Në 7 muaj, mbi 3 mln turistë zgjodhën vendin tonë

August 2, 2018 13:12

Në 7 muaj, mbi 3 mln turistë zgjodhën vendin tonë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e ka vlerësuar pozitivisht këtë sezon turistik, duke u shprehur se 3 milionë e 137 mijë vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës janar-korrik 2018.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë në COD, Klosi tha se “muaji gusht pritet të jetë më i frekuentuar pasi pushuesit shtohen më shumë në zonat turistike.

Edhe pse moti nuk ishte favorizues dy muaj më parë, statistikat tregojnë se nga janari në qershor, kemi një rritje të numrit të pushuesve me 12.5 % më shumë se një vit më parë. Të dhëna këto zyrtare nga sistemi TIMS i policisë së shtetit”.

“Në korrik të viti 2017 kanë hyrë në territorin tonë 860 mijë pushues ,ndërsa në korrik të vitit 2018 kanë hyrë 1 milionë shtetas rreth 19% më shumë krahasuar me një vit më parë. Hyrjet në aeroport në periudhën qershor- korrik 2017, 147 mijë shtetas të huaj po në të njëjtën periudhë të 2018-s 192 mijë shtetas të huaj. Pra rritja me një vit më parë është mbi 30%”, u shpreh Klosi.

Ai shtoi se “rritja e hyrjes së shtetasve të huaj në periudhën qershor–korrik 2017 krahasuar me po të njëjtën periudhë të viti 2016 ka qenë vetëm 3%, ndërsa në periudhën qershor-korrik 2018 kemi një rritje me 17 % me një vit më parë”.

o.j/dita

August 2, 2018 13:12
Komento

4 Komente

  1. Arben August 2, 13:21

    Nga fitorja ne fitorje.

    Reply to this comment
  2. xxx August 2, 13:42

    Aman sa me pak aq me mire
    Poshte turizmi masiv!!

    Reply to this comment
  3. Lomi August 3, 12:29

    “Raportime” si ne kohe te Saliut. Prandaj nuk behet Shqiperia. Gjate vitit ka hyre e ka dale nga Italia 3 here nje familje shqiptari prej 4 vetesh qe jeton atje dhe ja ku bene 12 “turiste” te huaj!
    Lomi

    Reply to this comment
  4. Mark U.K August 3, 14:26

    Rrena me bisht nga kjo qeveri shkerdhat.Pse mos te vijn ,biletat me te lirat edhe ne bote.Pastertia me e larta,ala nuk ka banjo publike ne plazhe.Sherbimi si ne Somoli,pse te mos vijn.Vijne me pa vendin qe zene vendin e pare ne Europ per droge.Edhe ata qe i kthen Europa qe ju eshte refuzue azili kta kriminel i quajn turist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*