Shqipëria shkon me 7 peshëngritës në Europian

February 16, 2018 10:57

Shqipëria shkon me 7 peshëngritës në Europian

Në kampionatin Europian të Peshëngritjes, Shqipëria do të përfaqësohet me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër. Ndërkohë listat e pjesëmarrësve në evenimentin që do të zhvillohet në Bukuresht, u konfirmuan edhe nga Federata Evropiane e këtij sporti.

Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut, me Romela Begajn që humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botëror.

Fakti që Federata e Peshëngritjes është pa president dhe data e Asamblesë për zgjedhjen e kreut të ri ende nuk është përcaktuar, apo edhe që ndërkombëtarët i hoqën Shqipërisë të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian, nuk e ka penguar sportin e peshëngritjes të ketë përfaqësuesit e saj.

Ndërkohë pjesë e listës përfundimtare me 7 peshëngritësit pjesëmarrës në Europian, do të jenë Evangjeli Veli, për femra dhe për meshkuj do të jenë Romario Avdiraj, Arber Çercizi, Briken Çalja, Daniel Godelli, Erkand Qerimaj si dhe Krenar Shoraj

Europiani i peshëngritjes do të çelë siparin më datë 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill, në Bukuresht të Rumanisë.

o.j/dita

February 16, 2018 10:57
Komento

1 Koment

  1. demo February 16, 13:48

    Mos harroni “vitaminat”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*