Shqipëria voton nesër, Policia “blindon” objektet zgjedhore, ja masat e marra

June 24, 2017 20:47

Shqipëria voton nesër, Policia “blindon” objektet zgjedhore, ja masat e marra

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ka ‘blinduar ‘ edhe të gjitha qendra e votimit në të gjithë vendin.

Burime zyrtare pohojnë se sot në orën 18:00, 5851 punonjës policie janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, duke i marrë në ruajtje.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin:
– 5 362 Qendra Votimi
– 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Policia e Shtetit ka angazhuar 5851 punonjës policie.
Ndërkohë nga KZAZ-të nuk ka përfunduar ende shpërndarja e plotë e materialeve zgjedhore për në VNV.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 07:00 të datës 25.06.2017 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.
Paraditen e datës 24.06.2017 është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të policisë, në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor.
Në Komisariatin Nr 1 Tiranë ka marrë pjesë në instruktazh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku ju ka kërkuar gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të tregojnë profesionalizëm, paanshmëri e korrektësi në detyrë.

Pranë strukturave qendrore e vendore të policisë funksionojnë grupet e drejtim – koordinimit, të cilat janë ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunikim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.
Në vijim, veprimtaria e Policisë së Shtetit, do të fokusohet në përmbushjen e detyrave për:
Ruajtjen e Qendrave të Votimit, proces i cili do të vijojë deri në momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit.
Në menaxhimin e situatave apo të dhënies ndihmë për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Qendrat e Votimit, në rastet e kërkesës së ligjshme të Komisioneve të Qendrave të Votimit.
Shoqërimin e materialeve të votimit nga Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.
Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.
Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet / incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ-ve.
Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.
Si dhe garantimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit.

Në të gjithë vendin aktualisht situata përsa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë.
Policia e Shtetit, krahas angazhimit maksimal për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në aktet normative në kuadër të procesit zgjedhor, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

 

June 24, 2017 20:47
Komento

3 Komente

  1. TLN June 24, 21:04

    O Rame i ke falur hajduterve edhe policine edhe KQZ. PD dhe LSI do na vjedhin perseri votat.

    Reply to this comment
  2. AGIM E ALBAN DEGA June 25, 07:07

    On Friday, June 23, 2017, Alban Dega <[email protected]

    Leter e hapur gjithe shqiptareve

    VOTONI PER SHQIPERINE QE DUAM

    – Edi Rama nuk eshte si te tjeret….
    Eshte kryekalores i politikes shqiptare

    Nga Agim e Alban Dega , Nju Jork

    Jemi 10 vota Dega ketu ne Nju Jork… te dhjetat jane per Shqiperine qe duam!
    Asnje nuk do te hidhen pasneser ne kuti edhe per faj te Edi Rames . Ka nje te gjashten e tij.
    Pese te gjashtat i kane parardhesit e tij… E pane diasporen si nje lope qe vetem milet.
    Harruan se qe te milet lopa duhet ushqyer, ruajtur, mbareshtuar…
    Edhe ne kete pike Edi Rama nuk eshte si Berisha, Nano, Meta, Berisha 2, 3.
    Edi Rama nuk eshte si te tjeret. Te pakten e mbajti nje Kuvend mbarekombetar me e per diasporen.
    Besojme ne fjalen e premtimin e tij se ne zgjedhjet ardhshme do te krijojen mundesite qe votat tona, votat e diaspores te mos shkojne per lesh…
    As tani ne e familja jone nuk i lane te shkojne nul !
    Familja jone ka edhe 59 vota ne Tirane, Shkoder, Tropoje e gati ne tere Shqiperine…
    Do te votojne edhe per ne sic e premtuan pa ua kerkuar e pa i paguar!
    … E di qe e keni zemren ketu me 25 qershor… Rrini te qete se do votojme edhe per ju… Do te votojme per Shqiperine qe duam… Per Edi Ramen… Eshte ndryshe nga te tjeret… Eshte me i miri !, na tha sot ne Skype njera nga motrat, duke na dhene edhe titullin e shkrimit…
    Te njejten premtim perseriten edhe 6 pjestare te familjes se saj !
    Jo vetem ata, por edhe 53 familiare e te afferm te tjere…
    Faleminderit vellezer e motra biologjike!
    Faleminderit te gjithe shqiptareve qe do votojme pasneser per Shqiperine qe duam !
    Pse!?
    Shqiperia qe duam nuk u shpik nga Edi Rama as nga PS-ja.
    Shqiperine qe duam e nxoren nga zemra e shpirti rinia studentore e mbare shqiptaret qysh ne Dhjetorin historike te nentedhjetes…

    Shqiperia qe duam !

