Shqipëria tre muaj pa opozitë!

May 27, 2017 12:25

Shqipëria tre muaj pa opozitë!

Se ç’ja bëre fora,
o moj Shqipëri,
janë engjëj e djaj,
në një qeveri!

Më në fund të gjitha,
zyrat shtetërore,
i kanë uzurpuar,
partitë kryesore!

Tani mund t’i bëjnë,
vatanit hatanë,
se tani të gjithë,
në një kazan hanë!

Nga gjithë ç’kaluam,
dihet historia,
tre muajt e fundit,
bëhet badërdia!

Tani është e lirë,
kopeja e ujqe,
gjysma ngjyrë blu,
gjysma ngjyrë e kuqe!

Tani që të gjithë,
mund të hanë kulaç,
se s’ka opozitë,
që t’u thotë: “Plaç!”

Republikë e vjetër,
republikë e re,
që tani e tutje,
do kapen me ne!

Se tani ne dot,
s’mbajmë asnjë me hatër,
se jemi pushteti,
me numrin katër!

I var teneqetë,
kohës së shejtanit,
se doli që s’jemi,
mediat e kazanit!

Këtu monument,
u ngrit babëzia,
dhe të gjithë kazanët,
i ha qeveria!

I ha qeveria,
me bythë të gjërë,
malli është belik,
dhe ka për të tërë!

A. Duka

May 27, 2017 12:25
Komento

4 Komente

  1. Populli May 27, 20:33

    E di pse nuk ka opozite o Ben poeti?
    Se ka vite qe mungon dhe pushteti!
    Kur nuk ka pushtet me ligje e drejtesi,
    kur ka varferi e korrupsion te Zi,
    kur mungon Shteti e Normaliteti,
    pse kerkon kot opozite o ti i shkreti?
    Ketu eshte Shtet xhungel o shoku poet,
    Ti kerkon opozite e perralla ma mbret.

    Reply to this comment
  2. kris 1 May 27, 21:12

    Perseri do mbajme me hater se nuk e kuptojme shahistin qe mbretereshen e perdor si kale ,kalin e perdor si mbret dhe lufton te bej mat Toren.Nje shahist me citjane po sundon mendimin ne shqiperi.Media e kazaneve dhe jeniceret analiste i thurrin lavdi.
    Per te mire te vendit jeniceret analiste duhet te permbysin kazanet

    Reply to this comment
  3. Tap Topi May 28, 06:56

    Opozitë është populli

    “Pushteti i katërt”,
    Eshtë loja, o pallë,
    Që buçet dhe servilat,
    Të mbajnë morrat gjallë!

    Kulisha mediatikë,
    Ka tërë bota mbarë,
    Por 10-racakë si “tanët”,
    Ne kurrë s’kemi parë!

    10-racakë të shpifur,
    Si rrozga mejhanesh,
    Ta kenë nder tu thuash,
    Media kazanesh!

    Pa “opozitë” tre muaj,
    Ësht’ thjeshtë hipokrizi,
    Se morrat kuq e blu,
    Jetojnë në dinasti!

    Në dinastinë e krimit,
    Dhe të korrupsionit,
    Opozitë është populli
    O Dukë i Ramazonit!

    Reply to this comment
  4. demo May 28, 19:02

    Te gjithe partite duan te jene ne pushtet,atehere o burra te ndajme pushtetin dhe te leme popullin ne opozite.Zanatin e Ilir Metes e mesuan te gjithe.
    Ky marifet eshte nje risi boterore made in Albania.Keta te huaj qe vijne e na mesojne,ne vend qe te duartrokasin kete lloj demokracie,eshte mire te na tregojne,perse kane 200 vjet qe nuk e kane cpikur perpara nesh.Se mua me duket si ato sistemet financiare piramidale qe shkaterruan Republiken e pare te Sali Berishes.Kjo cudi shqiptare do te cpohet nje dite si tullumbace,por do te marre me vete edhe shtetin si ne 97.Degjoni mua,se do ta kujtoni kete koment,: me ne fitojne te gjithe,vetem maloku Vucidolit kishte.Demokracia Evropiane nuk mbiu ne Vucidol!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*