Shqipëria, stërvitje me dyer të mbyllura para Katarit

May 28, 2016 22:24

Shqipëria, stërvitje me dyer të mbyllura para Katarit

Shqipëria zhvilloi pasditen e kësaj të shtune, stërvitjen e saj të vetme të ditës dhe të fundit para sfidës me Katarin, që do të luhet këtë të dielë në stadiumin e Hartbergut në orën 17:30 e do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe falas nga Digitalb. De Biasi sic ndodh rëndom përpara cdo sfide lejoi kamerat vetëm 15 minuta në stërvitje, pjesa e parë e së cilës ishte më shumë një lojë argëtuese mes dy skuadrave se kush dërgonte topin brenda në kosh. Një zgjedhje që duket se argëtoi pa masë futbollistët kuqezi, përpara se trajneri të zhvillonte një ndeshje kontrolli në bazë të së cilës krijoi dhe një përshtypje në lidhje me atë që mund të jetë formacioni për ndeshjen e parë miqësore para fillimit të Europianit.

Trajneri në fakt, nuk ka dashur të zbulojë asgjë lidhur me rreshtimin e ekipit në fushë, por me shumë gjasa nga ajo që është mundur të kuptohet me shumë mundësi, skuadra do të luajë me rreshtimin e zakonshëm 4-4-1-1, ku në portë do të qëndrojë si zakonisht Etrit Berisha, në krahun e djathtë të mbrojtjes Hysaj është i konfirmuar, ashtu si dhe Mavraj në qendër. Cana gjithashtu duhet të jetë titullar, por një problem i vogël fizik, që gjithsesi nuk është asgjë serioze, mund ta bëjë De Biasin të mendojë dhe një aktivizim të mundshëm të Ajetit nga minuta e parë.

Në krahun e majtë ndërkohë duhet të qëndrojë Ansi Agolli, por duke qenë se është titullar fiks, mund të mendohet dhe një aktivizim i Alijit nga minuta e parë, për t’i dhënë mundësinë këtij të fundit që ta nisë ndeshjen në formacion. Në mesfushë janë të konfirmuar, Xhaka dhe Basha, ndërsa në krahun e djathtë Roshi mendohet ta nisë nga minuta e parë, kurse Lenjani duhet të luajë në të majtë, por mendohet dhe alternativa Rashica, të cilit De Biasi kërkon t’i japë një fanellë titullari duke qenë se është ndër më të rinjtë në grumbullim. Në sulm do të luajë Cikalleshi, ndërsa pas shpatullave të tij Shkëlzen Gashi. Me pak fjalë, formacioni që De Biasi pritet të hedhë në fushë ndaj Katarit me shumë mundësi do të jetë ai me të cilin Kombëtarja na ka mësuar zakonisht.

May 28, 2016 22:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*