    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Shqiperia qe duam eshte aspirata e 95 per qind te shqiptareve qe e duan SHBA-ne dhe BE-ne, shtetin ligjor e Reformat demokratike e shtetformuese ne Energji, Aresim, Shendetesi, Polici e Rend, e Territorit, me ne krye Reformen ne Drejtesi e Vetingun, qe do ti hapin shume shpejt rruges e Evropes e te Amerikes popullit me properendimore e me proamerikan , bile edhe me proamerikan se vet amerikanet ne Evrope dhe ne Bote !
    Kush beri me shume, kush luftoi me shume, kush rrezikoi me shume se Edi Rama per keto aspirata.
    Kush i dha me shume pushtet LSI-se e Ilir Metes, Lulezim Bashes e PD-se, PDIU-se e Shpetim Idrizit se Edi Rama dhe Shqiperise qe duam !
    Po pergjigjemi me pergjigjen e liderit te PD-se dhe kolegeve te tij " ne nuk do ta kishin bere kurre nje gje te tille"
    Faleminderit per sinqeriterin !
    Cilat ishin premtimet madhore qe beri Edi Rama pas fitores plebishitare si ndaj shqiptareve dhe nderkombetareve!?
    Asnjehere ai nuk premtoi as luge floriri as bollek, as mrekulli e as ceka te bardhe per askend !

    Premtimi madhor i Edi Rames ! U kry bac !

    – Une do bej Shtet ishte krypremtimi i tij… E mbajti si askush tjeter deri sot. Sakrifikoi gjithcka deri edhe pushtet, rrezikoi deri edhe karriken e tij per Reformat shtetformuese e Shpetimtare per Shqiperine e per shqiptaret pa dallim sidomos per Drejtesine dhe Vetingun!
    A nuk u votuan ato me 100 apo gati 100 per qind te votave!
    Kush pervec disa hijenave politike e mediatike ne sherbim te tyre mund ta quajne Edi Ramen te deshtuar !?
    Ndaj vellezer e motra shqiptare peshoni mire voten tuaj para se ta hidhni!
    Votoni per Shqiperine qe duam te gjithe !
    Votoni per Edi Ramen!
    Edi Rama nuk eshte njesoj si te tjeret.
    Edi Rama eshte ndryshe!
    Le te flasin fakte te gjalla qe i kemi pare e i kemi perjetuar te gjithe.
    Cuditerisht asnje prej tyre nuk i kemi degjuar nga goja e Edi Rames dhe e stafit te tij politike ekektoral
    Ia kemi borxh tia kujtojme se edhe ketu ne kryeqytetin e Botes jemi ngazellyer , e kemi ndjere veten krenare kur shoke e shoqe, kolege e rsstesore na thonin ju shqiptaret kini nje kryeminister te pashem dhe shume te mendjemorehte…
    – I shkriu ne gaz edhe Obamen dhe Biden dje ne Shtepine e Bardhe… Rralle krere shtetesh priten ne Zyren Ovale…. Rama Is a great and brave man! Nuk nguroi as te kritikoje Trumpin… Miku i mire ti thote kater te vertetat ne sy! USA people don't like and don't need asskisers . Populli amerikan nuk i do dhe nuk ka nevoje per bythelepires !
    Sot kryeredaktori i gazetes “Express” te Kosoves Berat Buzhala iu drejtua sot shqiptareve me nje thirrje aspak suprize per seren e tij : Mos votoni per Ramen ! Mos votoni per Edi Ramen se ai na shan e ofendon ne gazetareve…. Konkluzioni i Buzhales: do te perfundoje si Mourinho …

    Vetvrasja donkishoteske e nje hiene

    Jo sot por prej tre vitesh Berat Buzhala ka vene ne gryken e topit cdo veprim, cdo fjali, cdo veprimtari te kryeministrit te Shqiperise. Tonet e tij jane ngritur deri ne skajshmeri mbas vizites teper te suksesshme te Edvin Rames ne Beograd.
    Deklarata thelbesore e Edvin Rames ne Beograd ishte pyetja dermuese qe i drejtoi kryeministrit serb Aleskander Vucic: “Mos valle do ta transportoni Trepcen nga Kosova ne Beograd….” Pra goditi shpirtin e politikes kolonialiste e terroriste serbe ndaj Kosoves e shprehur ne parullen “ Trepcja prodhon- Beogradi nderton “ Pse !? Teme ne vete.
    Pas Kurierit serb, Sputnikut rus…. gazeta qe sulmoi me ashper kete deklarate burerrore sa edhe realiste te kryeministrit shqiptar, Expressi e sulmoi ate me ashper derisa botuesi i saj Buzhala doli edhe me slloganin ala serb te “kombit kosovar” pa e ditur se cfare do te thote fjala dhe nocioni komb !
    Tani me pak se 24 ore para zgjedhjeve dhe vetem dy dite mbas Sputnikut rus eshte perseri Berat Buzhala qe del me thirrjen ala Putin, ala Vucic, ala Athine per te mos votuar per Edvin Ramen !
    Edi Rama do te perfundoje si Murinho, thote i gjori Buzhala duke ia kaluar edhe Don Kishotit me marrezine e tij. Zot falja mekatet! Nuk e di cfare ben e cfare shkruan! As te genjej nuk di i shkreti.
    Shtrohet pyetja e thjeshte: Si ka perfunduar Zhose Mourinho !?
    Trajneri qe me ekipin qe drejton fitoi titullin e Kupes UEFA, trofei i dyte me i rendesishem i Evropes mbas Kupes se Kampioneve.
    Siguroi pjesemarrjen direkte ne Kupen e Kampioneve te Evropes!
    Ka fituar Kupern e Kampioneve te Evropes,
    Zhoze Murinho eshte trajneri me i paguar e vleresuar ne mbare Boten.
    A nuk u zgjodh Murinjo " Trajneri me i mire ne Bote" !?
    E mjerani Berat Buzhala i qan hallin kaloresit te futbollit evropian e boteror Zhoze Murinjo dhe kaloresit te politikes shqiptare Edi Rama!?

    Kaloresi i politikes Shqiptare…

    A nuk ishte Edi Rama qe mori te vetmin rekord boteror te nje politikani shqiptar “ Kryebashkiaku me i mire ne Bote” per kthimin e Tiranes nga nje nevojtore bidonvilesh ne zemren e saj ne nje metropol evorpian, sic shkruanin “ Le Monde” e Parisit,?" The Times” e Londres , “ El Pais “ e Spanjes, dhe mbreti i shtypit te lire boteror ’The New York Times” .!?
    A nuk ishte Shtepia e Bardhe , Presidenti, Zevendepresidenti e gjithe maja e administrates se Obames qe i beri Edi Rames nje pritje qe nuk i eshte bere asnje politikani e lideri shqiptar deri sot !?
    A nuk ishte Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel qe e priti me te gjitha nderimet e vleresimet maksimale kryeministrin e Shqiperise Edi Rama ne Berlin dhe e vuri ne krahun e saj te djathte ne te gjitha taklimet me lideret e Ballkanit e me gjere !?
    A nuk ishte Presidentja e Zvicres qe e priti me te gjitha nderet e vleresimet per here te pare ne histori nje kryeminister shqiptar, Edi Ramen !?
    A nuk u takua dhe bisedoi si i barabarti me te barabartin e pa paguar asnje qindarke e jo 300 000 euro si Lul Basha, me Presidentin amerikan Donald Trump, me kryetarin e BE-se, me Kancelaren gjermane Merkel, me Presidentin e posazgjedhur te Frances Macron dhe veteranin turk Erdogan, Sekretarin e Pergjithshem te NATO- s, me Kryeministrin e Greqine Cipras, te Kanadase Trudeau, me te gjithe kryetaret e shtetet e dhe qeverive te Evropes ne Bruksel!?
    A nuk ishte djepi i demokracise boterore, qendra e kultures evropiane e boterore, Franca dhe Presidenti i saj qe i dha Edi Rames titullin me te larte “ Kalores i Legjionit te Nderit”.
    A lexuat dhe pare me syte tuaj deklaraten e Bernard Kushner, ish Guvernatori i Kosoves dhe ish- Shefi i diplomacise franceze qe e vleresoi Edi Ramen e Shqiperine si faktor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan dhe si kombinim politik midis Macronit dhe Tony Blayer !?
    Na gjeni emrin e nje udheheqesi a politikani shqiptar qe ka arritur keto lartesi!?
    Na gjeni edhe nje kalores tjeter te politikes shqiptare ne histori qe te kete marre keto nderime e vleresime nderkombetare!?
    Zero ! Pse ?! Per syte e bukur te Edi Rames !?
    Evropa dhe Bota vleresojne punen e jo gunen e cilitdo e ne baze te tyre te vene kapelen !
    Pse ?Sepse Edi Rama eshte Zhoze Murinho i politikes shqiptare!

    Vota per numrin 2 eshte Vota per Shqiperine
    qe duam !

    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret per Zhoze Murinhon!
    Po golat nuk i bejne gazetaret ! Golat i bejne futbollistet nen drejtimin e trajnerit! Po te mos ishte sporti dhe futbolli gazetaret sportive do te hanin vetveteen!
    Pak a shume i njejte eshte edhe raporti midis politikes dhe gazetareve e analisteve politike !
    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret e Kazanit si Aleksander Frangaj e Blendi Koran Toptani, Berat Stanishic Buzhala, Andi Bushati, Artan Hafije Hoxha, presidenti me gisht ne bythe nga Berisha, Shkulshkulaku e korporata e marionetave dhe frymezuesit e tyre politike per Edi Ramen.
    Po gazetaret nuk e bejne politiken! Aq me pak gazetare qe e shohin e njohin ate si politike kazani.
    Gazetare e analiste qe me shume se gazetarin, te cilet vetem ia ndotin emrin, bejne instruktorin e se keqes, e dhunes, e antishtetetit!
    Aq me pak gazetare qe ngrene zerin e perplasin grushtet qe kerkojne me hir apo pahir cka ata mendojne duke e paraqitur veten si gjithckadites e gjithcka beres si kjo lukuni hijenash qe perdorin gazetat e ekranet si mjete shantazhi e gjobvenie per politiken e politikanet, si zhvates te pasurive e taksave te shqiptareve!
    Ndaj eshte koha edhe per nje Reforme te thelle e Veting mediatik e politik per ti spastruar te dyja nga krimet e siperpermendura ! Pa vonese e pa meshire !
    Eshte zakoni me i keq i humbamenove, i hupanave, sic u themi ne ne Malesine Gjakoves, qe te shpfin e trillojne per njerezit e suksesshem..
    Edi Rama eshte ndryshe nga te tjeret!
    Edi Rames i flet me shume puna se sa guna!
    Edi Rama eshte me i miri nder politikanet shqiptare deri tani!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare votoni per Shqiperine qe duam.
    Votoni per kaloresin e politikes shqiptare Edi Rama !
    Cdo vote per Edi Ramen e PS-ne pasneser eshte vote per Shqiperine qe duam e sic e duam !
    Vota per Numrin 2 ne fletevotimet e 25 qershorit eshte vote per Shqiperine qe duam, per politikanin Numer 1 shtetberes te Shqiperise !
    Mos nguroni ! Votoni per Edi Ramen e PS-ne !

    Reply to this comment
    • Tap Topi June 25, 09:08

      I nderuar zoti… hmm… si e kishit emrin se harrova? Ah po.. zoti Dega,

      1.) Ne Shqiperi ka me shume se 24 ore qe sundon HESHTJE ZGJEDHORE ku ndalohet rreptesisht PROPAGANDA E PASHFRENUAR pro partiake, keshtu qe thirrja juaj per te votuar “kryekaloresin” (hypur tashme mbi kalin blu), bie ndesh me rregullat parazgjedhore ne fuqi.

      2.) Ju zoteri i drejtoheni shqiptareve me “LETER TE HAPUR” a thua se jeni kushedi ndonje person mjaft i rendesishem i politikes, apo ndonje personalitet i njohur shteteror. Ne ketej nga anet tona te pakten nuk ju njohim per te tille.

      3.) Se ke do votojne shqiptaret, ajo eshte vendosja e tyre, dhe sipas mendimit tim, ju nuk keni as te drejten morale dhe as ate politike qe t’u drejtoheni atyre me atributet qe gezojne njerez me vyrtyte dhe besueshmeri te larte tek masat.

      4.) Ne kete fushate te jane angazhar mjaft persona, disa prej te cileve “incognito” ( ca me maska te kuqe, ca me maska blu ) ne rolin e zhurmeberesit mediatik, dhe ne rastin tuaj konkret, thirrjet perkojne me teper me kete kategori njerezish.

      5.) Per faktin se deri tashme jane njoftuar disa raste per shit-blerje votash dhe incidentesh te cilat duhet te ishin parandaluar me pare, reklama qe i beni ju sidomos nje individi sipas teorise “NJESHI first, pastaj vjen partia”, eshte sa dubioze, po aq dhe absurde, po te mendoni se nuk jetojme me ne diktature, por ne demokraci, sado e re dhe e brishte qofte ajo.

      6.) Une nderhyrjen tuaj pikerisht ne prag te zgjedhjeve e shoh si nxitje per te votuar te kunderten e asaj qe ju reklamoni. Aresyeja eshte e thjeshte. Permes servilizmit te tepruar te personave te nxitur, te paguar, apo te letuar, ne vend qe t’i behet nder tjetrit, me teper i behet dem. Qofte dhe ne mase minimale! Kete qe po te them do e vertetojne rezultatet paraprake neser mbrema. Ne ketu kemi qene dhe ketu do mbesim. Ju na vizitoni nje dite ne vit, dhe na beni reklame kalorsish, POR duhet ta mesoni dhe ta mbani vath ne vesh se

      # Shqiperia ka me dhjetra kalores me te beses dhe burrerore se sa kalorsi yt.
      # Shqiperia ka me dhjetra kuaj me te pergjegjshem dhe me te degjueshem se sa mezi yt.

      Ata kane qene gjithmone brenda nesh. E keqja eshte se ata nuk shihen dot me dylbite e miopit.

      Tung !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*