Shqipëria sipas ambasadores fqinje

February 14, 2020 13:01

Shqipëria sipas ambasadores fqinje

Nga Alqi Koçiko*

Çdo krizë përfaqëson dhe një shans, mundësi për ringritje, thotë Ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri, zonja Sophia Philippidou, në intervistën e saj për Albanian Daily News, prononcimi i parë për shtypin shqiptar. Kriza së cilës ajo i referohet, është përpjekja shqiptare e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, që shkaktoi dëme serioze materiale dhe mori 51 jetë. Fqinjët grekë ishin ndër të parët që iu përgjigjën thirrjes shqiptare për ndihmë dhe asistencë me ekipet e shpëtimit, pajisjet, si dhe furnizimet për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Nga ana tjetër, vetë Greqia sapo ka kaluar një gjendje të vështirë dhe ka hyrë në fazën e rimëkëmbjes së saj ekonomike pas krizës financiare, dhe kjo do të ishte koha e duhur edhe për biznesin dhe investitorët grekë të fitojnë terrenin e humbur në Shqipëri dhe gjetkë, dhe të rivendosen si lokomotiva kryesore ekonomike për rajonin e Evropës Juglindore.

“Përkundër kaq shumë të përbashkëtave që kanë dy vendet dhe popujt tanë, marrëdhëniet greko-shqiptare shpesh janë komplekse,” pranon Ambasadorja, “dhe nganjëherë është për t’u habitur që pavarësisht afërsisë dhe lidhjeve të ngushta, ne kemi akoma kaq shumë për të mësuar për njëri-tjetrin. Unë mendoj se kjo është një përpjekje që vlen të thellohet, pasi ajo gjithashtu mund të ndihmojë në shpërndarjen e tymnajës së keqkuptimeve dhe mosbesimit”.

Ambasadorja Sophia Philippidou shpreh dëshirën e saj që Shqipëria të përparojë në reformat kryesore të nevojshme për të filluar negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

“Nuk do mend se e ardhmja e Shqipërisë është në Evropë. Greqia, si vendi më i vjetër anëtar i BE-së në rajon, ka qenë gjithmonë mbështetës i rrugëtimit evropian të Shqipërisë; të gjitha momentet kryesore – njohja e perspektivës së saj evropiane në vitin 2003 me Axhendën e Selanikut, dhënia e statusit të kandidatit në vitin 2014, kanë ndodhur nën kryesinë greke të BE-së,” thotë ambasadorja. Kjo është arsyeja pse si ky çast kyç i Shqipërisë për hapat e integrimit në BE, ashtu dhe përpjekjet e vendit për të tejkaluar dëmet dhe tronditjen e tërmetit, paraqesin në vetvete edhe një mundësi që nuk duhet humbur, në mënyrë që të shfrytëzohet momenti për të ndërtuar themele të forta për të mirën e këtij vendi, popullit të tij dhe rajonit si një tërë. Më poshtë intervista e ambasadores greke në Tiranë:

-Zonja Ambasadore, para së gjithash ju falënderoj për këtë intervistë në fillim të misionit tuaj në Tiranë, i cili vjen pas një karriere të gjatë në Ministrinë e Jashtme dhe diplomaci, duke ju uruar suksese në punën tuaj.

Kohët e fundit jeni takuar me Presidentin shqiptar, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit dhe zyrtarë të tjerë, dhe keni pasur udhëtimet dhe takimet tuaja të para me përfaqësuesit e Minoritetit Grek. Çfarë përshtypjesh keni mbledhur?

-Faleminderit që më dhatë mundësinë të ndaj me ju përshtypjet e mia të para në Shqipëri. Unë jam e kënaqur që jam këtu, tashmë për më shumë se tre muaj. Shqipëria ishte gjithmonë një vend ku unë doja të shërbeja dhe ishte paksa çështje fati që posti i parë në karrierën time nuk ishte Tirana. Jam gjithsesi e lumtur që u materializua tani, shumë, shumë vite më vonë.

Kam marrë një pritje shumë të ngrohtë në Shqipëri. Është një mjedis familjar që të bën të ndihesh si në shtëpi. Ajo që më duket veçanërisht interesante është se megjithëse dy vendet tona janë fqinjë me kaq shumë gjëra të përbashkëta, unë po kuptoj se ka shumë gjëra që nuk i dimë për njëri-tjetrin.

Muajt ​​e parë të qëndrimit tim këtu kanë qenë mjaft të zënë; është periudha kohore e njohjes, një kurbë e të mësuarit intensiv.

Në ndërkohë, unë kam pasur rastin të vizitoj zonat ku jetojnë anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek, me rrënjë të thella në histori. Minoriteti është natyrisht, një çështje me përparësi për Greqinë.

Në përgjithësi, unë mendoj se Shqipëria është një vend me një potencial të rëndësishëm që pres me padurim ta zbuloj.

