Fitore me vuajtje, por e merituar. Shqipëria shpërthen në fund

September 11, 2019 00:22

Fitore me vuajtje, por e merituar. Shqipëria shpërthen në fund

Shqipëria ka reaguar pas humbjes 4-1 të pësuar tri ditë më parë në Francë.

Skuadra e Reja-s, në fakt, është kthyer te fitorja në kualifikueset e Euro 2020 pasi ka mundur 4-2 Islandën në shtëpi.

Ka qenë një fitore e merituar, por e vuajtur për kuqezinjtë, që kanë lënë për të dëshiruar përsëri në mbrojtje me disa gabime që mund të ishin shmangur.

Ka qenë Dermaku që ka zhbllokuar takimin në minutën e 32-të me një goditje me kokë pas një kërcimi të fuqishëm në zonën e rreptësisë. Pesë golat e tjerë të sfidës kanë ardhur në 45 minutat e dyta.

Miqtë kanë reaguar në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me Sigurdsson pas një largimi të gabuar të topit nga ana e kuqezinjve.

Gjithsesi, festa e miqve ka zgjatur pesë minuta pasiu Hysaj ka realizuar golin e dytë për vendasit pas një aksioni shumë të bukur. Islandezët nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur të barazojnë përsëri në të 58-ën me Sigthorsson.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim ka ardhur shpërthimi i lojtarëve të Reja-s në minutat e fundit. Roshi ka gjetur golin e tretë në minutën e 78-të falë një devijimi, teksa Cikalleshi ka fiksuar shifrat në 4-2 në të 83-ën.

Kjo fitore i çon kuqezinjtë në 9 pikë, tri larg Islandës së vendit të  tretë dhe gjashtë larg Turqisë dhe Francës, që kryesojnë Grupin H me nga 15 pikë.

Kuqezinjtë do të kthehen në fushë 11 nëntorin e ardhshëm për t’u ndeshur me Turqinë në transfertë.

 

l.h/ dita

September 11, 2019 00:22
Komento

4 Komente

  1. Aliu nga Selenic September 11, 02:38

    Suksese KUQEZI te shqiperise MEME. fitorja e juaj eshte gezim per te gjith ne shqioptaret. kudo ku jemi.!

    Reply to this comment
  2. Arben September 11, 05:06

    Shqiperia do te pesoje nje “skualifikim me need”, sic jemi

    mesuar nga nena parti.

    Reply to this comment
  3. Fatmir Lohja September 11, 09:35

    Rezultati dhe loja na kane entuzizamuar shume.Kam besim te tranjeri dhe te çunat tane.Suksese te metejshme!

    Reply to this comment
  4. tirona September 11, 11:34

    Cfar gazetaresh jeni? SHqiperia le per te deshiruar ne mbrojtje qe han dy gola ndersa Kosova ekip me zemer qe han pese .Megjithate doni apo nuk doni kombi eshte vetem nji dhe e ka emrin SHQIPERI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*