Shqipëria vijon paguan kredinë, Serbia bllokon bisedimet

January 6, 2018 10:08

Shqipëria vijon paguan kredinë, Serbia bllokon bisedimet

Vënia në përdorim e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka ngecur prej vitesh megjithë këmbënguljen e Gjermanisë pranë qeverive të Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit.

Serbia e “refuzon” qeverinë Gjermane për t’i dhënë një zgjidhje çështjes.

Një raport i Sekretariatit të Energjisë, thotë se Serbia ka injoruar kërkesën për të emëruar një përfaqësues për negociatat, çka ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.

Në këto kushte dy shtetet ende nuk kanë lëvizur për zbatimin e marrëveshjes që kanë bërë për të liçensuar në veri të Kosovës një kompani serbe për shpërndajen e energjisë.

E gjitha kjo situtatë po mban peng investimin prej 75.5 milion euro që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë për linjën.

Që në vitin 2013-të vendi ynë ka nisur që të paguajë rregullisht këstet e kredisë që ka marrë për këtë projekt, ndërsa në 2016-ën filloi të shlyejë principalin.

Çdo vit, si Kosova dhe Shqipëria, humbin 1 milion euro vetëm nga pagesat që duhet të jepnin kompanitë të cilat do të përdorin këtë linjë, ndërsa po ashtu është cënuar edhe siguria energjitke e dy vendeve.

b.m. / dita

January 6, 2018 10:08
Komento

5 Komente

  1. loni January 6, 15:08

    Nuk e kuptj pse duhet te meret miratimi nga Serbia per venien ne funksin te ketij rjeti?

    Reply to this comment
  2. mirel January 6, 16:24

    Nuk keni lene me asgje pa ja shitur Serbise.

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri January 6, 18:26

    Nje nga pikat e pavaresimit te plote te Kosoves.Nuk eshte aq e thjeshte.Edhe Saliu si serbet e bllokoi ndertimin e kesaj linje, tani serbet nuk duan te negociojne.Eshte pike vendimtare ne pavaresimin e Kosoves.1 million dollare nuk jane pak por treguesi i qendrimit serb eshte fakt qe kalkulohet nga drejtuesit amerikane e europiane.Serbet nese duan paqen e rajonit duhet te pranojne realitetet, dalin genjeshtare dite me diell.

    Reply to this comment
  4. katarakti January 6, 18:48

    A mund ta spjegoni pak me mire se ku eshte problemi?! Se artikulli eshte tym dhe mjegull. Pyesni ndonje specialist nese nuk e dini vete.

    Reply to this comment
  5. salah January 7, 07:34

    Mafia Germane, Susanne Schütz, Börn Thies – KfW

    Auftraggeber BMZ
    Projektpartner OPERATORI I SISTEMIT TE TRANSMETIMIT SH.A. – OST

    https://www.kfw-entwicklungsbank.de/ipfz/Projektdatenbank/400-kV-Uebertragungsleitung-Albanien-Mazedonien-28120.htm

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*