-Ndërsa Greqia po vazhdon traditën e saj inkurajuese të emërimit të grave ambasadore në Shqipëri, me pyetjen time të radhës dëshiroj t’ju uroj për zgjedhjet e fundit nga Parlamenti Grek, të presidentes së parë grua, Katerina Sakellaropoulou. Si do ta komentonit këtë zgjedhje, këtë piketim që bëri kryeministri Mitsotakis?

-Keni të drejtë, unë jam gruaja e dytë Ambasadore në radhë që jam emëruar në Tiranë. Për më tepër, zëvendesja ime është po ashtu një grua. Gratë luajnë sot një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme Greke, ndryshe nga këtu e rreth 27 vjet të shkuara, kur u bashkova për herë të parë në shërbimin e huaj.

Ne jemi veçanërisht krenarë që Greqia së shpejti, në mars, do të ketë gruan e saj të parë Presidente, Znj Sakellaropoulou, një gjyqtare e lartë, kreu i Këshillit të Shtetit, Gjykata e Lartë Administrative. Ajo mori  mbështetjen e shumicës dërrmuese gjatë votimit në Parlament. Unë mendoj se kjo zgjedhje është një reflektim i mënyrës se si është hapur shoqëria greke dhe është një hap vendimtar drejt barazisë gjinore.

Është edhe më e rëndësishme, pasi Greqia do të festojë vitin e ardhshëm 200 vjetorin e luftës së pavarësisë, kur gratë luajtën një rol të rëndësishëm, jo vetëm si mbështetës financiarë të kauzës së Pavarësisë, por edhe në fushën e betejës. Që nga kohërat e lashta, gratë gjithmonë kanë luajtur role të jashtëzakonshme dhe ky tipar është ruajtur përgjatë epokave. Personaliteti tragjik i Antigonës në dramën antike, që kundërshton ligjin civil për të mbështetur ligjin moral, është figura e parë e fortë që të vjen në mendje.

Më duket nga ana tjetër, mjaft domethënës fakti që edhe qeveria shqiptare numëron mjaft gra ministre në radhët e saj.

-Një çështje tjetër për të cilën do të dëshiroja të prekja është tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri dhe ndihma e menjëhershme e Greqisë. Po atë ditë Ministri i Jashtëm Z. Dendias vizitoi Tiranën dhe Durrësin. Si u perceptua kjo ngjarje tragjike në Greqi, duke qenë vetë një vend me aktivitet të lartë sizmik?

-T’i vish në ndihmë një fqinji në nevojë ishte gjëja më e natyrshme. Në fund të ditës, miqtë e vërtetë duken në ditë të vështirë. Kjo është pikërisht ajo që demonstroi vizita e zotit Dendias. Falë përgjigjes së menjëhershme të qeverisë greke, ne mbërritëm të parët në terren me dy ekipe shpëtimi, gjatë orëve të para shumë kritike pas tërmetit. Pastaj siguruam kuzhina të lëvizshme që ishin vendosur në strehat e përkohshme për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë dhe një ekip prej 16 ekspertësh për të vlerësuar nëse banesat e prekura nga tërmeti ishin akoma të banueshme. Në të njëjtën kohë, reagimi zyrtar grek u shoqërua nga një valë shumë spontane dhe masive mbështetjeje nga njerëzit e thjeshtë në Greqi. Për më tepër, sepse rindërtimi është dhe sprova më e vështirë, në këndvështrimin e konferencës së donatorëve të 17 shkurtit në Bruksel, ne po vazhdojmë të shqyrtojmë mënyra për të vazhduar mbështetjen tonë.

Në të vërtetë, siç e thatë, Greqia është një vend shumë sizmik dhe si rezultat ne u detyruam të zhvillojmë ekspertizë të gjerë në fusha të tilla si vlerësimi i rrezikut sizmik, ndërtimi antisizmik, mbrojtja e monumenteve etj. Ne jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë tona partnerët tanë.

 

-Zonja Ambasadore, si do ta vlerësonit gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë? Cilat janë pikat e forta dhe në cilat fusha ka hapësirë ​​për përmirësim?

-Marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel shumë të mirë. Kohët e fundit pati kontakte në nivelin e Kryeministrit, ministri ynë i Jashtëm ishte gjithashtu këtu. Palët janë të përkushtuara për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve bilaterale, çka është gjëja më e natyrshme për të bërë. Unë besoj se ka mundësi për më shumë shkëmbime në mënyrë që të eksplorojnë shtigjet për bashkëpunim më të fortë, përfshirë në sektorin e ekonomisë.

Tani që ekonomia greke është në një trajektore pozitive, është koha që ndërmarrjet greke të fitojnë terrenin e humbur dhe të rimarrin pozicionin e tyre si drejtues dhe lokomotiva kryesore për të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Reformat që lidhen me udhëtimin e Shqipërisë në BE mund të luajnë një rol të rëndësishëm duke promovuar një mjedis më tërheqës.

Marrëdhëniet greko-shqiptare janë ndërthurur ngushtë dhe shpeshherë komplekse. Siç e përmenda në fillim të intervistës sime, ndonjëherë është për t’u habitur që përkundër afërsisë dhe lidhjeve të ngushta, kemi akoma kaq shumë për të mësuar për njëri-tjetrin. Unë mendoj se kjo është një përpjekje që vlen të thellohet, pasi ajo gjithashtu mund të ndihmojë në shpërndarjen e tymnajës së keqkuptimeve dhe mosbesimit”.

 

-A mund të shtjelloni pak mbi nivelin e marrëdhënieve dhe zhvillimet që dëshironi të shihni se po ndodhin në Shqipëri në fund të mandatit tuaj, për sa i përket bashkëpunimit dhe lidhjeve dypalëshe?

-Dua të shoh që marrëdhëniet dypalëshe të ecin përpara në çdo nivel dhe sektor. Unë dua të shikoj që Shqipëria të përparojë në reformat kryesore të nevojshme për të filluar negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian. Është e qartë, e ardhmja e Shqipërisë qëndron në Evropë. Greqia, si vendi më i vjetër anëtar i BE-së në rajon, ka qenë gjithmonë mbështetës i rrugëtimit evropian të Shqipërisë; të gjitha pikat kryesore – njohja e perspektivës së saj evropiane në 2003 me Axhendën e Selanikut, dhënien e statusit të kandidatit në 2014, kanë ndodhur nën kryesinë greke të BE-së.

Për të mos humbur momentin në procesin e zgjerimit dhe reformat e kërkuara, Greqia po riangazhohet duke ndërmarrë nisma për takime ministrore me pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore (në Bruksel dhjetorin e kaluar, në Selanik në 24 shkurt) për të rrahur mendime dhe diskutuar se si dy fqinjët tanë mund të përparojnë në axhendën e tyre evropiane, si dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se perspektiva e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për vendet e BE-së në rajon.

Padyshim që reformat do të ndikojnë pozitivisht në Shqipëri dhe do të jenë në dobi të popullit të saj. Koha ka ardhur jo vetëm në funksion të vendimeve që shtrihen përpara përsa i përket rrugës evropiane të vendit, por edhe për shkak të fazës së rindërtimit në vijim të tërmetit të nëntorit 2019. Në çdo krizë ekziston një mundësi; një shans për të ndrequr dobësitë që gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në klimën e biznesit; të drejtat pronësore janë një rast i tillë. Do të ishte një mundësi e humbur mosshfrytëzimi i këtij momenti për të ndërtuar themele të forta për të mirën e këtij vendi, popullit të tij dhe rajonit në tërësi.

*Kryeredaktor, Albanian Daily News

February 14, 2020 13:01
Komento

1 Koment

  1. T. Voda February 15, 10:44

    — MIRE SE VJEN ZONJE E NDERUAR
    , DHE PUNE TE MBARE… !!
    — JU thoni se;
    ….’’unë po kuptoj se ka shumë gjëra që nuk i dimë për njëri-tjetrin.”
    == Mendoj , nuk besoj se je kaq shume e pa informuar, apo , ke shume gjera qe nuk I di , Mos gerrmo shum, filloje nga 200 , ose , edhe me afer,…
    nga 100 vjet e ketej e ketej . Qe mardheniet, qendrimet dhe politikat greke te jene te besuushme
    duhe ta filloni se pari nga disa gjera qe jane me se te njohura, .. per te dy shtetet e popujt tane..
    1 – Shqipeeria nuk e ka sulmuar ndo nje here shtetin Grek . E kunderta ka ndodhur.
    — Eshte ne nderin e te miren e shtetit Grek qe , TE KERKOJE FALJE per krimete e barbarite, djegiet e shkaterrimetne ,,per perndjekiet e vrasjet e patrioteve ,dhe popullaten e pafajshme NE TE GJITHE JUGUN E SHQIPERIS , PERFSHI CAMERIN. , Nje gje te tille , duhet ta bejne edhe KLERIKET GREK , te cilet
    KANE NXITUR E FRYMEZUAR SHOVINISTET, .

    2— TE HIQE LIGJI I LUFTES , si nje ligj atavik, absuerd , qesharak e i pa kuptimt . Ai eshte mbajtur ,
    dhe vazhdon tu mbahet mbi koke shqiptareve si mjet shantaazhi e presioni. Krejt I pa nevojshem.

    3 – TE HIQET DORE ZYRTARISHT DHE PERFUNDIMISHT NGA PRENTENDIMET TERITORJALE , NGA NXITJA E FRYMEZIMI INCIDENTEVE , EPROVOKACIONEVE TE TIPIT ‘’Kacifas’’.
    —— mbasi te behen keto , mbasi te pastrohet rruga ,atehere te filloje bisedimet e marveshjet per mee tutje .
    — NETE KUMDERT , CFARDO QE TE BEJE SHTETI GREK ESHTE I PA BESUSHEM..,

    —- Pune te mbare.!! , Tomor Voda – NY

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim