Shqipëria vazhdon me shifra të larta! Humbin jetën 2 persona dhe konfirmohen 152 raste të reja me COVID-19, MSH apel për mësuesit dhe nxënësit

September 15, 2020 16:22

Shqipëria vazhdon me shifra të larta! Humbin jetën 2 persona dhe konfirmohen 152 raste të reja me COVID-19, MSH apel për mësuesit dhe nxënësit

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, janë identifikuar 152 raste të reja ndërsa janë shëruar 53 persona.

Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste. Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministria përsërit apelin edhe për mësuesit dhe nxënësit, të cilët do të jenë prioritet për testimin dhe që të respektojnë protokollet e sigurisë.

Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar. Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.  Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

 

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)

Testime totale                   75576

Raste pozitive                    11672

Raste të shëruara             6668

Raste Aktive                       4664

Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2366

Durrës                     520

Shkodër                 362

Lezhë                      267

Elbasan                 248

Korçë                    209

Fier                       192

Vlorë                     170

Kukës                    140

Berat                     92

Dibër                     51

Gjirokastër            47

j.l./ dita

September 15, 2020 16:22
Komento

2 Komente

  1. ervin qerimi September 15, 16:33

    Ju plasi virusi ne dore ( ne spitale ) dhe e kerkoni pergjegjesine tek te tjeret . Boll luftuat me armikun e padukshem . Tani luftoni pak me mediokritetin dhe butaforine qe drejton shendetesine .

    Reply to this comment
  2. Arben September 15, 16:45

    He me ju lumsha, kështu do të na integrimi në urop

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim