Shqipëria sfidon Italinë, sot duhet të thyejmë një tabu

September 11, 2018 16:11

Shqipëria sfidon Italinë, sot duhet të thyejmë një tabu

 

Sot në mbrëmje, prej orës 18:30, Shqipëria e 21-vjeçarëve do të sfidojë Italinë në Sardegna Arena, në Cagliari, në një miqësore luksi për ne.

Italia kërkon të lërë pas humbjen e thellë pësuar javën e shkuar në miqësore në Sllovaki (3-0), ndërsa po provon lojtarë e skema, sepse do të organizojë Euro 2019 dhe synon të bëjë figurë të mirë në shtëpi.

Ndërkaq, Shqipëria u mund thellë nga Spanja javën e shkuar, duke marrë një tjetër goditje në kualifikueset e Europianit, ndaj tashmë mendja është tek ndërtimi i një skuadre cilësore për kualifikueset e ardhshme.

Trajneri Alban Bushi ka afruar shumë lojtarë të moshës 19-20 vjeç dhe do të bëjë eksperimente, por natyrisht një rezultat pozitiv do të vlente shumë edhe moralisht, për më tepër që në 4 përballje direkte jemi mundur gjithnjë nga Italia U-21, e fundit në vitin 2007.

Formacionet e mundshme

Italia U-21 (4-3-3): Scuffet; Calabria, Luperto, Mancini, Pezzella; Murgia, Locatelli, Pessina; Vido, Cutrone, Parigini.

Trajner: Luigi Di Biagio.

Shqipëria U-21 (4-2-3-1): Selmani; Kryeziu, Maloku, Tafa, Hakaj; Bare, Ramadani; Abazaj, Selahi, Seferi; Hebaj.

Trajner: Alban Bushi.

a.s/dita

September 11, 2018 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*