duke arritur vetëm një herë në pjesën e parë në portën kundërshtare, ndërsa vendasit patën mundësi të arta për shënim.

Na “fali” në pjesën e parë, por me të nisur pjesa e dytë Steven Naismith shënoi dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të marrë një fitore të pastër në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, duke qenë se 3 ditë më parë ishte pushim në grupin tonë.

Pas fitores me Izraelin, e cila ishte ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kombëtaren shqiptare, tashmë skuadra e drejtuar nga Panuçi nuk ka mundur të marrë pikë në transfertën e vështirë të Skocisë.

l.h/ dita

September 10, 2018 22:49
Komento

3 Komente

  1. nik September 11, 00:45

    Te largohet Panuci dhe ta marre drejtimin e Kombetares De Biazi.
    panuci nje i paafte.

    Reply to this comment
  2. Saras September 11, 05:15

    Skocia hyri e gjalle ne fushe qysh ne minutin e pare dhe e tille ngeli deri sa mbaroi loja.
    Te na rrojne tifozet qe ndezen zjarr Gllasgoun,por qe nuk ndezen asnje shkendi ne kombetaren tone te vdekur,qe vinin verdalle ne fushe si pordha neper breke.

    Reply to this comment
  3. Toni September 11, 10:17

    “Ringjallet” Skocia?!
    A mund te ma shpjegoje dikush se c’domethenie ka ky titull, se une sado qe po perpiqem, nuk ja arrij dot?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*